Testi Prenatal Jo Invaziv (NIPT)

Çfarë është NIPT?

NIPT është shqyrtimi i sëmundjeve gjenetike në fetus përmes testit të gjakut të marr nga nëna dhe që nuk përfshin ndonjë ndërhyrje invazive. Nga javët e para të shtatzënisë, disa qeliza fetale hyjnë në qarkullimin e gjakut të nënës. Në sajë të këtij testi, anomalitë më të shpeshta kromozomale (Sindroma Down, Sindroma Patau, Sindroma Edwards) dhe disa sindroma të deletimit kromozomal mund të zbulohen gjatë shtatzënisë.

Cilat janë pro dhe kundër për NIPT?

Kjo lejon zbulimin e anomalive serioze kromozomale të hasura gjatë shtatzënisë në një fazë shumë të hershme. NIPT ka një nivel shumë më të lartë të besueshmërisë sesa shqyrtimi i bi-testi dhe triple-testi të kryera gjatë ndjekjeve rutinë të shtatzënisë. Meqë nuk është një ndërhyrje invazive, nuk ekziston rreziku i ndërlikimit apo abortit.

Meqë testi vetëm tregon rajonet specifike të ADN-së, një rezultat “NIPT me rrezik të ulët” nuk do të thotë domosdoshmërisht se foshnja është e shëndetshme në aspektin e gjenetikës. Edhe pse ka një shkallë saktësie prej mbi 98% sa i përket kromozomeve të ekzaminuara dhe sëmundjeve gjenetike, NIPT nuk është një test diagnostikues. Prandaj, nëse testi jep rezultate të rrezikut të lartë, këto rezultate duhet të mbështeten nga një test prenatal invasiv.

Kur dhe Si kryehet NIPT?

Për të kryer testin, duhet të ketë një sasi të caktuar të AND-së së fetusit në gjakun e nënës. Kjo është arsyeja pse ky test duhet të kryhet duke filluar nga java e dhjetë gestacionale. Testet e kryera më herët mund të mos japin rezultate. 10cc e gjakut është e mjaftueshme për të kryer testin. Megjithatë, në disa raste, marrja e mostrave shtesë të gjakut mund të jetë e nevojshme (për shembull, në rastet kur ADN-ja e feturit nuk është e mjaftueshme në mostrën fillestare).

Ku kryhet NIPT?

Testi Prenatal Jo Invaziv kryhet në të gjitha qendrat Bahçeci.

Sa kushton NIPT?

Për shkak të legjislacionit aktual, ne nuk mund të publikojmë ndonjë informacion mbi çmimet në faqen tonë të internetit. Për më shumë informacion rreth NIPT, lutemi plotësoni formularin e kontaktit ose na telefononi në +383 386 06 220.

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci

Malli për 7 vite përfundoi me trajtimin e personalizuar në Bahçeci. 🥰🥰 …

Lexo Vazhdimin

Ҫifti mori lajmin e mrekullueshem

Znj. Elsa dhe bashkëshorti i saj të cilët pritën 7 vjet për …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: