Kirurgji Plastike dhe Estetikë

Shërbimet E Kirurgjisë Plastike Dhe Estetikë

– Abdominoplastikë (rimodelimi i barkut)
– Rinoplastika (rimodelimi i hundës)
– Liposuction
– Gjinekomastia
– Kirurgjia Estetike e Gjoksit; (zmadhim, zvogëlim dhe ngritje/lifting)
– Implanti i flokëve
– Otoplastika (Rimodelimi i veshëve)
– PRP
– Mezoterapia
– Peeling kemikal
– Botox
– Filleri/Mbushja (acidi hyaluronik)
– V-Shape

Kirurgjia Plastike

Implanti i flokëve:

Aplikohet në rastet e pakësimit të qimeve të kokës për shkak të rënies. Bëhet me metodën FUE (Follicular Unit Extraction) përmes anestezionit lokal me marrjen e mikrografteve që përmbajnë 1,2 ose 3 rrënjë flokësh. Mikrograftet vendosen me metodën e vaçantë që rezultati të jetë i kënaqshëm dhe pamja sa më natyrale.

Abdominopastikë (rimodelimi i barkut):

Ky operacion heq dhjamin dhe lëkurën e tepërt si dhe, në shumicën e rasteve, rikthen muskujt e dobësuar ose të ndarë duke krijuar një profil të barkut që është më i duhur dhe më i fortë. Kryhet nën anestezion të përgjithshëm dhe zgjat nga 2-3 orë.

Rinoplastika (rimodelimi i hundës):

Rinoplastika ose e thënë ndryshe kirurgjia e hundës është ndërhyrje kirurgjikale për të ndryshuar formën e hundës duke modifikuar kockat ose kërcin. Ka dy qasje kryesore të prerjes: ajo e hapur dhe e brendshme (endonasale). Kryhet nën anestezion të përgjithshëm.

Liposuction:

Nuk është metodë dobësimi por procedurë e trajtimit të indit dhjamor duke bërë rikonturimin e formave të trupit. Nëpërmjet saj, bëhet thithja e indit të tepërt dhjamor nga prerjet 2 -4 cm në zonën e dëshiruar.

Gjinekomastia:

Eshtë zhvillim i ekzagjeruar i gjoksit tek meshkujt. Pas ekzaminimit fizik dhe ekzaminimeve laboratorike, kryhet konsulta për të vendosur mënyrën e trajtimit që zakonisht zgjidhet liposuction.

Kirurgjia Estetike e Gjoksit; (zmadhim, zvogëlim dhe ngritje/lifting):

Eshtë një ndër kirurgjitë estetike më e kërkuara dhe e aplikuara tek femrat. Nëpërmjet saj bëhet zmadhimi, zvoglimi ose ngritja e gjinjve. Për zmadhim, vendoset protezë në 3 zona: nga poshtë gjoksit, nga maja ose nën sqetulla. Proteza nuk ndikon në shtatzëni dhe nuk rrit rrezikun për kancer. Me zvogëlim të gjoksit realizohet zvoglimi i vëllimit duke përmirësuar asimetrinë tek gjinjtë, volumin e tepërt dhe jo-proporcional në raport me masat trupore. Ndërsa operacioni për ngritjen e gjoksit synon rimodelimin e gjoksit duke e ngritur atë në pozicionin e mëparshëm me korrigjimin e varjes së gjoksit për shkak të humbjes së vëllimit nga lindjet, ushqimi me gji ose rënia në peshë.

Otoplastika (rimodelimi i veshëve):

Kirurgjia e veshit e njohur edhe si otoplastikë, mund të përmirësojë formën, pozicionin ose proporcionin e veshit. Ajo mund të korrigjojë një defekt në strukturën e veshit që është i pranishëm në lindje ose mund të trajtojë veshët e dëmtuar të shkaktuar nga lëndimet.

Estetika E Fytyrës Dhe Trupit

PRP (Platelet Rich Plasma) – Plazma e Pasur me Trombocite:

Kjo procedurë kryhet me marrjen e gjakut dhe me centrifugimin e një mase të gjakut dhe injektohet duke ushqyer kështu rrënjët e flokëve në zonat e kokës ku ka rënie të flokëve, si dhe në fytyrë për rigjenerimin e lëkurës. Aktivizimi i trombociteve luan një rol kyç në procesin e shërimit natyror të trupit. Për ata qe zgjedhin këtë metodë, nevojiten së paku të kryhen 4 seanca, 15 ditë larg njëra-tjetrës, për një rezultat sa më efikas.

Mezoterapia:

Procedurë për injektimin e një solucioni që përbëhet nga përzierja e vitaminave të ndryshme me acidin hyaluronik në shtresat sipërfaqesore të lëkurës për rigjenerimin e lëkurës së fytyrës, qafës dhe dekoltesë.

Peelingu kemikal:

Përmban Alpha Hydroxy Acid dhe përdoret për trajtimin e rrudhave sipërfaqësore, njollave në lëkurë (hiperpigmentimeve) dhe shenjave të akneve.

Botox:

Eshtë një toksinë që vepron në muskujt e mimikës, rrudhat, duke i zhdukur ato për disa muaj. Personi që i aplikohet botox, për disa muaj merr një pamje të re dhe të freskët. Procedura zgjat rreth 5-10 min, është pa dhimbje dhe ka efekt nga 4-6 muaj.

Filleri/Mbushja (Hyaluronic Acid):

Aplikohet për mbushjen e rrudhave në fytyrë, mbushjen e mollëzave ose buzëve për rritje të volumit. Acidi Hyaluronik është një lëndë që absorbohet, kështu që efekti zgjat nga 6-12 muaj.

V-Shape:

Metodë jo-invazive e cila shkatërron indet yndyrore në zonën e dëshiruar përdoret për formimin e trupit, formësimin e fytyrës dhe zvogëlimin e yndyrës si dhe shtrëngimin e lëkurës dhe reduktimin e celulitit dhe rrudhave. Kjo metodë është pa dhimbje që kryhet me 4-6 seanca për një efekt sa më efikas.

Agron Dashi

Përshëndetje, Jemi të martuar qe 2 vite, po provojmë të kemi …

Lexo Vazhdimin

Shqipe Morina

Jam 5 vite e martuar, gjatë këtyre 5 viteve kam vizituar shumë …

Lexo Vazhdimin

Vlora Gashi

Unë mbetesha shtatzënë por çdoherë kur isha 5-6 javësh më thonin që …

Lexo Vazhdimin

Lumturie Dardha

Pas tentimit tonë 4 herë me IVF, më në fund u takuam …

Lexo Vazhdimin

7 Shtete, 13 Qendra

Mbi 50.000 foshnje me IVF

Me Bahçeci e cila sidomos në rastet e vështira posedon sukses mbi Standardet Evropiane, realizoni edhe ju ëndrrën tuaj për t'u bërë prindër.

RRETH NESH

Konsulta falas

NE JU KONTAKTOJMË

Për konsulta falas me mjekët tanë na lini numrin tuaj të telefonit, ne ju kontaktojmë.

Ne ju Kontaktojmë
Numri juaj i telefonit:

apo ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 38606 220

WhatsApp LiveChat
WhatsApp
LiveChat
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: