Trajtimi i fekondimit në epruvetë, që nga koha e fillimit të zhvillimit të vezëve e deri në kohën transferimit të embrionit, përbën një proces të gjatë që kalon nëpër shumë faza. Për t’u realizuar trajtimi i fekondimit me epruvetë nevojitet që të plotësohen me radhë hapat në vijim: zhvillimi i përshtatshëm i folikulës, zbatimi i saktë dhe në kohë i injeksionit hCG, veza të merret gjatë procesit të mbledhjes së vezëve, qelizat që merren nga vezët duhet të jenë të zhvilluara, vezët duhet të fertilizohen, të vazhdojnë të ndahen, të mund të zhvillohet cilësia e embrionit që mund të shkaktojë shtatzëninë dhe të mund të bëhet transferimi i këtyre embrioneve.

Çdo problem që mund të shfaqet në cilëndo nga këto faza mund ta anulojë trajtimin e fekondimit në epruvetë. Për shembull, tek pacienti që ka nivel të ulët të zhvillimit të folikulave, mund të ndodh që gjatë procesit të mbledhjes së vezëve veza nuk mund te merret ose edhe nëse merret nuk mund të fertizilohet. Nëse nevojitet që të anulohet terapia atëherë mjeku i jep informacione të detajuara çiftit në lidhje me këtë çështje. Nuk duhet harruar se nëse terapia mbetet në gjysmë kjo nuk është fundi, pasi që në shumicën e rasteve është parë se terapia ka treguar sukses pasi që janë bërë përpjekje të tjera pas herës së parë.