Histereskopia

Çfarë është Histeroskopia?

Histeroskopia është vlerësimi i mitrës me një pajisje të veçantë optike duke hyrë përmes qafës së mitrës. Sëmundjet intrauterine dhe të mitrës mund të diagnostikohen në mënyrë të sigurt dhe të trajtohen përmes histeroskopisë. Ne flasim për histeroskopinë diagnostike (imazhe për qëllime diagnostike); dhe histeroskopi operative për qëllime trajtimi. Ekziston shumë pak një rrezik i diagnozës jo të saktë ose trajtimi i gabuar me histeroskopi. Histeroskopia diagnostike mund të kryhet vetëm ose në kombinim me laparoskopinë.

Kur Kryhet Histeroskopia?
  • Heqja e polipeve dhe miomave.
  • Ngjitjet e indeve (adesionet): Adesioni i sipërfaqeve të shtresës së brendshme të mitrës (endometrium) quhet Sindroma Asherman. Këto ngjitje mund të çojnë në ndryshime në rrjedhjen menstruale ose në infertilitet.
  • Septumet: Një septum është një keqformim i mitrës që është i pranishëm që nga lindja dhe shoqërohet me aborte të përsëritura ose me infertilitet. Septumi pritet duke përdorur histereskopinë operative dhe mitra rivendoset lehtësisht në gjendjen e saj normale.
  • Gjakderdhje anormale: Zbulimi dhe trajtimi i shkaqeve të gjakderdhjes së tepërt dhe të rëndë menstruale është e mundur me histeroskopi. Gjithashtu, është e mundur për të zvogëluar rrjedhjen menstruale përmes ablacionit të endometriumit tek gratë që nuk planifikojnë të mbesin shtatzënë.
  • Essure: Me Essure, lidhja në mes të tubave fallopiane dhe mitrës është e bllokuar mekanikisht. Kjo praktikë, e cila përdoret si një formë e kontrollit të përhershëm të lindjeve, kryhet nën anestezi në klinikën tonë. Përreth gjysmë ore, pacientet mund të kthehen në jetën e tyre normale.
  • Mund të përdoret për të zbuluar dhe trajtuar shkakun e aborteve të përsëritura dhe dështimeve të përsëritura të IVF.

Para dhe Pas kirurgjisë histeroskopike

Histeroskopia diagnostike kryhet pa anestezi ose me anestezi lokale. Pas procedurës, pacientja zakonisht nuk ndjen dhimbje dhe kthehet në shtëpi.

Histeroskopia operative kryhet nën anestezi. Prandaj, pacientja duhet të agjërojë (pa ngrënë apo pirë) për të paktën 6 orë para kirurgjisë. Meqë procedura kryhet nën anestezi, pacientja nuk ndjen asnjë dhimbje ose shqetësim.

Gjatë kirurgjisë histeroskopike, një speculum (pasqyre metalike kirurgjie) futet në vaginë. Një histereskop i trashë 3-5 mm futet në mitër nëpërmjet qafës së mitrës. Mitra është e fryrë me përdorimin e gazit CO2 ose lëngjeve të posaçme. Imazhi i marrë nëpërmjet histereskopit transferohet në një monitor dhe operacioni kryhet duke e ndjekur procedure në ekran.

Pas procedurës, pacientja mund të kthehet në jetën e saj të përditshme në të njëjtën ditë ose të nesërmen. Dita pas procedurës mund të ketë dhimbje të lehta ose gjakderdhje të lehta vaginale. Medikamentet nuk duhet të përdoren pa rekomandimin dhe njohuritë e mjekut, si dhe marrëdhëniet seksuale duhet të shmangen deri në rimëkëmbjen e plotë.

Nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme pas histeroskopisë, menjëherë konsultohuni me mjekun tuaj:

  • Gjakderdhje e rëndë e vaginës
  • Shkarkime vaginale me erë të keqe ose të rëndë
  • Dhimbje të forta barku
  • Ethe
A rritet shkalla e suksesit të IVF nga Histereskopia?

Receptiviteti i endometriumit është i rëndësishëm për të arritur një shtatzëni të suksesshme pas një trajtimi IVF. Probleme të tilla si stenoza në qafën e mitrës, septum, polipet në mitër, miomat dhe ngjitjet e indeve mund të parandalojnë futjen e embrionit. Histeroskopia lejon diagnozën dhe trajtimin e këtyre problemeve; prandaj rritet shkalla e suksesit të trajtimeve IVF. Kur është e nevojshme, kryejmë histeroskopi në qendrat tona dhe arrijmë rezultate të suksesshme.

Cilat janë përfitimet e kirurgjisë histeroskopike?

Kur kryhet nga një ekspert, histeroskopia është një procedure e sigurt. Profilet e histeroskopisë mund të renditen si më poshtë:

  • Histeroskopia është një procedurë ambulatore; pacientja del nga spitali pas procedurës.
  • Është një nga zgjidhjet më efektive dhe më të besueshme për sëmundjet brenda mitrës.
  • Dhimbja post-operative dhe shqetësimet janë minimale.
  • Është një formë definitive e trajtimit sidomos në heqjen e miomave, septumeve, dhe polipeve.

Kirurgjitë histereskopike rrallë përfshijnë rreziqet e mëposhtme:

shpim të mitrës, lëndime të qafës së mitrës, gjakderdhje të tepërt, infeksion të mitrës (endometritit), dhe komplikime të lidhura me anestezi.

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

7 Shtete, 13 Qendra

Mbi 50.000 foshnje me IVF

Me Bahçeci e cila sidomos në rastet e vështira posedon sukses mbi Standardet Evropiane, realizoni edhe ju ëndrrën tuaj për t'u bërë prindër.

RRETH NESH

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Për konsulta falas me mjekët tanë na lini numrin tuaj të telefonit, ne ju kontaktojmë.

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
LiveChat
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: