Ultrasonografia

Çfarë është Ultrasonografia?

Ultrasonografia është një teknikë diagnostikuese e imazhit që përdor tingujt me frekuencë të lartë (ultratinguj, të cilat veshi i njeriut nuk mund t’i dëgjojë) për të prodhuar imazhe. Në këtë mënyrë mund të ekzaminohen organet e brendshme si mëlçia, veshkat dhe zemra; si dhe mund të vlerësohet.gjendja e foshnjës në mitër (fetusi)

A janë skanimet me ultratinguj të rrezikshëm për fetusin dhe nënën?

Pajisjet me ultratinguj punojnë duke përdorur valët e zërit dhe prandaj konsiderohen të sigurta. Në kundërshtim me rrezet-x (Rontgen) ose tomografinë, ultrasonografia nuk përfshin ekspozimin ndaj rrezatimit.

Kush duhet të kryejë ultrasonografinë?

Vlerësimi i fetusit nga ultrasonografia duhet të kryhet nga mjekët e trajnuar dhe të kualifikuar duke përdorur pajisjet e përshtatshme. Vlerësimi bëhet kur është e domosdoshme nga ana mjekësore dhe në javë specifike gestative.

A është e nevojshme ultrasonografia gjatë shtatzënisë?

Ultrasonografia është pjesë e procesit të ndjekjes së shtatzënisë, por ndjekja e shtatzënisë nuk bëhet ekskluzivisht nëpërmjet ultrasonografisë. Shëndeti i nënës është me rëndësi të madhe gjatë shtatzënisë. Tensioni i gjakut, gjurmimi i peshës, testet e gjakut dhe urinës, të cilat janë përcaktues të rëndësishëm të shëndetit të nënës, gjithashtu duhet të kryhen rregullisht.

Pse kryhet ultrasonografia?

Ultrasonografia kryhet në javët specifike të shtatzënisë ose kur është e nevojshme sipas ankesave të grave shtatzëna.

Javët e para gestative: për të konfirmuar moshën e shtatzënisë ose për të përcaktuar numrin e fetuseve

Javët gestative 10-14: Për të përcaktuar moshën e fetusit, translucencë nukale (NT), matjen e kockave të hundës, zemrën, vlerësimin e placentës në shtatzëni të shumëfishta

Javët gestative 16-18: Për të konfirmuar moshën e fetusit

Javët gestative 22-23: Vlerësimi strukturor i fetusit dhe shqyrtimi i anomalisë, matja e gjatësisë së qafës së mitrës, vlerësimi i marrëdhënies midis placentës dhe qafës së mitrës, përcaktimi i moshës së fetusit

Java gestative 32: Vlerësimi i zhvillimit të fetusit dhe lëngut amniotik

Përveç këtyre javëve, mund të kryeni skanime shtesë me ultratinguj kur konsiderohet e nevojshme nga mjeku juaj (të tilla si në rastet e lindjes së parakohshme, gjakderdhje vaginale, ulje të lëvizjeve të fetusit).

A janë të rrezikshëm skanimet transvaginale me ultratinguj?

Skanimet transvaginale me ultratinguj nuk janë të rrezikshme për nënën ose fetusin. Ato nuk çojnë në infeksione, aborte, ose lindje të parakohshme; përkundrazi, ato përdoren për vlerësimin e rrezikut të abortit ose lindjes së parakohshme. Përveç kësaj, edhe pse nuk ekziston një rregull i tillë i shkruar, skanimet transvaginale me ultratinguj mund të përdoren për të diagnostikuar shtatëzëninë, për të përcaktuar nëse ajo është një shtatzëni e vetme ose e shumëfishtë, bëhen matje të rrahjes së zemrës fetale (foshnja në 12 javët e para të shtatzënisë); përcaktimin nëse ka një shtatëzani ektopike apo jo.

A mundet ultrasonografia të diagnostikojë të gjitha problemet që lidhen me fetusin?

Skanimet me ultratinguj sigurojnë informacion të vlefshëm për shëndetin e fetusit. Megjithatë, të gjitha problemet fetale nuk mund të diagnostikohen përmes ultrasonografisë. Një anomali strukturore e fetusit zbulohet në 3% të të gjitha shtatëzanive. Është e rëndësishme të vlerësohen problematikat aktuale për të diagnostikuar nëse ato do të çojnë në ndonjë anomali strukturore në lindjen e foshnjës.

Diagnoza e anomalisë varet nga përvoja e teknikut dhe pajisjes. Një anomali postpartum nuk do të thotë që mjeku e anashkaloi anomalin gjatë shtatëzanisë. Disa probleme strukturore mund të diagnostikohen vetëm gjatë javëve të fundit të shtatzënisë. Mundësia e zbulimit të anomalive në skanime me ultratinguj ndryshon midis 28% dhe 80% sipas përvojës së operatorit dhe karakteristikave teknike të pajisjes (*).

Përfundimisht, raportet normale të ultrasonografisë nënkuptojnë se nuk ka anomali të zbuluara në kohën e skanimit. Një normë saktësie 100% e diagnozave nuk mund të arrihet as në skanimet me ultratinguj të kryera nga perinatologët (mjekët e specializuar në shëndetin e nënës dhe fetusit para, gjatë dhe pas shtatzënisë). Diagnoza ultrasonografike përqendrohet në problemet strukturore; sëmundjet në nivel qelizor si talasemia ose sëmundjet cistike fibroze nuk mund të diagnostikohen me ultrasonografi. Në rast dyshimi, mund të konsultoheni me një mjek tjetër për një mendim të dytë.

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci. 🥰🥰 …

Lexo Vazhdimin

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: