Procesi i Ngrirjes Së Vezëve

Ngrirja e vezëve është një proçedurë që mund të kryhet për femra që dëshirojnë të bëhen nëna por në një tjetër periudhë. Vezët mblidhen nga vezoret dhe ngrihen në mënyrë që të shkrihen e të përdoren më pas.

Arsyeja kryesore e infertilitetit është pakësimi i vezëve dhe rënia e cilësisë së tyre me kalimin e moshës. Punime shkencore kanë vërtetuar se pas moshës 40 vjeçare mundësia për të mbetur shtatëzënë bie në mënyrë të ndjeshme, shumë femra kanë frikë se nuk do të bëhen nëna kur shtohen edhe rrisqet e rezervave të ulëta dhe menopauzës në moshë të re. Me anë të metodës së ngrirjes së vezëve, femrat kanë mundësinë e ruajtjes së vezëve pa humbur ende pjellorinë dhe të bëhen kështu nëna në të ardhmen.

Kujt i aplikohet?

Në vendin tonë, ngrirja e vezëve është e lejuar sipas legjislacionit mbi teknikat e riprodhimit të asistuar. Kjo mund të ndodhë atëhere kur një person është diagnostifikuar me tumor dhe do t’i nënshtrohet proçedurave si radioterapi / ose kimioterapi, të cilat janë të dëmshme për qelizat e tyre riprodhuese, ose do të kryejë një operacion serioz kirurgjikal që do të çojë në humbjen e funksionit riprodhues, si dhe nëse një femër e cila nuk ka në plan martesën në një të ardhme të afërt por ka një rezervë të ulët të vezëve.

Kujt i rekomandohet ngrirja e vezëve?
  • Pacientet që duhet të fillojnë trajtime kemio apo radioterapie të cilat dëmtojnë cilësinë e vezëve.
  • Pacienteve që do të kryejnë ndërhyrje që i hapën rrugë humbjes së fertilitetit (Si heqja e vezorëve).
  • Femrave që kanë histori të menopauzës së hershme në trungun familjar ose kanë rënie të numrit të rezervave dhe ende nuk janë bërë nëna.
  • Femrat me fokus karierën që shtyjnë shtatëzaninë pas moshës 30 vjeçare.
Si kryhet ngrirja e vezëve?

Për ngrirjen e vezëve duhet fillimisht trajtimi i vezoreve me hormone. Terapia fillon ditën e 2-3 të ciklit menstrual dhe zgjat rreth 12-15 ditë. Vezët e mbledhura ngrihen në laborator nëpërmjet metodës së vitrifikimit për t’u përdorur kështu në të ardhmen.

Ngrirja e vezëve hap pas hapi:

Periudha e ndjekjes: Pacientja që vjen tek ne para trajtimit, duhet të paraqitet sërisht ditën e dytë të ciklit menstrual. Gjatë kësaj kohe pacjentja përdor hormone që nxisin prodhimin e vezëve mbi normalen. Gjatë trajtimit, pacientja paraqitet për kontroll 3-5 herë. Çdo herë kryhen analizat hormonale dhe në bazë të niveleve rregullohet vijimi i terapisë.
Proçedura e mbledhjes së vezëve: Kur folikula arrin në përmasat e duhura, kryhet mbledhja e vezëve me anë të një gjilpëre vaginale dhe me ndihmë të ultrasoundit. Kjo proçedurë kryhet nën anestezi totale dhe zgjat rreth 15 minuta. Pas 2-3 orësh, pacientja del nga spitali dhe mund të vazhdojë rutinën e përditëshme.

Ngrirja e vezëve: Vezët ngrihen pa krijuar kristale uji me anë të metodës së vitrifikacionit. Vezët e ngrira ruhen në tanqe azoti të lëngshëm në temperaturën -196 gradë.

Proçesi i IVF: Kur pacientja vendos të ketë fëmijë, vezët shkrihen dhe fillohet trajtimi për fertilizimin invitro.

Personi që vendos të ngrijë vezët duhet të paraqesë me shkrim çdo vit, ruajtjen e mëtejshme apo eleminimin e vezëve.

Çfarë duhet të kemi parasysh kur zgjedhim qendrën për ngrirjen e vezëve.

Për të kryer në mënyrë efikase ngrirjen e vezëve, duhet patur parasysh përvoja dhe infrastruktura teknologjike e qendrës dhe posedimi i një laboratori të fuqishëm embriologjik. Në qendrat tona shëndetësore ku aplikohen metodat më moderne dhe më afikase, është provuar të jenë të sukseshme ku ndër të cilat bënë pjesë edhe vitrifikimi përsa i përketë ngrirjes së vezëve.

Vertifikimi që është një teknikë e cila mund të cilësohet revolucionare përsa i përketë rezultateve që jep në ngrirjen e vezëve. Që vitrifikimi të ketë sukses, duhet aplikuar në mënyrë korrekte. Përveç ngrirjes së shpejt, shumë e rëndësishme është edhe shkrirja e shpejtë. Duke qënë se numri i vezëve cilësore që përfitohen në paciente me menopauzë të hershme apo rezerva ovare të ulëta është i limituar, duhet që humbjet gjatë ngrirjes apo shkrirjes të jenë në nivelet më minimale të mundshme. Në qendrat tona ushtrojnë këtë profesion mbi 40 embriologë me përvojë në këtë fushë. Rezultatet e shtatëzanive që kemi marr nëpërmjet kësaj metode, duke përfituar nga eksperienca dhe infrastruktura jonë teknologjike, janë të ngjashme me rezultatet e shtatëzanive normale.

Pika të tjera që duhen patur parasysh kur zgjidhni qendrën është pasja e një infrastrukture të fortë dhe të shëndetshme për ruajtjen e vezëve të ngrira për vite me rradhë. Qendra Mjekësore Bahçeci ka përqindje suksesi mbi normat evropiane me 23 vjet përvojë dhe me mbi 60.000 foshnja invitro të shëndetshme. Për pyetje më specifike në lidhje me vaksinimin, për informacione të detajuara në lidhje me çmimin dhe proçesin, plotësoni formularin t’ju kontaktojmë.

A është shumë e kushtueshme ngrirja e vezëve?

Nëse do të merren parasysh avantazhet si dhe rezultati final i ngrirjes së vezëve, nuk është një proçedurë shumë e kushtueshme. Duke qenë se për ngrirjen dhe ruajtjen nevojiten tanqe të posatshëm, gjatë kryerjes së proçedurës në qendrën ku ofrohet shërbimi merret edhe kostoja e ngrirjes e cila paguhet vetëm një herë. Për më tepër që vezët të ruhen në mënyrë sa më të mirë, janë të nevojshme kushte specifike me temperatura shumë të ulëta dhe për të përfituar këto kushte, sistemeve mbrojtëse ju injektohet në mënyrë të rregullt nitrogjen i lëngshëm dhe kjo proçedurë ka kostot e saj, kështu që ka një vlerë vjetore për ruajtjen.

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: