Infertiliteti dhe IVF

Çfarë është Infertiliteti (Steriliteti)?

Shumë çifte që nuk arrijnë të krijojnë shtatzëni pavarësisht nga marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, çuditen nëse janë jopjellorë. Në gratë nën moshën 35 vjeç, infertiliteti mund të diagnostikohet nëse shtatzënia nuk arrihet përkundër një viti të aktivitetit seksual të pambrojtur. Në gratë mbi moshën 35 vjeç, diagnoza bëhet pas gjashtë muajsh të aktivitetit seksual të pambrojtur. Nëse shtatzënia nuk arrihet përkundër përpjekjeve më të mira të çiftit, rekomandohet të konsultohet me një specialist pa humbur më shumë kohë.

Gjëja e parë që duhet të bëjë një çift që përpiqet për shtatzëni, është vlerësimi i shëndetit të tyre të përgjithshëm. Është thelbësore të përcaktohen faktorët që parandalojnë pjellshmërinë. Informacioni mbi këtë temë dhe ndërgjegjësimi rrisin mundësinë e shtatzënisë si me mjete natyrore ashtu edhe nëpërmjet teknikave të riprodhimit të asistuar.

Cilat janë Shkaqet e Infertilitetit?

Ndërsa 45% e rasteve të infertilitetit janë për shkak të faktorëve të lidhur me meshkuj, pjesa tjetër 45% janë për shkak të faktorëve të lidhura me femrën. Pjesa e mbetur prej 10% konsiston në raste të pashpjegueshme të infertilitetit.

Infertiliteti mashkullor mund të ketë shumë shkaqe. Problemet gjenetike, defektet e lindjes, shkaqet hormonale, faktorët kimikë, sëmundjet infektive, azoospermia, varikocela dhe operacionet kirurgjikale, janë shkaqet kryesore të infertilitetit mashkullor.

Shkaqet e infertilitetit në lidhje me femrat janë si më poshtë: çrregullime ovulimi, sindroma policistike ovariane, tuba të dëmtuara ose të bllokuara, endometrioma, mosha e avancuar, problemet e qafës së mitrës dhe vaginismus.

Cilat janë Simptomat e Infertilitetit?

Menstruacionet e çrregullta shpesh janë simptomë e infertilitetit femëror. Nëse kohëzgjatja e ciklit menstrual është nën 21 ditë ose më shumë se 35 ditë, mund të ketë një problem ovulacioni, i cili mund të shkaktojë infertilitet.

Infertiliteti mashkullor zakonisht nuk tregon ndonjë simptomë. Një ndjesi djegieje ose një shkarkim gjatë urinimit mund të jetë një formë e prediagnozës. Megjithatë, një diagnozë e pëcaktuar kërkon një spermogram (analiza e spermës). Kryerja e spermogramit pas dy deri në shtatë ditë të abstinencës seksuale, siguron informacion rreth numërimit të spermaozoidëve, lëvizshmërisë dhe morfologjisë. Më pas përcaktohet një plan trajtimi në përputhje me rezultatet e testit.

Si Trajtohet Infertiliteti?

Çiftet që dëshirojnë të fillojnë trajtimin në mënyrë që të kenë një fëmijë duhet të konsultohen me një qendër IVF. Kur zgjedh një qendër, është thelbësore të merren në konsideratë normat e suksesit të qendrës si dhe përvojën e mjekëve të saj. Nëse zgjidhni Qendrën e IVF Bahçeci për trajtim, një nga mjekët tanë do të kryejë një konsultim paraprak me ju dhe pastaj menjëherë do të filloni ekzaminimet e nevojshme. Vlerësohen rezultatet e testeve të kryera. Në qendrën tonë, problemet e çdo çifti vlerësohen nga perspektiva të ndryshme dhe planifikohen programet e “personalizuara” të trajtimit.

Si Qendra IVF Bahçeci, ne kemi 23 vjet përvojë dhe ekspertizë dhe me përqindje të suksesit mbi standardet evropiane, ne kemi ndihmuar në lindjen e mbi 50.000 foshnjave të shëndetshme të IVF. Për më shumë informacion rreth trajtimit të infertilitetit, plotësoni formularin tonë të kontaktit dhe ne do t’ju telefonojmë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Metodat tona për trajtimin e infertilitetit janë si vijojnë:

  • Freeze-All (Gjithë-Ngrirja)
  • IVF
  • Inseminimi Intra-Uterine (IUI)
  • Mikroinjesion (ICSI)
  • Ngrirja e Embrionit
  • Ngrirja e Spermës
  • Ngrirja e Vezëve
Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

7 Shtete, 13 Qendra

Mbi 50.000 foshnje me IVF

Me Bahçeci e cila sidomos në rastet e vështira posedon sukses mbi Standardet Evropiane, realizoni edhe ju ëndrrën tuaj për t'u bërë prindër.

RRETH NESH

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Për konsulta falas me mjekët tanë na lini numrin tuaj të telefonit, ne ju kontaktojmë.

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp LiveChat
WhatsApp
LiveChat
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: