Sëmundja e sheqerit përkatësisht diabeti shkaktohet nga pamjaftueshmëria e insulinës sё prodhuar nga pankreasi ose nga rezistenca e insulinёs. Pra, diabeti ёshtё njё sёmundje metabolike qё ёshtё shumё e rёndёsishme pёr metabolizmin e proteinave, yndyrёs dhe veçanërisht karbohidrateve. Sheqerin qё e marrim pёrmes ushqimit dhe komponentëve tё tjera bazike, kur nuk ka insulinё atёherё sheqeri nuk mund tё hyjë nё qelizat tё cilat kanё nevojё pёr tё. Kёshtu, pёrderisa qelizat kanë mangësi të sheqerit, sheqeri nё gjak arrin vlerёn mbi nivelin e saj normal.

Prania e diabetit nё familje, mbipesha, hipertensioni, niveli i lartё i kolesterolit dhe shtatzënia rrisin rrezikun pёr tipin 2 tё diabetit. Tek shtatzёnat kjo sёmundje vёrhet te 3% tё rasteve ku 10% tё tyre mё vonё vuajnё nga njo sёmundje.

Nёse diabeti fillimisht shfaqet apo vёrehet nё shtatzёni atёherё diabetin e quajmё “Diabeti i Shtatzënisë”. Nё latinisht njihet si diabeti gjestacional. Kёto gra nuk kanё pasur diabet para shtatzёnisё. Edhe pse insulina ёshtё e lartё tek kёto gra, ajo nuk e tregon efektin e saj.

Hormonet e prodhuara nga kordoni i kёrthizёs (placenta) pengojnё ndikimin e insulinёs dhe rritet sheqeri nё gjak. Përgjithësisht ndikimi i saj rritet nё javёn e 20-24 tё shtatzёnisё. Mirёpo, tek gratё qё janё mbipeshё sheqeri nё gjak mund tё vёrehet qё nё muajin e parё tё shtatzёnisё. Me rritjen e placentёs (kordoni i kёrthizёs) rritet edhe sekretimi i horomoneve, kёshtu insulina nuk ka efekt dhe rritet sheqeri nё gjak. Me lindjen e fёmijёs placenta (kordoni i kёrthizёs) hiqet, hormonet zhduken dhe kёshtu zhduket edhe sёmundja.

Gratё tё cilat janё tё prira pёr t’u prekur nga diabeti janё:

1. gratё tё cilat kanё ndonjё anëtar tё familjes me diabet

2. gratё nё mbipeshё

3. gratё tё cilat nё shtatzёnitё e mёparshme kanё lindur fёmijё tё dobёt (>4 kg)

4. gratё tё cilat kanё pasur dështim të shtatzënisë

5. gratё shtatzёna mbi moshёn 25 vjeçare

6. gratё tё cilat nё shtatzёnitё e mёparshme kanё pasur nivel tё lartё tё sheqerit

7. gratё qё kanё sheqer nё urinё

Nёse njё grua shtatzёnё ka njёrёn nga kёto gjendje tё cekura mё lartё atёherё duhet ta bёjё testin e ndjekjes sё toleracёs sё sheqerit qё nё muajin e parё tё shtatzёnisё. Nёse me kёtё test nuk del sёmundja e sheqerit atёherё ajo duhet tё pёrsёritet nё javёn e 20-24 tё shtatzёnisё.

Njё faktor po aq i rёndёsishёm sa pesha ёshtё edhe vendi ku ёshtё mbledhur yndyra nё trup. Edhe nёse pesha ёshtё normale, gratё qё kanё masёn e belit mё tё madhe se 88cm ndёrsa meshkujt mё tё madhe 102cm janё shumё tё rrezikuara pёr diabet. Por edhe meshkujt qё kanё masёn e belit mbi 94cm dhe femrat mbi 88cm gjithashtu duhet tё jenё tё kujdeshёm. Gjithashtu, duhet ta dini se sa mё pak qё tё keni aktivitet fizik aq mё shumё tё rrezikuar jeni.

Sёmundja e sheqerit mund tё kontrollohet pёrmes ndryshimit tё stilit tё jetёs si kontrollimi e peshёs qё ёshtё e veçantë pёr secilin person, ushqimi i shëndetshëm dhe i balancuar dhe programet e ushtrimeve fizike. Nёse edhe pёrkundёr kёtyre nuk keni ndonjё rezultat atёherё sё bashku me to duhet tё merrni “terapi plotёsuese mjekёsore dhe akupunkturë mjekёsore”. Veçanërisht studimet e fundit kanё vёrtetuar mekanizmat dhe ndikimin e “akupunkutrёs mjekёsore”.