Foshnjet e porsalindura, ashtu sikur në barkun e nënës, kanë kapacitete të rritjes së shpejt dhe ripërtitëritjes së qelizave. Prandaj, synetia në periudhën e porsalindur ka filluar të përhapet. Synetia përpos arsyejeve tradicionale, mund të ketë nevojë të bëhet edhe për shkak të arsyejeve mjekësore. Në Prepisjum, pra lëkura në maje e kapur quhet Fimozis, dhe është gjendja në te cilën nevojitet syneti. Përpos lëkurës së kapur në prepisjum, mund të egzistojnë edhe ngushtime te dukshme ku vështirson kryerjen e urinës tek foshnjet dhe kjo është gjendje që pa u vonuar duhet te kryhet synetia.Ështe konstatuar që tek fëmijët me syneti, infeksioni ne rrugët urinare shihet më rrallë. Synetia e të porsalindurve, mund të bëhet që nga ditët e para të jetës e deri në fund te muajit të tretë ku rritja dhe zhvillimi i shpejtë vazhdon.

Sa i përket mendimit tonë, është më e përshtatshme qe synetia të bëhet pas 15 ditë e jo në periudhën e hershme kur verdhëza(sarëllëku), problemet e të ushqyerit dhe kur problemet shëndetsorë të nënës ende egzistojnë. Pasiqë në këtë periudhë lëkura e bebës është më e hollë dhe depërtueshme, synetia bëhet me anestezion lokal dhe nuk ka nevojë për anestezion të përgjithshëm. Te fëmijët e lindur herët, nëse në familjen e tyre ka anëtarë me sëmundje të gjakut apo anomali të uretrës që e quajmë hipospadias, atëherë synetia nuk duhet të bëhet. Në spitalin tonë, procedura e synetisë në periudhën e porsalindurve kryhet me koordinimin e pediatrit dhe urologut. Pacientët pas 2 ore të përcjelljes së gjendjes, lirohen në shtëpi dhe pas 2 dite ftohen për kontrollë.