Menopauzë e Hershme - Bahçeci

Menopauzë e Hershme

Çfarë është Menopauza e hershme?

Ne flasim për menopauzën e hershme ose të parakohshme kur një grua ndalon menstruacionet para moshës 40 vjeç. Në menopauzën e hershme, sekretimi i estrogjenit zvogëlohet ndërkohë që nivelet e FSH dhe LH rriten. Me disa analiza të thjeshta të gjakut mund të konstatohet nëse jeni në menopauzë të hershme ose jo.

Cilat janë shkaqet për menopauzën e hershme?

Historia familjare Faktori më i rëndësishëm që përcakton fillimin e menopauzës është mosha në të cilën nëna e një gruaje kalon nëpër menopauzë. Nëse ka një histori familjare të menopauzës së hershme, ekziston një rrezik më i lartë se edhe gruaja do të shkojë drejt menopauzës së hershme. Ndërhyrjet kirurgjikale Nëse të dyja vezoret e gruas hiqen për çfarëdo arsye, ndodh menopauzë e hershme. Përveç kësaj, vezoret mund të dëmtohen nga ndërhyrjet gjinekologjike. Sëmundjet autoimune Një ndër shkaqet më të përhapura të menopauzës së hershme janë sëmundjet autoimune. Në sëmundjet autoimune, sistemi i imunitetit i sheh organet e trupit si masa të huaja dhe i sulmon për vetëmbrojtje. Nëse këto organe janë vezoret, atëherë shkaktohet menopauza e hershme. Kanceri Radioterapia apo kimioterapia që aplikohet gjatë kurimit të tumoreve mund të dëmtojë vezoret duke shkaktuar kështu menopauzë të hershme. Ç’rregullimet kromozomale Problemet që kanë të bëjnë me ato kromozomale, si Sindroma Turner, Sindroma Fragile X, janë ndër arsyet e tjera të menopauzës së hershme. Mënyra e jetesës Kequshqyerja, stresi, duhani dhe alkooli mund të shkaktojnë menopauzë të hershme.

Cilat janë simptomat e menopauzës së hershme?

Simptoma e parë në menopauzën e hershme janë periodat që bëhen më të shpeshta. Një cikël i rregullt menstrual ndodh përafërsisht çdo 28 ditë. Kur cikli menstural ndodh më shpesh se çdo 22 ditë, kjo zakonisht tregon një rënie në rezervën ovariane. Kur afrohet menopauza, ciklet menstruale ulen para se të ndalen plotësisht.

Simptoma të tjera përfshijnë thatësi vaginale, ndjesi e ulët e aktit seksual, vështirësi në gjumë, flashe të nxehta. Nëse keni simptoma të tilla, duhet të shihni një gjinekolog sa më shpejt të jetë e mundur

A mund të parandalohet menopauza e hershme?

Menopauza e hershme është një gjendje e paparashikueshme, por diagnoza e hershme është e mundur me ekzaminime të rregullta mjekësore. Në ditët e hershme të menstruacioneve, kryhen testet e hormoneve (AMH, FSH, estradiol) dhe vezoret shqyrtohen nëpërmjet ultrazërit vaginal. Në këtë mënyrë, mund të vlerësohet numri i vezëve të përshtatshme për fekondim. Mosha e pacientes është me rëndësi të madhe për një rezultat të suksesshëm në trajtimet e hershme të menopauzës. Sa më e re të jetë pacientja, aq më i lartë është shansi për trajtim të suksesshëm.

A mund të mbetesh shtatëzënë në menopauzë të hershme?

Në pacientet që kanë pakësim të rezervave të vezëve, pa humbur kohë këshillojmë trajtimin invitro Kjo është për shkak se IVF ka shkallën më të lartë të suksesit midis metodave riprodhuese të asistuara. Për pacientet që nuk janë të martuara dhe nuk mendojnë të kenë fëmijë brenda një kohe të shkurtër, këshillojmë ngrirjen e vezëve. Në procesin e ngrirjes së vezëve, qelizat e vezëve merren nëpërmjet përdorimit të ilaçeve me qëllim të rritjes së folikulave. Këto qeliza vezësh pastaj ngrihen nëpërmjet metodës së vitrifikimit. Kështu, mund të bini shtatzënë në një periudhë të mëvonshme duke përdorur vezët tuaja të ngrira.

Në trajtimet invitro si dhe në procesin e ngrirjes së vezëve, suksesi varet nga përqindja e suksesit të qendrës ku do të kryhet trajtimi, përvoja dhe cilësia e lartë e laboratorit embriologjik. Bahçeci është një qendër që ka vërtetuar përvojën me mbi 70.000 foshnja të shëndetshme. Për këshillim paraprak me ekspertët tanë ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni.

Të ju telefonojmë

Na lejoni t'ju telefonojmë sa më shpejt të jetë e mundur në lidhje me çështjet me të cilat dëshironi të konsultoheni.

Të ju telefonojmë

    2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Menopauzë e Hershme

    Të ju telefonojmë

    Numri juaj i telefonit:

      Ose mund të na kontaktoni në +38138582222.

      Back
      Whatsapp
      Viber
      Të ju telefonojmë
      Na telefononi
      Të ju telefonojmë

        Ose mund të na kontaktoni në +38138582222.

          Ose mund të na kontaktoni në +38138582222.