Si përshkrim,tubimi i embrioneve apo teknika e tubimit në trajtimin e infertilitetit: është para transferit të embrionit, mbledhja e vezëve dy apo më shumë herë me metodën e mbledhjes së vezëve(OPU’së) dhe ngrirjes së embrioneve të arritura. Me këtë metodë,embrionet e tubuara në një vend, shkrihen dhe transferohen në mitrën natyrale apo të përgaditur me ilaqe. Që metoda të jetë e suksesshme,qendra për trajtimin e infertilitetit duhet të ketë një teknikë mjaft të suksesshme të vitrifikimit( ngrirja e embrionit). Teknika e tubimit të embrioneve aplikohet sidomos te personat që kanë rezervë të ulët të vezëve apo kanë mossuksese në trajtim. Qëllimet dhe dobitë e teknikës janë këto ; 1-Të shtojë përqindjen e suksesit Aplikimi i kësaj metode në fillim të transferit për të shtuar mundësitë e shtatëzanisë,sjellë dy avantazhe.

Fillimisht,rritja e sasisë së embrioneve për transfer,sidomos te grate me reserve të ulët të vezëve, rrit suksesin. Po ashtu,embrionet të tubuara para transferit, pasi që shkrihen,është e mundur të përcillen deri në shkallët më të larta të zhvillimit. Sidomos kur bëjmë përcjelljen e embrioneve deri në ditën e pestë që quhet faza e blastokistit, është e mundur të zgjedhim embrionet që kanë potencialin më të lartë të kapjes dhe kanë mundësinë më të madhe që të jenë gjenetikisht normal. 2-Ulja e kostove Në trajtimin e parë të infertilitetit,në rastet e ngrirjes së embrioneve të arritura para transferit, në procedurën e dytë apo të tjerat të tërheqjes , kostoja e trajtimit ulet rreth 50%. Në këtë mënyrë, me kosto të ulët,duke sjellur çifte në trajtimin e infertilitetit, rrit mundësinë e arritjes së rezultateve. Një tjetër dobi e metodës është rritja e sasisë së embrioneve që mund të ju bëhet biopsia përmes Diagnostifikimit Gjenetik të Preimplantimit (PGD) dhe në këtë mënyrë mund të ulet edhe kostaja e analizës së PGD’së. 3-Ulja e ankthit Ciftet,që pas transferit të embrionit,rezultojnë një apo disa herë rezultate negative,përjetojnë ankth dhe kjo gjendje ndikon negativisht rezultatet e trajtimit. Shkalla e cila krijon më së shumti pakënaqësi në trajtim, është marrja e rezultateve negative.

Shumë çifte,për shkak të ankthit dhe depresionit lënë trajtimin në gjysmë. Edhe pse,mundësimi I vazhdimit të terapisë të këtyre pacientëve,do të mundësojë arritjen në shtatëzani. Përmes metodës së tubimit të embrioneve më shumë terapi dhe më pak kosto,si dhe për secilin transfer të embrionit,mundësi më e lartë e arritjes së shtatëzanisë. Reseptiviteti endometrial pra aftësia e mitrës për të kapur embrionin në kohën e duhur dhe ulja e dozës së ilaqeve që përdoren për zhvillim të vezëve janë fushat tjera që metoda e tubimit të embrioneve është e dobishme për t’u aplikuar.

Tek një pjesë e çifteve që aplikojmë këtë metodë, dallojmë faz folikulare të shkurta për shkak të rezervit të ulët të vezëve. Pra,vezët zhvillohen shumë herët,shfaqet nevoja e tërheqjes së tyre dhe pasiqë mitra nuk është zhvilluar aq sa duhet ,gjatë transferit aftësia e kapjes së mitrës(reseptiviteti endometrial) mund të mos jetë e përshtatshme. Kurse në një grup tjetër, vezët mund të mos jenë të mjaftueshme,reagojnë vonë në trajtim,mund të ndikojnë përsëri negativisht në kapjen e mitrës. Te personat që kanë reserve të ulët të vezëve,përdorin ilaqe me doze të lartë dhe prap arrisin në sasi të ulët të vezëve. Përdorimi I ilaqeve me doze të lartë ndikon negativisht në kualitetin e vezës. Edhe pse,është e mundur që me përdorimin e sa më pak ilaqeve (cikël seminaturel) apo pa përdorur ilaqe ( cikël I natyrshëm), tërhiqen disa herë qeliza dhe bëhet metoda e tubimit,ku me këtë është e mundur transferi i embrioneve që kanë arritur në fazën blastokist. Ashtu siç e shihni, përmes metodës së tubimit të embrioneve,mund të arrihen rezultate të dobishme.