Çfarë është Sindroma Premenstruale (PMS)?

Çfarë është Sindroma Premenstruale (PMS)?

Sindroma Premenstruale (PMS), është kombinimi i ndryshimeve fizike dhe emocionale që disa gra përjetojnë para menstruacioneve. Rreth 12% e grave me menstruacione janë diagnostikuar me PMS, por serioziteti i sindromës varet nga secila grua. Gjatë menstruacioneve, 80% e grave paraqesin të paktën një simptomë PMS. Disa nga simptomat mund t’i pengojnë gratë të mirëmbajnë jetën e tyre të përditshme.

Cili është shkaku i PMS?

PMS mendohet të shkaktohet nga ndryshimet hormonale që ndodhin në gjysmën e dytë të ciklit menstrual. Në vetvete, luhatjet e papritura në nivelet e hormoneve janë faktori kryesor që shkakton PMS. Edhe sistemi nervor dhe sistemet e tjera të rregullimit hormonal të gratë që përjetojnë PMS, reagojnë në këtë luhatje.

Cilat janë simptomat e PMS?

Simptomat zakonisht shfaqen disa ditë para rrjedhjes menstruale.

Ndryshimet fizike:

  • Ndjesia e fryrjes
  • Butësia e gjirit
  • Fitimi i peshës
  • Dhimbje koke
  • Përziere, të vjella, diarrhea, kapsllëk
  • Dhimbje të muskujve dhe të mesit
  • Puçrra në fytyrë

Ndryshimet emocionale:

  • Humor i keq
  • Zemërim
  • Depresion
  • Ankth
Si diagnostikohet PMS?

Në diagnozën e PMS, duhet të hetohen çrregullimet psikiatrike siç janë depresioni dhe ankthi themelor, hipotiroidizmi, endometrioza dhe çrregullime të tjera që mund të ngatërrohen me simptomat PMS. Të paktën 5 nga simptomat e renditura më sipër duhet të respektohen afërsisht 5 ditë para rrjedhjes menstruale për të diagnostikuar PMS. Këto simptoma duhet të zhduken pas ciklit menstrual.

Si trajtohet PMS?

Nuk ekziston një metodë e vetme e trajtimit për PMS. Ushtrimet fizike, pushimi, ulja e stresit, reduktimi i marrjes së kripës, sheqerit dhe kafeinës mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave.

Gratë që përjetojnë ndryshime intensive emocionale mund të përdorin antidepresantë ose anksiolitikë. Pilulat e kontrollit të lindjes janë një grup tjetër mjekimi i njohur për të lehtësuar simptomat PMS. Edhe pse këto sigurojnë vitamina B dhe D, dhe kalcium, nëse ato janë të dobishme në këtë situatë është ende e diskutueshme.

Si mund ta parandaloj PMS-në?

Meqenëse shkaku i PMS nuk dihet qartë, nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar atë. Zakonisht, mënyra e të ushqyerit, stërvitjet e rregullta fizike dhe medikamentet anti-inflamatore mund të ndihmojnë me simptomat. Nëse simptomat tuaja vazhdojnë ose ndryshojnë, pa hezituar, menjëherë të konsultoheni me mjekun tuaj.

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci. 🥰🥰 …

Lexo Vazhdimin

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: