İnseminimi (IUI)

Çfarë është IUI?

Inseminimi intrauterin (IUI) është një metodë riprodhuese e asistuar e cila kryhet kur shtatzënia nuk arrihet përkundër një viti të marrëdhënies seksuale të rregullt të pambrojtur. Për të kryer IUI, e cila është një metodë e thjeshtë dhe e shpejtë, mashkulli nuk duhet të ketë prodhimin e spermës dhe femra nuk duhet të ketë prodhim vezësh.

Si kryhet IUI?

Në mënyrë që të kryhet IUI, çifti duhet të diagnostikohet mbi problemin riprodhues. Nëna ekzaminohet nga një gjinekolog; babai nga një urolog. Nëse IUI konsiderohet i përshtatshëm, nëna e ardhshme ekzaminohet nga mjeku në ditën e tretë të menstruacioneve të saj. Në këtë ekzaminim, vlerësohet gjendja e vezoreve dhe, nëse është e nevojshme, përdoret mjekimi për të stimuluar vezoret. Pilulat e hormoneve ose injeksionet përdoren për 5 deri në 7 ditë. Pastaj, numri dhe madhësia e vezëve vlerësohen përsëri përmes një ekzaminimi vaginal. Nëse situata është e përshtatshme për fekondim, jepet një injeksion nën lëkurë dhe fillon procesi IUI. Mostra e spermës së mbledhur nga babai shqyrtohet në laborator. Spermatozoidët e cilësisë më të lartë që kanë më shumë gjasa të rezultojnë në shtatzëni përzgjidhen dhe transferohen në mitër me ndihmën e një kateteri.

Kush mund t’i nënshtrohet IUI?

Për të kryer IUI, mostra e spermës e marrë nga babai duhet të jetë me cilësi të mirë. Përveç kësaj, nëna nuk duhet të ketë ndonjë problem në lidhje me zhvillimin e vezëve. Nëse femra ka probleme të ovulacionit, të tilla si sindroma ovariane policistike; ose nëse babai ka një rënie të lehtë në numërimin e spermës dhe lëvizshmërinë, atëhere mund të kryhet IUI. Megjithatë, IUI përdoret gjithashtu në rastet e infertilitetit të pashpjegueshëm ose vaginismus.

Çfarë duhet patur parasysh para IUI?

Para se të kryhet procedura e IUI, ka disa pika që si mashkulli ashtu edhe femra duhet patjetër t’i zbatojnë.

Çfarë duhet të ketë kujdes mashkulli:

Në mënyrë që sperma të jetë cilësore brenda 48 orëve nuk duhet pirë duhan, alkool, lëndë narkotike apo ilaçe. Është vënë re se lëndë të tilla ndikojnë në mënyrë negative në lëvizshmërinë dhe strukturën e spermës.

Çfarë duhet të ketë kujdes femra:

Femra e cila do ti nënshtrohet procesit të IUI nuk duhet të ketë infeksione vaginale dhe nuk duhet të përdorë asnjë medikament vaginal, krem apo locion.

A duhet bërë regjim shtrati pas IUI?

Procedura e IUI është një metodë pa dhimbje që zgjat vetëm disa minuta. Pacientes që shtrihet në pozicion të njëjtë me kontrollin gjinekologjik, i kryhet proçedura pa patur nevojë për anestezi totale.

Pacientja pasi pushon rreth 15-20 minuta, mund t’i kthehet rutinës së përditshme. Pas proçedurës janë shumë të rralla rastet e ankesave por sidoqoftë nëse vëreni ndonjë situatë negative konsultohuni menjëherë me mjekun.

Çfarë duhet patur parasysh në përzgjedhjen e qendrës ku do të kryhet IUI?

Mund t’i rendisim në këtë mënyrë pikat që duhet të keni parasysh kur bëni zgjedhjen e qendrës ku do të kryeni IUI:

  • Përqindjet e suksesit të klinikës
  • Infrastrukturën teknologjike
  • Ekip profesionalistësh , ekspertë të fushës

Si Qendra e IVF Bahçeci, ne kemi 23 vjet përvojë dhe eksperiencë dhe kemi dëshmuar lindjen e mbi 60.000 foshnjave të shëndetshëm. Për më shumë informacion mbi procesin e IUI dhe kuotën, ju lutemi plotësoni formularin e kontaktit ose na telefononi në +383 386 06 220.

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci. 🥰🥰 …

Lexo Vazhdimin

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: