Testi ERA

Testi ERA

Testi ERA, dmth “Shqyrtimi i Receptivitetit të Endometriumit”, është një metodë e përdorur në rastet e problemeve të implantimit të embrionit, kur shtatzënia nuk mund të arrihet përkundër disa transferimeve të embrioneve të shëndosha.

Cili është testi ERA?

Testi ERA, dmth “Shqyrtimi i Receptivitetit të Endometriumit”, është një metodë e përdorur në rastet e problemeve të implantimit të embrionit, kur shtatzënia nuk mund të arrihet përkundër disa transferimeve të embrioneve të shëndosha. Përpara përdorimit të kësaj metode, faktorët që lidhen me embrionet tek mitra dhe tubave Fallopianë duhet të shqyrtohen me kujdes dhe të trajtohen. Një shtatzëni e shëndetshme jo vetëm që kërkon embrione me cilësi të mirë, por edhe receptivitet (pranueshmëri) të endometriumit.

Histeroskopia është përdorur si përzgjedhje e parë për problemet që lidhen me mitrën. Me histereskopinë, pjesa e brendshme e mitrës u vizualizua dhe u korrigjua çdo problem që pengoi vazhdimin e shtatzënisë. Fatkeqësisht, nuk ishte e mundur të përcaktohej sa i shëndetshëm ishte mikromjedisi qelizor, ose nëse embrioni ishte gati për t’u implantuar. Me testin ERA, një epokë e re ka filluar në trajtimin e dështimeve të përsëritura të IVF. Me testin Era tani është e mundur të parashikohet nëse mitra është receptive për embrionin para transferimit, ose nëse transferimi i embrionit është kryer në ditën e duhur. Në këtë mënyrë, mund të ritet shkalla e suksesit të shtatzënisë.

Rezultatet e testit tregojnë se normat e suksesit të shtatzënisë mund të rriten duke ndryshuar orarin e trajtimit dhe ditën e transferimit të embrionit tek disa paciente. Në këtë mënyrë është gjithashtu e mundur të mblidhen informacione për shkakun e përpjekjeve të pasuksesshme në të kaluarën.

Si kryhet testi ERA?

Një mostër e indeve merret nga pacientja për t’iu nënshtruar testit ERA, dhe kjo mostër analizohet gjenetikisht. Një pjesë e vogël e indit të mitrës mblidhet në një ditë të caktuar gjatë ciklit menstrual natyror të pacientes. Mostra e indeve merret në një dhomë operative dhe nën një sedacion të butë për komoditetin e pacientes.

Mostra e indeve analizohet duke përdorur metoda të avancuara diagnostikuese molekulare dhe gjenetike. Gjatë kësaj analize, matet veprimtaria e mbi 200 gjeneve që luajnë një rol të rëndësishëm në implantimin e embrionit. Në rreth 2 javë, rezultatet vlerësohen dhe përcaktohet receptiviteti i endometriumit. Data e transferimit të embrionit rregullohet sipas këtyre të dhënave.

Mund të ketë shumë shkaqe për dështimet e përsëritura të IVF. Përveç identifikimit të shkaqeve që lidhen me çiftin, është thelbësore të zgjedhësh qendrën e duhur. Një ekip me përvojë dhe laboratore të avancuara janë kriteret më të rëndësishme për të arritur rezultate të suksesshme. Në disa çifte, cilësia e dobët e embrionit ose defektet gjenetike në embrion, luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në dështimet e përsëritura të IVF.

Cili është çmimi i testit të ERA-s?

Për shkak të legjislacionit aktual, ne nuk mund të publikojmë ndonjë informacion mbi çmimet në faqen tonë të internetit. Për më shumë informacion në lidhje me testin ERA, ju lutemi plotësoni formularin e kontaktit ose na telefononi në +383 386 06 220.

2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Testi ERA

Të ju telefonojmë

Numri juaj i telefonit:

    Ose mund të na kontaktoni në +38138582222.


    Back
    Whatsapp
    Viber
    Të ju telefonojmë
    Na telefononi
    Të ju telefonojmë

      Ose mund të na kontaktoni në +38138582222.


        Ose mund të na kontaktoni në +38138582222.