Pavarësisht përparimeve të fundit në mjekësinë riprodhuese, është biologjia ajo që përcakton kohën e femrave për t’u bërë nënë. Për shumë femra, koha është faktori kryesor. Qoftë për ta vazhduar shkollimin, qoftë për të bërë karrierë apo fëmijë apo të gjitha së bashku, femrat duhet ta organizojnë shumë mirë kohën e tyre të ardhme. Përndryshe, mund vetëm të mbesim me një plan për të ardhmen. Përfundimi i studimeve Master deri në moshën 28 vjeçare, martesa deri në moshën 30 vjeçare, dhe arritja e një pozitë udhëheqëse deri në moshën 35 vjeçare janë synime që femrat shpesh ia vënë vetes.

Për studimet Master nuk ka kufizim kohor mirëpo fatkeqësisht ka kufizim për t’u bërë nënë!

Femrat zakonisht përfshijnë në planet e tyre kohore edhe që të kenë fëmijë mirëpo këto plane zakonisht shtyhen derisa ato të gjejnë një partner të përshtatshëm dhe t’i përmirësojnë kushtet ekonomike. Megjithatë, ndërsa nuk ka kufizim kohor për studimet Master, fatkeqësisht ka kufizim kohor për të pasur fëmijë!

Meqë pjelloria përcaktohet nga biologjia, femrat duhet ta arsimojnë veten rreth shëndetit të tyre riprodhues me qëllim që t’i bëjnë planet në përputhje me orët e tyre biologjike.

Faktori më i rëndësishëm që ka efekt negativ mbi fertilitetin është mosha e përparuar. Nëse merret parasysh së në ditët e sotme qiftet çdo ditë e më shumë janë duke i shtyrë planet për të pasur fëmijë, gjithmonë e më shumë ka nevojë për njohuri rreth infertilitetit, shkaqet e saj dhe trajtimet ekzistuese. Infertitliteti shfaqet në 10-15% të popullatës së moshës riprodhuese. Me kalimin e viteve femrës i zvogëlohet numri dhe cilësia e vezëve të saja dhe kjo gjendje ndikon në suksesin e pllenimit, cilësinë e embrionit dhe në gjasat e shtatzënisë. Ndonëse ndryshon varësisht prej personit, fertiliteti fillon të ketë rënie në moshën 30 vjeçare dhe zvogëlim më i madh shfaqet pas moshës 35 vjeqare.

Nga ana tjetër, shume femra të shëndosha dëshpërohen thellë kur mësojnë se vezët e tyre nuk janë vitale si dikur. Për shkak se funksioni ovarian prishet pa u vënë re, ekzistojnë disa shenja paralajmëruese që i nxisin femrat të ndërmarrin diçka.

Viteve të fundit, për shkak të lajmeve nëpër media, është krijuar një situatë kundërthënëse. Lajmet për foshnjat me fekondim artificial dhe tregimet e rasteve kur gratë e moshuara janë bërë nëna kanë shtuar vetëdijesimin rreth infertilitetit dhe reagimit të menjëhershëm. Megjithatë, kjo po ashtu ka krijuar një pasqyrë se “është e mundshme të bëheni nënë në çdo moshë”.

Njëri ndër keqkuptimet më të mëdha rreth infertilitetit është se përderisa janë të shëndosha gratë mund të mbesin shtatzëna edhe pas moshës 40 vjeçare. Në realitet, në 65 % të rasteve femrat pas moshës 40 vjeçare nuk mund të mbesin shtatzëna në mënyre natyrale. Për ta parandaluar zhgënjimin në të ardhmen femrat duhet ta arsimojnë vetveten rreth infertilitetit gjatë rinisë dhe ta vlerësojnë gjendjen e shëndetit të tyre riprodhues.