Në fakt, fëmija është një çështje që i dërgon çiftit porosi në lidhje me jetën intime për seksualitetin e tyre. Riprodhimi vjen si rezultat i bashkimit seksual. Por në rastet kur ky bashkim seksual nuk sjell riprodhimin, atëherë si ndikon kjo në jetën seksuale të çiftit?

Të jeni femër ose mashkull në identitet personal në fakt përmban në vetvete potencialin që ju të bëheni nënë ose baba. Edhe pse kjo mund të mos ketë ndodhur akoma, ne e dimë se kjo ka gjasa të ndodhë. Por nëse një ditë na duhet që të marrim trajtim për këtë, atëherë kjo do ta lëkund identitetin tonë. Për këtë arsye trajtimi i infertilitetit ndikon negativisht në jetën seksuale të çiftit. Gruaja ndihet e mangët për natyrën e saj femërore dhe burri gjithashtu ndihet i mangët për burrërinë e tij. Dhe kjo i vështirëson edhe më tej në periudhat e ndryshme të trajtimit, procedurat dhe punët mjekësore.

Nëse gruaja nuk mbetet shtatzënë pavarësisht seksit të pambrojtur atëherë në fillim merret parasysh periudha e ovulimit. Në këto raste duhet që bashkimi seksual të ndodh në ditë dhe orë caktuara dhe me zgjatjen e kësaj periudhe seksi kalon dhe bëhet detyrë përkatësisht një detyrim i lodhshëm dhe i pakëndshëm, e aq më shumë kur nuk arrihet rezultati i dëshiruar dhe të gjitha përpjekjet janë të kota.

Në fazat e mëvonshme të trajtimit, prapë ditët dhe orët bëhen të rëndësishme dhe çifti fokusohet në ditët e mbledhjes së vezëve dhe dhënies së spermës. Dhe pas transferimit nuk rekomandohet lidhja seksuale. Edhe nëse shtatzënia ndodh, çifti nga frika vazhdon të mos bëjë seks. Marrja e përgjigjeve negative si vështirësitë në procedurat mjekësore, gjakderdhja ose dështimi mund të pengojnë jetën seksuale të çiftit.

Përkundër dëshirës dhe përpjekjeve për të bërë fëmijë, kur kjo nuk mund të realizohet shfaqen shqetësime midis çiftit dhe kjo bën që jeta seksuale më të mos ketë më kuptim dhe madje seksi të bëhet i padëshirueshme nga njëri apo të dy partnerët. Dhe ndonjëherë bashkimi fizik vërtetë mund të mos bëhet i mundur. Tek meshkujt mund të shfaqet problemi me forcimin e duhur ose derdhjen e parakohshme ndërsa tek femrat mund të shfaqen dhimbje në sektorin gjenital gjatë kohës së kryerjes së aktit seksual ose edhe pamundësi e penetrimit në vagjinë . Edhe pse në shumicën e rasteve këto ankesa humben, ndonjëherë ato mund të jenë më afatgjate dhe kërkojnë ndihmë.

Nuk duhet harruar se shqetësimet në jetën seksuale të çiftit reflektojnë në sferat e tjera të marrëdhënies së tyre. Seksualiteti përbën një pjesë të intimitetit midis bashkëshortëve. Ndonjëherë seksualiteti mund të ndikohet nga gjërat e padiskutuara për trajtimin. Dobësimi, lodhja, dështimi dhe humbja e ndjerë përballë jetës mund të jenë shkak për problemet seksuale.

Do të ishte mirë që problemet e lidhura me seksualitetin të mos i konsideroni si probleme të vetëm njërës palë. Edhe kjo sikurse terapia e infertilitetit është një proces që kërkon dy persona. Edhe nëse ka ndonjë problem fizik te mashkulli apo tek femra atëherë është shumë e rëndësishme që të merret në konsideratë se si kjo ndikon në lidhjen e çiftit dhe çfarë kuptimin ka në këtë marrëdhënie. Nëse është e nevojshme çifti duhet të marrë një terapi të çiftit me një gjinekolog apo urolog që do t’u ndihmojë atyre të kuptojnë më mirë njëri-tjetrin dhe ta ndihmojnë njëri tjetrin.

“Vezoret policistike” nuk çojnë në kancer.

Në kohët e fundit sëmundja e “vezoreve policistike” është bërë mjaft e përhapur. Termi “ Vezore policistike” nuk është mirë të përdoret nga pacientët, për arsye se në shoqëri kur përmendet fjala “cist” nënkuptohet si diçka që ka gjasa për të zhvilluar kancer. Në anën tjetër është mirë që kjo sëmundje të njihet, për arsye se pacientët që e njohin mirë këtë sëmundje i njohin mirë edhe e problemet e mundshme dhe kështu më lehtë marrin terapinë…

“Sëmundja e vezoreve policistike” karakterizohet me dominimin e dhjetëra cisteve në madhësi të thjerrëzave të cilat gjenden në vezoret e femrave. Për arsye se këto cista formohen nga disbalanca hormonale nuk është e mundur që të shndërrohen në kancer. Prishja e sinkronizimit të disa hormoneve që sekretohen nga truri dhe që çojnë në ovulim bëjnë që vezët të cilat janë në rritje e sipër kur të arrijnë në një fazë të caktuar, ta ndërprejnë zhvillimin e tyre dhe që kështu nuk bëhet ovulimi. Në këtë rast pacientët fillojnë të mos kenë menstruacione me rregull.

Ndikon Negativisht në Gjendjen Psikologjike

Ndonjëherë pacientes nuk i vijnë menstruacionet për 45 ditë apo për 4 muaj. Jo vetëm për shkak se pacientes nuk i vijnë menstruacionet por edhe për shkak të çrregullimeve në vezore pacientja ka vështirësi për mbetur shtatzënë. Trupi i përgjigjet edhe në mënyrë metabolike desinkronizimit të hormoneve të sekretuara nga truri, për të cilat fola më lartë. Kështu, krijohet një skemë e quajtur rezistenca e insulinës.

Për arsye se trupi nuk e djeg mirë ushqimin e konsumuar bëhet shkak për yndyrën. Me rritjen e yndyrës rriten e dhe hormonet e ngjashme me hormonin mashkullor testosteronin. Yndyra bëhet më e dallueshme në pjesën e ijeve. Pacientët bëjnë kryesisht pyetjen “Zotëri doktor çfarë të ha?”. Për arsye se këto lloj ankesash arrijnë kulmin kah fundi i adoleshencës, ato ndikojnë negativisht në gjendjen psikike të vajzave të reja.

Edhe pse sindroma e vezoreve policistike (SVPC) është zbuluar para njëqind vitesh, arsyet e saj akoma nuk dihen. Për këtë sëmundje mund të përdoren terapi alternative varësisht nëse sëmundja është ndikuar nga faktorët gjenetik apo mjedisor. Fillimi më i mirë i terapisë do të ishte rregullimi i metabolizmit të pacientit. Ndonjëherë terapia e dhënies së peshës është e pamjaftueshme. Ndonjëherë mund të jepen barna për uljen e rezistencës së insulinës. Tanimë dihet se me rritjen në moshë ankesat për SVPC ulen.