Varikocela - Bahçeci

Varikocela

Varikocela, e cila është një nga shkaqet më të shpeshta të infertilitetit mashkullor, ndodh nga fakti se venat në testikuj nuk janë në gjendje të funksionojnë siç duhet. Këtu mund të gjeni informacione të hollësishme rreth varikocelës si: cfarë është saktësisht, cilat janë simptomat e saj dhe se si ndikon në numërimin e spermatozoidëve.

Çfarë është Varikocela?

Varikocela është një zgjerim i venave brenda qeses së liruar të lëkurës që mban testikujt. Rreth 90% e rasteve varikocelë ndodhin në testisën e majtë. Mendohet se varikocela është më e zakonshme në testisën e majtë sepse ai është i ekspozuar ndaj presionit më të madh dhe rrjedhjes së gjakut relativisht më të ngadalshëm sesa testisi i djathtë.

Cilat janë simptomat e Varikocelës?

Një varikocelë e lehtë nuk mund të ketë simptoma; por gjatë viteve, varikocela mund të shkaktojë ënjtje dhe dhimbje në testikuj për shkak të progresit të zgjerimit të venave. Kur qëndrojnë për një kohë të gjatë dhe në temperatura të nxehta, enët e gjakut në testikujt bëhen më të dukshme dhe rriten shqetësimet. Në rastet e avancuara të varikocelës, testikujt mund të zbuten dhe të zvogëlohen.Varikocela diagnostikohet lehtësisht me anë të ekzaminimit manual. Gjithashtu mund të diagnostifikohet nëpërmjet ultrazërit që lejon ekzaminimin e strukturës vaskulare.

A shkakton infertilitet Varikocela?

Temperatura në qeset e jashtme që mbrojnë testikujt, zakonisht është disa gradë më e ulët se temperatura e trupit. Me fjalë të tjera, prodhimi i spermës së shëndetshme kërkon një mjedis më të freskët se temperatura normale e trupit. Temperatura në rritje për shkak të grumbullimit të gjakut brenda venave të zgjeruara me varikocelë, ndikon negativisht në prodhimin e spermës dhe mund të përkeqësojë cilësinë e spermës.

Përveç një rritjeje të nxehtësisë, substancat toksike që nga veshka dhe gjëndrat e veshkave mund të grumbullohen në testikuj. Prandaj, mund të vërehet një rënie në lëvizshmërinë dhe cilësinë e spermës.

A duhet të trajtohet gjithmonë Varikocela?

Jo të gjitha varikocelat duhet të trajtohen. Nëse ka shkaqe të tjera për uljen e numërimit të spermatozoidëve, së pari këto shkaqe duhet të përcaktohen dhe të trajtohen. Përveç kësaj, trajtimi i varikocelës në rastin e azoospermisë (zero spermatozoidë) mbetet i diskutueshëm. Shkaku i azoospermisë duhet të hetohet, sepse zakonisht, varikocela nuk mund të jetë arsyeja e vetme për të ulur numërimin e spermatozoidëve. Kliko këtu për më shumë informacion rreth azoospermia.

Si kryhet Varikocelektomia (Varicocelectomy)?

Varikocelektomia është një operacion mikro-kirurgjik. Venat e testisit arrihen përmes një prerjeje prej 2 cm në vijën perineale. Përdorimi i një mikroskopi nën anestezi të përgjithshme ose lokale gjatë operacionit, lejon një identifikim më të qartë të venave dhe ndihmon në parandalimin e ndonjë dëmtimi të arteries që ushqen testikujt. Nën mikroskop, venat e zgjeruara ndërpriten nga venat e tjera. Operacioni zgjat 1 deri në 2.5 orë.

Ndërhyrjet mikrokirurgjike kanë një shkallë të lartë suksesi, dhe një shkallë të ulët të përsëritjes dhe komplikimit. Varikocelektomia është një procedurë ambulatore. Pacienti shkarkohet nga spitali në të njëjtën ditë dhe mund të kthehet në punë brenda 2 deri në 3 ditë. Pas varikocelektomisë, pacienti përjeton shqetësime minimale.

A ndikon Varikocelektomia në Numërimin e Spermatozoidëve dhe Cilësinë?

Pas operacionit, periudha e pritjes për rritjen e numrit të spermatozoidëve është 3-6 muaj. Nëse numri dhe cilësia nuk janë rritur brenda 6 muajve, nuk ka më asnjë arsye për pritje më gjatë. Ky përmirësim vërehet në afërsisht 70% të meshkujve. Shkalla e pritur e shtatzënisë brenda një viti është rreth 40%. Megjithatë, disa njerëz nuk mund të vërejnë ndonjë përmirësim në numërimin dhe cilësinë e spermës. Në raste të rralla, numri i spermatozoidëve dhe cilësia mund të ulet pas operacionit. Kjo zakonisht ndodh me komplikime.

Pacientët me Varikocelë a mund të kenë fëmijë?

Trajtimi me teknikat riprodhuese të asistuara mund të rekomandohet për meshkujt prej të cilëve numërimi ose cilësia e spermës nuk është përmirësuar brenda 6 muajve nga varikocelektomia dhe të cilët nuk mund të konceptojnë natyrshëm.

 

Njerëzit me numërim dhe lëvizshmëri të ulët të spermatozoidëve mund të kenë një fëmijë me IVF. Kur është fjala për IVF, zgjedhja e qendrës për të kryer trajtimin është me rëndësi të madhe. Kur zgjedhni një qendër IVF, vëmendja duhet së pari të përqëndrohet për normat e suksesit të kësaj qendre, infrastrukturën e saj teknologjike dhe ekspertizën e ekipit të saj. Qendra IVF Bahçeci ofron norma të suksesit mbi standardet evropiane me 24 vjet përvojë dhe mbi 70.000 foshnje IVF të shëndetshme.

Sa kushton Varikocelektomia?

Për shkak të legjislacionit aktual, ne nuk mund të publikojmë informacionin e çmimeve në faqen tonë të internetit. Për më shumë informacion mbi varikocelektominë dhe për një konsultim paraprak me mjekët tanë, na telefononi në +383 38 606 220.

 

Të ju telefonojmë

Na lejoni t'ju telefonojmë sa më shpejt të jetë e mundur në lidhje me çështjet me të cilat dëshironi të konsultoheni.

Të ju telefonojmë


    2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Varikocela

    Të ju telefonojmë

    Numri juaj i telefonit:

      Ose mund të na kontaktoni në +38138582222.


      Back
      Whatsapp
      Viber
      Të ju telefonojmë
      Na telefononi
      Të ju telefonojmë

        Ose mund të na kontaktoni në +38138582222.


          Ose mund të na kontaktoni në +38138582222.