Terapia e infertilitetit është një proces terapeutik që kërkon të merresh me shumë çështje në të njëjtën kohë dhe gjithashtu kërkon punë shumë të mirë ekipore nga ekspertiza të ndryshme. Themeluesi i këtij ekipi është pikërisht këshilluesi për jetë të shëndetshme. Studimet shkencore kanë treguar se stresi mund të çojë në inferitlitet; pamundësia për tu bërë nënë dhe përjetimet gjatë kësaj kohe çojnë në stres dhe depresion.

Gratë përpiqen që të ballafaqohen me ndjenjat e tyre dhe fillojnë të pyesin “Përse po i përjetoj këto unë?”, “Përse unë?”, “Përse nuk mund të mbetem shtatzënë normalisht si çdo kush tjetër?”, “Çfarë kam bërë për t’i merituar këto?”, “Nuk dua t’i përjetoj edhe një herë të njëjtat gjëra!”, “Nuk kam më fuqi!”. Në të njëjtën kohë ato përpiqen të ballafaqohen edhe me probleme të tjera si problemet me gjumin, mërzinë, hidhërimin, pesimizmin, lodhjen, rritjen e oreksit, marrjen e peshës, zemërimin, ndenjën e fajit, uljen e vetëbesimit, ndjenjën e dështimit, perceptimin e vetes si të pamjaftueshëm, mospëlqimin e vetes dhe problemet e dëshirës seksuale. Mendja, trupi dhe shpirti janë nën stres gjatë procesit të fekondimit në epruvetë prandaj është e vështirë që këto të kthehen në rendin e tyre normal dhe të balancuar.

Gjithashtu, në rastet kur çifti përjeton dështime të përsëritura të shtatzënisë dhe në rastet kur shkaqet e infertilitetit janë të panjohura, një pjesë e shkaqeve të rëndësishme të mos ngjitjes së embrioneve lidhen me çrregullimet në sistemin imunitar, mirëpo tanimë e dimë dhe shohim që metodat “mjekësore plotësuese integrative” si “akupunktura” janë mjaftë të kënaqshme për balancimin e sistemit imunitar. Gjithashtu, jo vetëm shqetësimet dhe druajtjet e nënës por edhe çrregullimet hormonale që lidhen me stresin (zhvillimi i cistave, efektet anësore të ndërhyrjeve kirurgjikale, inflamacionet kronike dhe infeksionet në indet përreth mitrës, etj) pa u përmirësuar plotësisht, shërimi nuk është i mundur. Kështu, “këshillimi për jetë të shëndetshme” i vlerëson “nënat si një tërësi” dhe përmes trajtimit në fushat e dëmtuara “psiko-fizike” ndihmon në përjetimin e një procesi më të shëndetshëm, të qetë dhe komod të fekondimit në epruvetë.