Ngrirjes së Vezëve

Ngrirja e vezëve është një metodë për femrat të cilat konsiderojnë të kenë fëmijë në të ardhmen, por që nuk dëshirojnë të lindin në këtë moment. Vezë të mbledhura nga vezorja janë të ngrira dhe ruhen për përdorim në të ardhmen dhe mund të shkrihen në çdo kohë.

Një nga pengesat kryesore për gratë që të kenë një fëmijë është rënia e rezervës së vezores dhe cilësisë ovariane që vjen me moshën. Studimet shkencore dhe rezultatet aktuale të trajtimit tregojnë se shansi për të patur fëmijë është reduktuar mjaftueshëm për gratë mbi 40 vjeç. Për më tepër, shumë gra të diagnostikuara me rezervë ovariane të ulët ose menopauzë të herëshme, përjetojnë këtë frikë se nuk kanë fëmijë në moshë më të hershme. Falë teknikës së ngrirjes së vezëve, gratë mund të ngrijnë vezët e tyre pa humbur aftësinë e tyre riprodhuese dhe të kenë bebe duke përdorur këto vezë në të ardhmen.

Kush mund të bëjë ngrirjen e vezëve?

Deri kohët e fundit, ngrirja e vezëve nuk u lejua në vendin tonë për shkak të legjislacionit mbi teknikat e riprodhimit të asistuar. Megjithatë, rregullorja e rishikuar ligjërisht lejon ngrirjen e vezëve në kushtet e mëposhtme, ndër të tjera:

– kur personi do t’i nënshtrohet radioterapisë dhe / ose kimioterapisë, të cilat janë të dëmshme për qelizat riprodhuese, pas një diagnoze të kancerit
– kur një operacion serioz kirurgjik do të çojë në humbjen e funksioneve riprodhuese
– kur një grua e vetme, e cila nuk planifikon të martohet së shpejti, diagnostikohet me rezervë të ulët ovarian

Kush rekomandohet për ngrirjen e vezëve?
  • Pacientët të cilët duhet t’i nënshtrohen trajtimeve që dëmtojnë qelizat e vezëve, të tilla si kimioterapia dhe radioterapia
  • Pacientët që do t’i nënshtrohen një operacioni kirurgjik (siç është heqja e vezores) që do të rezultojë në humbjen e funksioneve riprodhuese
  • Gratë që kanë një histori familjare të menopauzës së hershme, ose që kanë rezervë të ulët ovariane dhe nuk kanë qenë kurrë shtatzënë
  • Gratë që janë të fokusuara në karrierë dhe nuk dëshirojnë të kenë bebe para moshës 30 vjeçare të tyre.
Si kryhet procedura e ngrirjes së vezëve?

Për të kryer procedurën e ngrirjes së vezës, vezoret duhet të stimulohen me hormone. Trajtimi fillon në ditën e dytë ose të tretë të menstruacioneve dhe zgjat rreth 12-15 ditë. Vezët e mbledhura ruhen të ngrira në laborator duke përdorur një metodë të veçantë të quajtur vitrifikim për përdorim të mëvonshëm.

Procedura e ngrirjes së vezëve Hap pas Hapi:

Përcjellja: Pacientja që konsultohet në qendrën tonë para se të nisë trajtimin, duhet të vizitojë qendrën tonë përsëri në ditën e dytë të menstruacioneve, atëhere kur vendosë për trajtimin. Pacientes i jepen hormonet e stimulimit të vezoreve në mënyrë që të prodhojnë vezë më shumë se zakonisht. Gjatë periudhës pasuese, pacientja duhet të vijë në qendrën tonë për ekzaminime 3-5 herë. Gjatë çdo vizite, pacientja kontrollohen nivelet e hormoneve dhe dozat e ilaçeve rregullohen sipas këtyre gjetjeve.

Procedura e mbledhjes së vezëve: Kur madhësia e folikulit arrin nivelin e dëshiruar, grumbullimi i vezëve kryhet nëpërmjet një gjilpëre të futur përmes vaginës duke u vrojtuar me ultratzë. Kjo procedurë është pa dhimbje nën anestezi të përgjithshme dhe zgjat rreth 15 minuta. Pacientja lejohet të dalë brenda 2-3 orëve dhe mund të vazhdojë jetën e saj të përditshme.

Procedura e ngrirjes së vezëve: Vezët janë ngrirë përmes teknikës së vitrifikimit, pa kristale uji. Vezët e ngrira ruhen në rezervuare me azot të lëngët në -196 gradë Celsius.

Procesi IVF: Kur vendos pacientja për shtatzëni, vezët e saj që janë ruajtur në qendrën tone, shkrihen dhe fillon procesi IVF.

Personi që i nënshtrohet procedurës së ngrirjes së vezëve duhet të japë çdo vit miratim me shkrim për institucionin për ruajtjen ose shkatërrimin e vezëve të tyre.

Gjërat që duhet të konsideroni kur zgjedhni një qendër për ngrirjen e vezëve:

Për të siguruar ngrirje efikase dhe të sigurt të vezëve, është e nevojshme të zgjedhësh një qendër me përvojë me një laborator të fortë embriologjik dhe një infrastrukturë të lartë teknologjike. Brenda grupit tonë shëndetësor, kryhen me sukses metodat dhe teknikat më të fundit në botë, efikasiteti i të cilave është i vërtetuar,; dhe vezët janë ngrirë duke përdorur metodën e vitrifikimit.

Teknika e shpejtë e ngrirjes që quhet vitrifikim jep rezultate revolucionare në ngrirjen e vezëve. Ekzekutimi i duhur është shumë i rëndësishëm që teknika e vitrifikimit të jetë e suksesshme. Shkrirja e shpejtë dhe e saktë e vezëve është po aq e rëndësishme sa ngrirja e shpejtë dhe e saktë e tyre. Meqenëse vezët e grumbulluara nga gratë që janë diagnostikuar me rezervë të ulët ovariane ose që janë në rrezik të menopauzës së hershme duke kufizuar numrin dhe cilësinë, humbja e vezëve gjatë ose pas procedurës së ngrirjes duhet të jetë në nivelin më të ulët të mundshëm. Në qendrat tona punojnë mbi 40 embriologë me përvojë në këtë fushë. Falë përvojës tonë dhe infrastrukturës teknologjike, normat tana të shtatzënisë që rezultojnë nga kjo metodë janë të ngjashme me normat normale të shtatzënisë.

Një tjetër pikë për t’u marrë parasysh kur zgjedh një qendër është nëse ka një infrastrukturë të forte, të shëndetshme dhe të aftë për ruajtjen e vezëve të ngrira për disa vjet. Për 23 vjet, Grupi Shëndetësor Bahçeci ka përdorur teknologjitë më të fundit në laboratorët e saj në të njëjtën kohë me botën, nganjëherë edhe si pioniere në Turqi; duke bërë që ëndrrat prindërore të mijëra çifteve të bëhen të vërteta çdo vit.

A është ngrirja e vezëve e shtrenjtë?

Kur krahasohet me përfitimet personale që ofron, aktualisht embrioni ose ngrirja e vezëve nuk janë praktika të shtrenjta. Megjithatë, meqë janë të nevojshme pajisje dhe tanke të veçanta për ngrirjen dhe magazinimin, në qendrat tona që ofrojnë këtë shërbim, tarifohet ngrirja e njëhershme. Përveç kësaj, meqenëse mjediset e temperaturës shumë të ulëta janë të nevojshme për ruajtjen afatgjatë të vezëve pa dëmtim, është e nevojshme që vazhdimisht të shtohet azoti i lëngshëm në sistemet e magazinimit për të siguruar këtë mjedis, i cili është i kushtueshëm në baza vjetore. Kështu, qendrat i ngarkojnë pacientët me një tarifë vjetore të mirëmbajtjes.

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci. 🥰🥰 …

Lexo Vazhdimin

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: