Grupi Shëndetësorë Bahçeci ishte në Kongresin ESHRE 2017 me 4 punime të ndryshme shkencore

Grupi Shëndetësorë Bahçeci ishte në Kongresin ESHRE 2017 me 4 punime të ndryshme shkencore

European Society of Human Reproduction & Embryology – ESHRE, i cili këtë vit mbahet i 33ti, është realizuar më 2 – 5 Korrik 2017 në qytetin Gjenevë të Zvicrës.

Ne si Grupi Shëndetësorë Bahçeci, në Kongresin ESHRE i cili është një prej dy kongreseve më të mëdha në botë dhe arrinë të bashkojë me mijëra specialistë të embriologjisë dhe mjekësisë riprodhuese nga shtete të ndryshme të botës, morrëm pjesë me 4 punime të ndryshme dhe interesante.

Fjalimin e hapjes së Kongresit realizoi Prof. Dr. Carlos Simon, i cili muaj më parë në Girne bashkë kryesoi Kongresin Ndërkombëtarë Expermed me Prof.Dr. Mustafa Bahçeci.

Në Kongresin i cili është realizuar me një pjesëmarrje intenzive shkencore, Dr. Kübra Boynukalın ka ndarë punimin e saj në lidhje për dyshimet e shkaqeve jo-gjenetike që mund të shkaktojnë humbjet e hershme të shtatëzanisë pas shqyrtimit gjithëpërfshirës gjenetik, kurse Dr. Müstecep Kavrut ka paraqitur punimin e tij për shkallën e suksesit të arritur pas aplikimit të vitrifikimit të njëpasnjëshëm të embrionit të realizuar në ditën e 3të dhe 5të të zhvillimit të embrionit.

Kolegët tanë Orçun Olcay ve Meral Gültomruk të punësuar në Laboratorin e IVF’së në Qendrën e Infertilitetit Bahçeci-Fulya, tërhoqën vëmendjen me punimin e tyre ‘’ Dallimet e Mundshme Morfokinetike në Mes të Embrioneve të Transferuara për Trajtimet e Rezultuara me Lindje të gjallë apo Abort ‘’ dhe ‘’ Efektet e mundshme udhërrëfyese të të Dhënave Mitoscore për Përzgjedhjen e Embrionit me Shancën më të Lartë për Shtatëzani ‘’.

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: