Njëra ndër arsyejet kryesore për problemet e ovulacionet te gratë,është sindroma policistike ovarian. Një grua e cila ka cikël të rregulltë,çdo periudhë të ciklit, në vezore prodhon një vezë të pjekur e cila është e gatshme të fertilizohet. Kjo vezë kompleton zhvillimin,çahet(plasaritet),dhe kur takon spermën fertilizohet ku kështu arrihet shtatëzania. Kurse tek Sindroma Policistike Ovariane(PCOS) ,më shumë vezë mundohen të zhvillohen dhe dështojnë. Si rezultat,janë shumë vezë mirëpo asnjëra nuk zhvillohet dhe nuk fiton aftësinë e fertilizimit.

Në pamjen vizuale me ultrazë , këto vezë duken të mbushura me lëng brenda , në formë të qeskave pra sikurse cista. Policistike,nga vetë emri do të thotë cista të shumëfishta. Pacientët me këtë sëmundje, zakonisht te doktori aplikojnë për shkak të ciklit të çrregulltë apo pasiqë nuk kanë fare cikël, kanë akne,lekurë të yndyrshme ,qime dhe peshë të tepërt. Në bazën e këtyre problemeve shtrihet problemi I ovulacionit I lidhur me çrregullimet hormonale. Tek 75% e pacientëve dallohen çrregullimet menstruale. Ankesa kryesore është për cikël të shkurtë. Te një grua normale,cikli menstrual është 21-35 ditë. Pacientët me këtë sindromë,zakonisht kanë ciklin menstrual me interval kohor më shumë se 35 ditë (4-8 herë në vit).

Probleme të tjera që dallojmë tek pacientët me sindromën policistike ovarian janë; Diabeti i Tipit 2, obeziteti, vështirësi në frymëmarrje gjatë gjumit, sëmundje të zemrës, probleme psikologjike dhe kanceri i endometriumit. Kjo sindromë formohet nga faktorët gjenetik dhe faktorët e mjedisit. Rreziku për këtë sindromë rritet sidomos nëse personi ka anamnezë familjare me këtë problem,ka obezitet dhe jetë jo aktive. Nëse pacienti nuk ka ovulacion, ka nivel të lartë të androgjenit dhe cista ovariane,atëherë veqse vihet diagnoza. Edhe në rastet e adrenal hiperplazisë,hipotroidi dhe hiperprolactinemisë mund të formohet tabela e njejtë. Nuk egziston një trajtim I vetëm për shërim të kësaj sindrome. Qëllimi i trajtimit është pakësimi i sasisë së androgjenit si dhe të akneve e qimeve të tepërta,mbrojtja e endometriumit,mbrojtje nga shtim i peshës, mbrojtje nga diabeti si dhe të aplikohet trajtime në rast se deshirës për shtatëzani. Pacientët me këtë sindromë mund të vazhdojnë jetën normale,mirëpo gjendja e tyre duhet të përcillet rregullisht nga mjeku. Me këtë qëllim,në spitalin tonë,për pacientët me këtë sindromë aplikohen protokole të trajtimit dhe të përcjelljes. Nëse keni ankesa të ngjajshme dhe ende nuk jeni diagnostifikuar apo jeni diagnostifikuar me këtë sindromë dhe duheni rregullisht të bëni kontrollat tek mjeku, atëherë Spitali Bahçeci me përvojë për këtë problem do të ofrojë ndihmë për ju.