Kur duhet të fillohet trajtimi IVF? Infertiliteti mund të përkufizohet kur çiftet nuk mund të arrijnë një shtatzëni pavarësisht marrëdhënieve të rregullta e të pambrojtura. Infertiliteti njihet gjithashtu si sterilitet në mesin e shoqërisë tonë.

Infertiliteti mund të ndikojë ndjeshëm tek individët si në anën biologjike, psikologjike, ekonomike dhe në marrëdhëniet me shoqërinë.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO, OBSH), 48 milionë çifte dhe 186 milionë njerëz në të gjithë botën mendohet se kanë probleme me infertilitetin. Trajtimi i Fekondimit In Vitro (IVF) është një nga teknikat e riprodhimit të asistuar më të aplikuara për infertilitetin në një kohë të gjatë.

Në Cilën Ditë të Ciklit Menstrual Fillon Trajtimi IVF?

Në rastet kur problemi i infertilitetit nuk mund të zgjidhet me metoda të ndryshme të trajtimit, përdoren disa metoda që kërkojnë teknologji të lartë. Falë metodave të riprodhimit të asistuar në IVF, rriten shanset për të arritur një shtatzëni dhe për të lindur një fëmijë tek çiftet me probleme të infertilitetit.

Trajtimi IVF kryhet duke bashkuar vezët e pjekura me spermatozoide në një mjedis laboratorik. Në rastet kur janë provuar metoda të ndryshme por që nuk kanë qenë të suksesshme, mund të provohet trajtimi IVF.

Përgjigja e pyetjes se si fillohet trajtimi IVF ndryshon varësisht nga gjendja e pacientëve. Çiftet të cilët nuk mund të arrijnë një shtatzëni pavarësisht marrëdhënieve të rregullta e të pambrojtura për një vit, mund të paraqiten tek një qendër shëndetësore për fekondim in vitro. Janë disa pyetje plot kuriozitet nga pacientët që pyesin se në cilën ditë fillon trajtimi IVF ose a mund të fillohet në ditën e 5 -të të ciklit menstrual.

Para se të fillohet trajtimi IVF, fillimisht vlerësohet statusi i rezervës së vezëve dhe niveli i estrogjenit tek femra. Pasi të bëhen vlerësimet, kandidatja për nënë pritet të arrijë në ditën e 2 -të ose të 3 -të të ciklit menstrual, më pas fillon trajtimi. Kështu mund t’i përgjigjemi pyetjes së shpeshtë “Në cilën ditë të ciklit menstrual fillon trajtimi IVF?”.

Gjatë kësaj periudhe, mjeku mund të rekomandojë disa ilaçe që do të administrohen nën lëkurë për trajtimin IVF. Metodat dhe dozat e këtyre ilaçeve mund të ndryshojnë sipas moshës së pacienteve dhe shkakut të infertilitetit. Teknika e hiperstimulimit të kontrolluar të vezëve (KOH) zbatohet më metodën IVF.

Qëllimi i kësaj teknike është të sigurojë pjekurinë e sa më shumë folikulave në vezore dhe të rrisë mundësinë e fekondimit. Gjithashtu metoda KOH shërben për të mbledhur qelizat vezë të pjekura para se të asgjësohen, të cilat nuk janë gati për fekondim gjatë procesit të ovulacionit. Përdorimi i këtyre ilaçeve mund të konsiderohent e përshtatshme nga mjeku për 7 deri në 10 ditë.

Në fund të kësaj periudhe, pacientja ndiqet me kujdes duke kryer disa teste laboratorike të përshtatshme, ultratinguj dhe disa ekzaminime fizike. Kur prodhimi i vezëve arrin nivelin e kërkuar, injeksioni i hCG jepet për të shkaktuar ovulimin.

Pasi të përfundojnë këto procese, bëhet mbledhja e qelizave vezë. Koha e përshtatshme për mbledhjen e qelizave është 34-36 orë pas injektimit të hCG. Mbledhja e qelizave në përgjithësi kryhet nën anestezi lokale dhe me ultratinguj transvaginal.

Në Cilën Ditë të Ciklit Menstrual Bëhet Transferimi me IVF?

Ka disa hapa përgatitor para procedurës për trajtimin IVF. Fillimisht kryen vlerësimet dhe testet fizike. Pastaj, para ciklit menstrual përdoren disa ilaçe hormonale për 7-10 ditë. Pyetjes “Në cilën ditë të ciklit menstrual bëhet transferimi me IVF?” mund t’i pergjigjemi se nuk ka ndonjë kohë të caktuar por zakonisht fillon në ditën e 2 -të ose të 3 -të të ciklit menstrual.

Pasi të përdoren ilaçet dhe arrihet niveli i dëshiruar në prodhimin e qelizave vezë, jepet injeksioni hCG për të shkaktuar ovulimin. Injeksioni hCG quhet gjithashtu si injeksion për plasaritje. Mbledhja e qelizave bëhet përafërsisht 35 orë pas injektimit. Vezët e mbledhura nga femra dhe spermatozoidët e marr nga mashkulli, bashkohen nën një mikroskop. Ky kombinim ruhet në pajisjet e quajtura inkubatorë dhe ndiqet zhvillimi i tyre.

Cila Është Faza më e Rëndësishme në IVF?

Përgjigjia e pyetjes “Cila është faza më e rëndësishme në IVF?” mund të themi se është faza e mbledhjes së qelizave dhe transferimi. Shkalla e suksesit të trajtimit IVF mund të varet nga shumë arsye të tilla si mosha, rezerva e vezëve, shëndeti i përgjithshëm i femrës ndërsa tek meshkujt numri i spermatozoidëve, cilësia dhe lëvizshmëria. Ka disa pika të rëndësishme që duhen marr parasysh para dhe pas vendosjes për procesin IVF.

E para nga këto është mosha e kandidates për nënë. Disa faktorë gjenetikë, rezerva e ulët e vezëve, dëmtimi i tubit fallopian, gjithashtu mund të parandalojnë shtatzëninë.

Pacientët që vendosin për trajtimin IVF duhet t’i kushtojnë vëmendje pikave të tilla si ushtrime fizike, llojit të të ushqyerit dhe monitorimit të peshës. Obeziteti dhe një mënyrë e jetesës jo e shëndetshme mund të parandalojnë shtatzëninë.

Për këtë arsye kontrolli i peshës, lloji i të ushqyerit, kontrolli i disa mangësive të vitaminave dhe kushtet ideale duhet të sigurohen tek pacientët të cilët konsiderohen të përshtatshëm për trajtimin IVF. Vizitat tek mjeku dhe trajtimet hormonale duhet të bëhen në kohë dhe në periudha të përshtatshme.

Ushqyerja e duhur që do të aplikohet pas trajtimit IVF, rruajtja e peshës së shëndetshme dhe ndjekja e rregullt janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shkallën e suksesit në trajtimin IVF. Testet e nevojshme dhe ekzaminimet paraprake kryhen tek kandidatet për nënë që i plotësojnë këto kushte.

Në të njëjtën mënyrë, disa teste të tilla si numëri i spermatozoidëve mund të kryhen tek kandidatët për baba. Sipas rezultateve të këtyre ekzaminimeve dhe testeve paraprake, terapia hormonale duhet të fillohet me dozën dhe në kohën e duhur.

Në përfundim të terapisë hormonale, veza merret nga pacientja dhe bashkohet me spermatozoidë në mjedisin laboratorik sa më shpejt të jetë e mundur. Qelizat vezë bashkohen me spermatozoide për të formuar embrione. Këto embrione monitorohen e më pas embrioni i shëndetshëm transferohet në mitrën e pacientes, zakonisht pas 48 orësh. Pas kësaj procedure pa dhimbje, pacientja mund të dale nga spitali pas gjysmë ore.

Sa Kohë Zgjat Procedura IVF?

Vezët e fekonduara në mjedisin laboratorik zakonisht transferohen në mitrën e pacientes 48 orë pas zhvillimit të embrionit. Transferimi i embrionit bëhet me ndihmën e kateterëve të veçantë në një kohë të shkurtër e pa dhimbje. Zakonisht procedura zgjat 10 minuta.
Embrioni ngjitet në mitër brenda 4-6 ditëve pas transferimit.

Testi i shtatzënisë kryhet 10 ditë pas procesit të transferimit të embrionit dhe mësohet statusi i shtatzënisë. Procedura IVF në total mund të zgjasë 2-3 javë.

Për çdo pyetje, mund të na kontaktoni nga numri +38345/70-66-88.