Fekondimi ndodh kur bashkohet qeliza e spermatozoidit me vezën. Veza dhe spermatozoidi ngjiten për të krijuar një embrion. Në shtatzënitë natyrale, fekondimi ndodh te- tubat fallopian, të cilat e lidhin mitrën me vezoret. Në shtatzënitë me fekondim artificial ICSI, spermatozoidet injektohen në vezë nga embriologu për të siguruar fekondimin. Gjinia e embrionit përcaktohet gjatë fekondimit. Femra ka kromozomet XX ndërsa mashkulli ka kromozomet XY. Rrjedhimisht, nëna jep kromozimin X ndërsa babai jep kromozimin Y – XX është vajzë, XY është djalë.

Shtatzënia realisht fillon me formimin e embrionit dhe zgjatë 266 ditë. Megjithatë, mjeku juaj do ta konsiderojë ditën e parë të periudhës së fundit menstruale si datën e fillimit të shtatzënisë suaj dhe nga kjo datë do të fillojë periudha prej 40 javësh.

Implantacioni është momenti kur embrioni mbështetet në murin e mitrës për t’u ushqyer dhe fillon të rritet; kjo ndodh 6 ditë pas fekondimit.

Muaji 1: Madhësia mesatare e embrionit është 4mm. Kjo është një periudhë e zhvillimit të shpejtë të organeve.

Muaji 2: Madhësia mesatare është 15mm. Me anë të ultrazërit mund t’i dëgjoni rrahjet e zemrës së foshnjës suaj.

Muaji 3: Madhësia mesatare është 65mm. Në këtë kohë mund të vërehen tiparet e fytyrës, gishtat e duarve dhe këmbëve, veshët, dhe sytë e foshnjës. 15 % e të gjitha shtatzënive mund të dështojnë deri në muajin e tretë.

Muaji 4: Madhësia mesatare është 14cm, pesha është 200gr. Zhvillimi i organeve të foshnjës është kompletuar. Ju mund t’i ndjeni lëvizjet e para të foshnjës.

Muaji 5: Madhësia mesatare është 22cm, pesha është 460gr. Në këtë fazë fillojnë të rriten flokët, vetullat, dhe qerpikët e foshnjës.

Muaji 6: Madhësia mesatare është 30cm, pesha është 820gr. Foshnja i hap sytë.

Muaji 7: Madhësia mesatare është 36cm, pesha është 1300gr. Foshnja bëhet shumë më aktive.

Muaji 8: Madhësia mesatare është 42cm, pesha është 2100 gram. Foshnja është më e zhvilluar dhe godet më shpejt dhe më fuqishëm.

Muaji 9: Madhësia mesatare është 50 m, pesha është 3400 gr. Do të bëheni nënë shumë shpejt.