Konsultimi Psikologjik

JEMI ME JU NË TË GJITHA FAZAT E TRAJTIMIT TUAJ

Para se të filloni dhe gjatë trajtimit tuaj në mënyrë që të përjetonı sa më lehtë vështirësiTë sentimentale gjatë trajtimit, ju mund të merrni mbështetje psikologjike falas. Ne jemi gjithmonë me ju për të kuptuar se çfarë po përjetoni, për të përcaktuar nevojat tuaja dhe për t’ju ndihmuar.

Të gjitha përvojat që hasni në jetë, ju përgatitin për të ardhmen. Një përvojë që do të keni për herë të parë mund t’ju çojë në një kohë të pacaktuar. Për të përballuar këtë ndjenjë, duhet të jeni në gjendje ta vlerësoni atë në mënyrë të drejtë, ne ju këshillojmë që të merrni konsultime psikologjike në mënyrë që të jeni në gjendje të vlerësoni ndjenjat tuaja dhe qëndrimet në mënyrë të drejtë.

ROLI I MBëSHTETJES PSIKOLOGJIKE GJATË PROCEDURËS IVF

Mbështetja psikologjike ju mundëson të kapërceni stresin gjatë trajtimit dhe ndihmon reduktimin e efekteve negative të faktorit të stresit për shtatzëninë. Stresi i thellë mund të krijojë një efekt negativ në konceptim dhe mund të ndalojë që sistemi i fertilitetit të funksionojë siç duhet. Mbështetja psikologjike ndihmon në parandalimin dhe reduktimin e këtij efekti negativ të stresit. Për më tepër, nëse keni patur një trajtim negativ, mbështetja phsycologjike ju ndihmon për të kapërcyer efektet negative të përvojës në një kohë sa më të shkurtër dhe më të shëndetshme.

ÇFARË PËRFSHIJNË SEANCAT?

Gjatë takimit të parë psikologu takon çiftin dhe përpiqet të kuptojë dhe vlerësojë se cilat janë ndryshimet shoqërore dhe personale të krijuara nga infertiliteti. Pas takimit të parë, për çiftet të cilët vendosin të vazhdojnë me mbështetjen psikologjike, u jepen disa forma për të plotësuar dhe kërkohet që të kthehen të plotësuara në takimin e ardhshëm. Në këtë mënyrë mund të përcaktohen pritjet dhe problemet e pacientit që dëshiron të zgjidhë me këtë mbështetje psikologjike.

SI PLANIFIKOHEN SEANCAT?

Pas kësaj faze nëse pacienti tashmë është në trajtim mund të vijë të vizitojë psikologun në çdo kohë që ka vizitë në klinikë.
Në rast të një trajtimi të shtyrë në kohë ose negativ dhe në rast se pacienti kërkon psikologun, atëherë krijohet një program sistematik për t’u ndjekur.

CILAT TRAJTIME NDIQEN NË KLINIKË?

TERAPIA NJOHëSE E SJELLJES (COGNITIVE BEHAVIORAL THERAPY): Kjo terapi i ndihmon njerëzit të gjejnë cilat mendime i bëjnë ata të ndihen në depresion dhe me disa teknika të ndihmohen për të kuptuar nëse këto mendime janë reale. Personi mëson të ndryshojë mendimet e papërshtatshme dhe pasi fillon të veprojë në përputhje me faktin real, kjo e bën personin të ndihet më mirë. Qëllimi është përmirësimi i vullnetit të zgjidhjes së problemit. Në këtë mënyrë pacientët mësojnë se si të menaxhojnë për të shmangur efektet anësore të stresit në shtatzëni.

TERAPIA E VAGINIZMIT

Vaginizmi është një gjendje në të cilën spazmat e muskujve të pavullnetshëm pengojnë depërtimin vaginal, kryesisht bazuar në arsye psikologjike në Turqi, ne hasëm këtë rast në një nga çdo 10 gra. Kjo gjendje ndikon në martesë në një mënyrë të keqe dhe parandalon që të kenë një fëmijë. Gratë që përballen me këtë problem kryesisht pas 10-12 seancave mund të kapërcejnë problemin. Në disa raste është e mundur të zgjidhet problemi në 2-3 seanca. Nëse është duke punuar me një terapist me përvojë të terapisë seksuale, problemi është gjithmonë i lehtë për t’u trajtuar.

EDUKIMI PSIKOLOGJIK: Kjo është një terapi e dhënë kryesisht për çiftet që janë gati për të filluar një trajtim IVF me qëllim për t’i përgatitur ata për atë që ata do të përballen. Në këto faza edukimi janë konsideruar kryesisht ndryshimet psikologjike që çiftet përballen gjatë trajtimit. Qëllimi tjetër është që të jepet perspektivë se si të përjetojnë nga ana psikologjike fazat e trajtimit.

USHTRIMET E TRUPIT: Këto ushtrime ndahen në dy faza si ushtrime “relaksuese të muskujve” dhe “frymëmarrjes”. Qëllimi në trajtimin e infertilitetit është të qetësohet trupi në mënyrë që të shmangen efektet anësore të stresit. Këto dy teknika përdoren kryesisht në klinikat e infertilitetit në vende të tjera dhe ka studime që tregojnë se ato kanë ndikime pozitive në shtatzëni.

SI MUND TA KUPTOJ SE KAM NEVOJË PËR NJË MBËSHTETJE PSIKOLOGJIKE?

1) Nëse ka ndjenja shqetësuese për një kohë të pacaktuar,
2) Nëse ka shqetësim të thellë për rezultatin e trajtimit,
3) Përpara kontrollit gjinekologjik nëse ka shqetësime të pakontrollueshme, tension,
4) Nëse ka shqetësime për periudhën pas transferimit,
5) Para procedurave nëse ka hiper tension, djersitje, shqetësim,
6) Nëse ka probleme vaginizmi,
7) Nëse ka ndjeshmëri shoqërore dhe ndjenjë të mangësive të thella,
8) Nëse ka ndjeshmëri të thellë për lajmet e shtatzënisë, ne ju sugjerojmë që të keni mbështetje psikologjike

Përveç këtyre, në periudhën 2 javore, nëse keni të paktën 5 nga simptomat të listuara më poshtë pothuajse çdo ditë (duhet të ekzistojë të paktën një nga dy të parat e listuara më poshtë), ne ju sugjerojmë menjëherë të takoheni me psikologun tuaj.

– Ndjesi depresive
– Zhdukja e interesit për gjërat që më parë i dhanë kënaqësi
– Probleme me gjumi
– Ndryshime të oreksit
– Dobësi, humbje të energjisë
– Mungesë rëndësie, pavendosmëria, ndjenja e fajit
– Vështirësia për t’u përqendruar, harresë
– Vdekja dhe mendimet vetëvrasëse

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci. 🥰🥰 …

Lexo Vazhdimin

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: