Implanti I Flokëve

Përse bien flokët

Shkaqe të ndryshme çojnë në rënien e flokëve. Rënia e flokëve (alopecia) te meshkujt quhet andro-gjenetike sepse mund të jetë gjenetike ose shkaktohet nga prania e shtuar e hormonit DHT (dehidrotestosteron). Tek meshkujt hormoni testosteron shndërrohet në dehidrotestosteron (DHT) nepërmjet enzimës 5-alfa reduktaz. Sa më e madhe të jetë prania e enzimës 5-alfa reduktaz aq më herët fillon dhe më e theksuar është rënia e flokëve tek meshkujt.

Edhe tek femrat sërish arsyeja më e shpeshtë e rënies së flokëve është gjenetike. Mund të trashëgohet si nga nëna ashtu edhe nga babai. Studime mbi ndikimin e disa hormoneve në rënien e flokëve te femrat janë akoma në vazhdimësi.

Ka edhe disa shkaqe të rënies së flokëve që mund të trajtohen në mënyrë medikale si psh: problemi i funksionit të tiroideve, mungesa e hekurit në gjak, anestezia e përgjithshme apo ndërhyrje kirurgjikale, dieta shumë strikte, sëmundjet e lëkurës, lindjet dhe disa ilaçe.

Stresi gjithashtu e shton rënien e flokëve në rastet e alopecisë androgjenike. Por në rastet kur gjenetika dhe hormonet nuk luajnë rol, stresi më vete nuk shkakton rënie flokesh.
Ka disa mendime të gabuara në lidhje me rënien e flokëve. Prishja e qarkullimit të gjakut në lëkurën e kokës, bllokimi i poreve nga dalin flokët, përdorimi i tepërt i shampos nuk janë shkaqe të vërteta të alopecisë.

Rënia normale e flokëve tek adultët (të rriturit) është 75-125 qime në ditë. Nëse edhe faza e daljes së qimeve është normale atëhere nuk vërehet pakësim i flokëve.

Alopecia androgjenike fillon me hollimin e qimeve dhe ngadalësimin e rritjes së flokëve në pjesën qëndrore të kokës. Flokët në pjesën e pasme të kokës janë të programuara gjenetikisht që të mos bien gjatë gjithë jetës. Prandaj edhe rrënjët që përdoren në implantin e flokëve merren nga kjo pjesë, në mënyrë që të mos bien më kurrë. Ekzistojnë edhe medikamente për ngadalësimin e procesit të rënies së flokëve, por per ta ruajtur efektin këto ilaçe duhet të përdoren gjatë gjithë jetës.

Implanti i flokëve ofron një zgjidhje të sigurtë dhe të përhershme për alopecinë

Kjo është një procedurë që mund të aplikohet si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat me anestezi lokale. Teknika më moderne e implantit të flokëve është FUE (Ekstraksioni i njësive folikulare = Follicular Unit Extraction). Kjo teknikë konsiston në marrjen e mikrogrefteve që përmbajnë 1, 2 ose 3 rrënjë qimesh. Këto mikrogrefte më pas mund të mbillen si në zonën ku flokët janë rralluar ashtu edhe në zonat ku nuk ka asnjë qime.

FUE është një metodë shumë praktike dhe efikase që ka lënë pas të gjitha metodat e tjera kirurgjikale që përdoreshin më përpara në trajtimin e alopecisë.

Para ndërhyrjes fillimisht të gjitha flokët priten shumë shkurt. Me një aparaturë që konsiston në një bisturi me majë të rrumbulakët dhe me diameter 1mm, merren mikrogrefte të shumta në përmasat 0,7-0,9 mm nga pjesa e pasme e kokës. Më pas këto mikrogrefte implantohen në zonat ku flokët mungojnë. Nëse zona e implantimit është shumë e gjërë atëherë trajtimi mund të bëhet në dy ditë. Që pamja përfundimtare të jetë sa më natyrale vendosja e mikrogrefteve bëhet sipas një metode të veçantë, që kërkon eksperiencë.

Me këtë teknikë rezultatet janë shumë të kënaqshme dhe pamja është natyrale.

Farë duhet të keni kujdes përpara ndërhyrjes?

15 ditë përpara ndërhyrjes nuk duhet përdorur aspirinë apo ndonjë ilaç tjetër që ndikon në hollimin e gjakut.
1 javë përpara duhet ndaluar përdorimi i kapsulave omega-3, vajit të peshkut apo çajërave bimore (përveç çajit të zi dhe atij jeshil).
1 natë përpara ndërhyrjes nuk duhet përdorur alkol.

Ditën që do të bëhet ndërhyrja pacienti duhet të ketë ngrënë në mëngjes.

Pas implantit të flokëve

Pas proçedurës nuk është i nevojshëm qëndrimi në spital, pacienti mund të kthehet në shtëpi. Deri në 48 orë pas ndërhyrjes nuk duhet përdorur aspirinë apo ilaçe të tjera që shkaktojnë hollimin e gjakut dhe as omega-3. Mund të përdoren vetëm ilaçet e rekomanduara nga mjeku dhe sipas mënyrës së shënuar në recetë. Natën e parë pacienti duhet të flejë me kokën e ngritur në një kënd 45°.

Kontrolli i parë bëhet të nesërmen e proçedurës së implantit. 10-15 ditë pas ndërhyrjes, të gjitha flokët e implantuara bien. Kjo ndodh për shkak së gjatë procedurës flokët e implantuara traumatizohen, por kjo është një rënie e parashikuar, dhe nuk është diçka shqëtësuese. Për 3-4 muaj, në zonën ku është bërë mbjellja (implanti) mund të mos dalin flokë të reja. Pas kësaj periudhe fillojnë të dalin gradualisht flokët e reja, të cilat fillimisht rriten më ngadalë sesa pjesa tjetër e flokëve dhe pas disa muajsh shpejtësia e rritjes së tyre arrin atë normale dhe në 9-12 muaj pas implantit, flokët e reja arrijnë në gjatësinë e dëshiruar. Kështuqë rezultati vlerësohet në fund të të gjitha këtyre fazave.

Pyetje – përgjigje:

Prerja shumë e shkurtër e flokëve a ndikon në rigjenerimin e tyre?

JO, prerja shumë e shkurtër e flokëve apo masazhe të lëkurës së kokës nuk nxisin rigjenerimin e flokëve.

A është i dobishëm përdorimi i minoxidil-it pas implantit të flokëve?

Përdorimi i Minoxidil-it 5%, duke filluar nga dita e 20-të pas ndërhyrjes, ndihmon në rritjen më të shpejtë të flokëve.

Prp për trajtimin e rënies së flokëve

PRP (Platelete Rich Plasma) konsiston në injektimin me age shumë të holla, të materialit që përftohet nga centrifugimi i një mase shumë të vogël të gjakut të pacientit dhe pasurimit të tij me faktorët e rritjes, në zonën e flokëve të rëna. Kjo është një metodë krejtësisht e sigurtë, në të cilën nuk përdoret asnjë material i huaj dhe që mund të aplikohet si te meshkujt ashtu edhe tek femrat.

Sipas studimeve shkencore, injektimi i PRP rrit qarkullimin e gjakut dhe stimulon rrënjët e flokëve në zonen e trajtuar. Për të arritur rezultatin e dëshiruar nevojiten 4 seanca, 15 ditë larg njëra tjetrës. Më pas, për të siguruar vazhdimësinë e këtij rezultati këshillohen 1-3 seanca ne vit.

Rezultatet evidentohen që pas seancës së dytë, kur rënia e flokëve fillon të rrallohet dhe flokët marrin një pamje më të shkëlqyeshme dhe rifitojne vitalitetin e tyre. Pas seances së dytë apo të tretë dallohet një shtim në dendësinë e flokëve.

Rastet ideale për përdorimin e PRP-së janë ato kur flokët sapo kanë filluar të rrallohen dhe të bien, ndërsa në zonat ku prania e flokëve mungon tërësisht, nuk rekomandohet. Në rastin e fundit zgjidhja ideale është implanti i flokëve.

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

7 Shtete, 13 Qendra

Mbi 60.000 foshnje me IVF

Me Bahçeci e cila sidomos në rastet e vështira posedon sukses mbi Standardet Evropiane, realizoni edhe ju ëndrrën tuaj për t'u bërë prindër.

RRETH NESH

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Për konsulta falas me mjekët tanë na lini numrin tuaj të telefonit, ne ju kontaktojmë.

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp Viber
WhatsApp
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: