Bahçeci TV - Infertiliteti dhe IVF

Bahçeci ofroi ekzaminime falas në Pejë

Spitali Special “Bahçeci”, konkretisht Departamenti i trajtimin te infertilitetit të këtij spitali, ka ofruar në qytetin e Pejës ekzaminime dhe konsulta falas për gratë lidhur me shëndetin riprodhues.

Ekzaminimet janë ofruar nga specialistë nga Turqia, dhe nga ekipi përcjellës për trajtim të infertilitetit, në bashkëpunim me Klinikën e Dr. Ahmet Pangja

Më këtë rast, doktorët nga Turqia kontrolluan një numër të madhe grash me probleme shëndetësore, duke i këshilluar për hapat që duhet të marrin në vazhdim.

Interesimi për ekzaminime ishte mjaft i madh, duke pasur parasysh rëndësinë e shëndetit riprodhues.

Kjo nuk është hera e parë që Spitali “Bahçeci” ofron shërbime falas në qytete të ndryshme të Kosovës.

Në Departamentin për Marrëdhënie me Publikun theksuan se nuk do të ndalen me kaq. Bëhet e ditur se së shpejti, “Bahçeci” do të arrijë marrëveshje bashkëpunimi me Fshatin e Fëmijëve SOS për kontrolle rutinore të fëmijëve dhe kujdestareve.

Po ashtu gjatë këtij muaji, në Spitalin “Bahçeci” vazhdon fushata për ofrimin e ekzaminimeve falas të grave për shëndetin riprodhues.

Nuk ka ende komente për këtë përmbajtje.
    Komentet të tjerë

    Dërgo Komentin

    Agron Dashi

    Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

    Lexo Vazhdimin

    Shqipe Morina

    Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

    Lexo Vazhdimin

    Vlora Gashi

    Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

    Lexo Vazhdimin

    Lumturie Dardha

    Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

    Lexo Vazhdimin

    WhatsApp Viber
    WhatsApp
    Ne Ju Kontaktojme
    Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: