Vizim i Asistuar

Për të ndihmuar embrionet që të implantohen në mitër, “zona pellusida” e cila rrethon embrionin hollohet ose shpërthehet. Kjo procedurë quhet vizim i asistuar.

Çfarë është Hatching i Asistuar?

Për të ndihmuar embrionet që të implantohen në mitër, “zona pellusida” e cila rrethon embrionin hollohet ose shpërthehet. Kjo procedurë quhet vizim i asistuar.

Para fekondimit me spermën, qeliza vezore është e rrethuar nga një membranë mbrojtëse. Kjo membranë mbron embrionin nga faza e fekondimit dhe vepron si një barrierë selektive midis embrionit dhe mjedisit të tij të jashtëm. Në ditën e 5-të të zhvillimit të tij, udhëtimi i embrionit që kishte filluar në tubat fallopiane përfundon në mitër. Në këtë fazë, embrioni do të mbahet në vendin më të përshtatshëm në barkun e nënës. Për të arritur me sukses shtatzëninë, “zona pellusida” duhet të shpërthehet në mënyrë që embrioni të largohet nga kjo membranë dhe të implantohet në mitër. Ndonjëherë, membrana që rrethon embrionin mund të jetë më e trashë se sa pritej. Në këto raste, membrana hollohet përmes procedurave ndihmëse të vizimit në mënyrë që të ndihmojë në arritjen e shtatzënisë.

Si kryhet Vizimi i Asistuar?

Vizimi i Asistuar kryhet zakonisht në ditën e transferimit. Procesi mund të kryhet manualisht nën mikroskop, ose membrana mund të hollohet / shpërthehet duke përdorur kimikate ose rreze lazer. Në ditët e sotme, preferohet metoda lazer sepse është më e lehtë për të kryer procedurën dhe për shkak se nuk dëmton embrionin.

Kujt i rekomandohet Vizimi i Asistuar?

  • Vizimi i Asistuar rekomandohet në rastet e mëposhtme:

    •  Në pacientet mbi moshën 37 vjeçare,
    • Në ciklet FET (Transferi me Embrione të Ngrira)
    • Në embrionet që do të transferohen dhe trashësia e membranës së të cilëve është mbi 15 μm
    • Kur është e nevojshme, në pacientet me dështime të përsëritura të implantimit përkundër transferimit të embrioneve të shëndetshme

    Vizimi i Asistuar nuk është një shërbim “sipas kërkesës” dhe nuk duhet domosdoshmërisht të kryhet në çdo embrion. Mjeku juaj ose embriologët e kryejnë këtë metodë tek embrionet e përzgjedhura përpara transferimit të embrionit, atëhere kur është e nevojshme, për të rritur mundësinë e shtatzënisë.

2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Vizim i Asistuar

Të ju telefonojmë

Numri juaj i telefonit:

    Ose mund të na kontaktoni në +38138582222.

    Back
    Whatsapp
    Viber
    Të ju telefonojmë
    Na telefononi