“Bahçeci” Do të Ofroj Shërbime Falas Për Gratë e Dhunuara Gjatë Luftës

“Bahçeci” Do të Ofroj Shërbime Falas Për Gratë e Dhunuara Gjatë Luftës

Spitali “Bahçeci” do të ofrojë shërbime gjinekologjike falas për të gjitha gratë dhe vajzat e reja të cilat trajtohen në Qendrën Kosovare Rehabilituese të Mbijetuarve të Torturës.

Drejtoresha e kësaj qendre, Feride Rushiti tha se këto shërbime janë të domosdoshme për të gjitha ato viktima. Andaj, sipas saj, sot kanë konkretizuar në bazë të një marrëveshje me spitalin, këto shërbime që do të ofrohen. Ajo ka falënderuar spitalin për këtë iniciativë. Duke shtuar, se për shkak të hezitimit të grave që t’iu qasen institucione shëndetësore, shumë prej tyre kanë vdekur nga kanceri i mitrës.

Menaxherja e spitalit “Bahçeci”, Luljeta Peko ka treguar për këtë iniciativë, duke treguar kështu se cilat janë ato shërbime që do të ofrohen. Tutje, ajo ka shtuar, se këto shërbime do të jenë falas përgjatë gjithë kohës, duke thënë se problemet e këtyre grave dhe vajzave të reja janë të vazhdueshme.

WhatsApp Viber
WhatsApp
Viber
Ne Ju Kontaktojme
Ju do të kontaktoheni brenda një kohe shumë shkurtër: