Transferimi Blastocist

Embrioni njëqelizor (zygote) prodhohet kur qeliza e spermës fertilizon qelizën e vezës. Në një cikël natyror, embrioni njëqelizor i nënshtrohet ndarjeve të njëpasnjëshme të qelizës dhe vazhdon rrugëtimin nga tubat në mjedisin e mitrës në ditën e 5-të ose të 6-të të formimit të tij. Në fazën kur embrioni është në zhvillim të vazhdueshëm quhet blastocist; Embrioni në fazën e blastocistit zgjerohet në vëllim, shtrihet rreth guaskës së tij, e quajtur Zona Pellucida dhe kur plotësohen kushtet adekuate, implantohet në mitër. Në trajtimet IVF, implantimi ndodh pas transferimit në mitër të embrioneve të përzgjedhura me kujdes duke përdorur cateterë të veçantë.

Në vitet e para në IVF, transferimet e embrionit u kryen në periudhën e hershme të copëzimit (ditët 2 dhe 3 të zhvillimit të embrionit) për shkak të njohurive të pamjaftueshme ose të kufizuara mbi zhvillimin e embrionit. Ndërsa informacioni dhe pajisjet teknike u përmirësuan me kalimin e kohës, u bë e mundur të sigurohen kushtet e përshtatshme për zhvillimin e embrioneve në laborator deri në fazën e implantimit. Në ditët e sotme, transferimi i blastocistit kryhet në përputhje me karakteristikat e pacientit, historinë e trajtimit dhe përshtatshmërinë e infrastrukturës klinike.

Si në klinikën tonë, ashtu edhe në botë, studimet tregojnë se normat e shtatzënisë janë dukshëm më të larta me transferimet e embrionit të kryera në ditën 5-të sesa në ditën 3-të. Kjo do të thotë se transferimi i blastocistit mund të mos jetë i përshtatshëm për çdo trajtim. Tek çiftet tona me një numër të mirë të embrioneve, sidomos në ditën e tretë, embrionet zhvillohen më tej në fazën e blastocistit për të siguruar një shans më të lartë të shtatzënisë.

Kujt i përshtatet transferimi blastocist?

Transferimi i blastocistit është përgjithësisht i preferuar tek çiftet ku gruaja është nën moshën 35 vjeç, në mënyrë që të bëhet një përzgjedhje më efikase e embrionit dhe kështu të sigurohet një shans më i lartë i shtatzënisë. Gjithashtu, kjo mënyrë preferohet për çiftet që kanë patur transferime jo të sukseshme të embrionit me cilësi të lartë të ditës së 2-të ose 3-të, për ata që nuk duan shtatëzani të shumëfishta, për ata që kanë qenë në gjendje të formojnë shumë embrione të kualitetit të lartë por që nuk dëshirojnë t’i ngrijnë këto embrione.

Cilat janë disavantazhet e transferimit blastocist?

Shkalla e arritjes së fazës së blastocistës është 40-70% në trajtimin e çifteve ku gruaja është nën moshën 35 vjeç dhe që nuk vuajnë nga ndonjë faktor i rëndësishëm i spermës. Sidoqoftë, meqë shkaku i infertilitetit bëhet serioz, shanset për arritjen e fazës së blastocistit zvogëlohen. Në disa trajtime, embrionet mund të vërehen si cilësi të lartë në periudhën e hershme të zhvillimit, por mund të vërehen probleme serioze në zhvillimin e blastocisteve, të cilat nuk mund të zhvillohen asnjëherë. Për këtë arsye, disa trajtime nuk mund të kenë sukses dhe trajtimi mund të anullohet. Këto mundësi duhet të diskutohen me çifte për të cilët është planifikuar transferimi i blastocistit.

Problemet që lidhen me zhvillimin e blastocistit janë gjithashtu të lidhura me infrastrukturën teknike të klinikës, cilësinë e ajrit, kushtet e higjienës, etj.,të cilat janë të nevojshme për një rezultat të suksesshëm të trajtimit. Përfundimisht, laboratorët e disa qendrave nuk mund të pajisen mjaftueshëm me teknologji për ngrirjen e blastocisteve sesa do të ishin për ngrirjen e embrioneve të fazës së hershme.

Mjeku juaj do të flasë me ju për këto probabilitete dhe do të diskutojë protokollin më të përshtatshëm të trajtimit për ju.

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci. 🥰🥰 …

Lexo Vazhdimin

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: