Përgjigje: Nëse një çift pa përdorur asnjë metodë mbrojtëse gjatë 1 viti, me marrëdhënie se ksuale të rregullta (2-3 herë në javë) nuk arrijnë shtatëzani,atëherë këtë e quajmë gjendje infertileti (shterpësi). Nëse shtatëzania formohet por rezulton me abort apo përfundon me lindjen e një fëmije që nuk ka shanse të jetesës atëherë edhe kjo mund të quhet gjendje infertileti (shterpësi). Sipas statistikave të bëra, kjo gjendje shihet tek 15-20% e çifteve.

Pyetje: A mund të na tregoni për metodat e trajtimit në infertilitetit (shterpësisë)? Përgjigje: Normalisht që për metodën e trajtimit vendosim në bazë të problemit që ka shkaktuar infertilitetin. Dua të flas pak në lidhje me të rejat teknologjike në metodën e mikroinjeksionit. Metoda e mikroinjeksionit është një metodë që aplikohet në rastet kur kanalet e mitrës janë të bllokuara, mashkulli ka shumë pak spermë apo nuk mund ta hedh fare jashtë,si dhe mossukseset në metoda të tjera. Ashtu si kuptohet dhe nga emri,kjo metodë është si vijon : sperma me një injektor mikroskopik injektohet brenda vezës dhe formohet embrioni(ICSI).

Ky embrion transferohet në mitrën e nënës. Pyetje: Nese në analizën e spermogramit nuk del fare spermë,a është e mundur të arrihet shtatëzania? Përgjigjja: Më të rejat në trajtim fillojnë po në atë pikë për t’u arritur sperma. Ashtu si tregova më herët, ndonjëherë qeliza riprodhuese e mashkullit,sperma, nuk mund të hidhet jashtë , e këtë gjendje e quajmë azoospermi. Këtë mund ta kuptojmë mbrenda 30minutave përmes një analize të spermogramit. Për këtë gjendje,është e mundur që qelizat e spermës të merren me biopsi nga testiset që janë organe riprodhuese. Ne këtë metodë e quajmë TESE. Në TESE’n klasike, këto inde të marra me biopsi dërgohen në mikroskop dhe fillohet të kërkohet spermë.

Mirëpo me MIKROTESE, pa marrë inde të panevojshme, mikroskopi adaptohet në operim dhe qelizat e spermës mund te shihen. Në këtë mënyrë mundësia për arritje të spermës është më e madhe si dhe indet nuk dëmtohen pa qënë e nevojshme. Pyetje: Intervenimi i Mikrotese’së a mund të kryhet në Spitalin Bahçeci në Kosovë? Përgjigje: Sigurisht që po. Të gjitha metodat e ekzaminimeve dhe trajtimeve të kryera në Spitalin Bahceci në Stamboll, kryhen me sukses edhe në spitalin tone në Kosovë.

Ne si spital Bahceci,aparaturën për Mikrotese kemi sjellë në Kosovë. Ndoshta ky aparat është i pari në Kosovë dhe mendoj që jemi një prej qendrave të konsiderueshme në botë. Pyetje: Si mund të dimë cilësinë e spermës së marrë? Përgjigjja: Një prej faktorëve kryesorë që ndikon në trajtimin e infertilitetit është zgjedhja e spermës së përshtatshme. Tek shtatëzanitë e formuara me rrugë normale nuk egziston problemi me zgjedhjen e spermës,sepse është vetëm një spermatozoid që arrinë të kalojë me miliona spermatozoidë dhe të fertilizojë vezën. Për të qenë trajtimi i suksesshëm,duhet të zgjidhet sperma e duhur. Në shumë qendra sperma zgjidhet me mikroskop normal.

Me mikroskop sperma zmadhohet 400-600 herë më shumë dhe mundohet të zgjidhet sperma e duhur. Mirëpo ashtu si në jetën e përditshme,pamja e jashtme mund të na habisë në zgjedhjen e spermës. Si për shembull, kur dëshironi të zgjidhni një person për të vrapuar në maraton duke shikuar pamjen e jashtme,mendoni se keni zgjedhur një person të shëndetshëm, e të fortë. Mirëpo, ky person mund të ketë probleme me zemër, që nuk shihen nga jashtë dhe pasi të fillojë të vrapojë mund të vdesë. Për të ditur këtë më herët,mund të bëhet një tomografi apo filmim i zemrës. Kështu është edhe kur zgjedhet sperma.

Tani ne në spitalin tonë e përdorim metodën IMSI (Intracytoplazmic magnified sperm injection). Me këtë metodë,spermën e zmadhojmë deri në 6000 herë,dhe e shohim detajisht jo vetëm pamjen jashtë por edhe brënda. Këtë mund ta quajmë edhe sikurse një tomografi të spermës. Punimet e kryera kanë dëshmuar që sperma e zgjedhur në këtë mënyrë ka ndihmuar që të rritet suksesi. Pyetje: Cfarë të reja të tjera ka për të shtuar mundësinë për shtatëzani? Përgjigje: Kemi zgjedhur spermën e përshtatshme,vezet janë fertilizuar,embrionet janë formuar, pas kësaj ajo qe eshte me rëndësi mbet transferimi brënda në miter dhe mbajtja e embrionit në endometrium.

Në këtë etapë,munden të shfaqen disa probleme të ndryshme,sepse është një interval kohor ku mbahet embrioni në miter dhe këtë e quajmë dritare receptive. Pyetje: Pra nese embrioni transferohet në një periudhe kur dritarja nuk eshte e hapur,shanset per shtatezani nuk egzistojnë? Pergjigjja: Nese embrionet transferohen kur këto dritare nuk janë ende të hapura apo pasi mbyllen, sado që embrionet të jenë me kualitet të lartë,shanset për tu kapur në mitër janë të pamundura. Dhe ne,tani me anë të testit ERA(Endometrial Receptivity Assay) mund ta kuptojmë paraprakisht se a janë të hapura këto dritare.

Pyetja: Ndonjëherë pacientat pyesin kështu: doktorat na kanë thënë që çdo gjë është normale, embrionet i keni me cilësi të mirë,mirëpo që prej 3-4 herësh nuk po arrihet shtatezania. Te këta pacientë,aryseja a mund të jetë te ky problem qe e treguat? Pergjigjja: Pikërisht ashtu,duhet të zbulohen shumë mirë pacientat qe do të kenë dobi nga ky testim. Ne,si Spitali Bahceci,te pacientet e përshtatshëm e bëjmë këtë test,e shohim ditën e duhur për transferim të embrionit dhe marrim rezultate më të suksesshme.