Polipet e Qafës së Mitrës

Cilat janë polipet e qafës së mitrës?

Polipet e qafës së mitrës janë zhvillimi i indeve brenda qafës së mitrës. Cerviksi është qafa e mitrës. Gratë e të gjitha moshave mund të zhvillojnë polipe të qafës së mitrës.

Kanceri ndodh rrallë në polipe. Pas heqjes së polipit, kryhet një ekzaminim patologjik për të përcaktuar nëse është e beninj “të mire” apo malinje.

Pse shfaqen polipet në qafën e mitrës?

Nuk dihet pse zhvillohen polipet. Ata nuk janë të lidhur me sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe rrallë lidhen me kancerin. Ata janë më se të zakonshëm tek gratë në moshën 39-50 vjeç dhe më të rrallë në gratë nën 35 vjeç.

Cilat janë simptomat e polipeve të qafës së mitrës?

Zakonisht, polipet e qafës së mitrës nuk tregojnë simptoma. Ndonjëherë, sidomos pas marrëdhënieve seksuale, mund të ndodhë gjakderdhja për shkak të polipeve.

Si diagnostikohen polipet qafës së mitrës?

Shumë polipe zbulohen gjatë ekzaminimeve rutinë. Një ekzaminim patologjik është i nevojshëm për të përcaktuar nëse polipet janë të mirë apo malinj. Gjidhashtu, duhet të përcaktohet nëse ekziston një dëmtim i mundshëm për të formuar një kancer cervikal ose mitër.

Si trajtohen polipet e qafës së mitrës?

Trajtimi është heqja e polipeve. Heqja e polipeve nuk ju ndalon të mbeteni shtatzënë.

Si hiqen polipet e qafës së mitrës?

Pacientet shpesh pyesin se si largohen polipet e qafës së mitrës. Heqja e polipeve është një procedurë e thjeshtë që nuk kërkon anestezi. Zakonisht, nuk ka ankesa post-operative.

Çfarë duhet t’i kushtoj vëmendje?

Pas trajtimit të polipeve, duhet të kryeni një ekzaminim gjinekologjik në bazë vjetore. Polipet mund të përsëriten dhe ato mund të duhet të hiqen përsëri. Nëse përjetoni gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale, duhet të hetohet arsyja.

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci. 🥰🥰 …

Lexo Vazhdimin

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: