Nëse e shikojmë mesataren e përgjithshme në suksesin e gjetjes së spermës atëherë vërejmë se gjasat për sukses janë rreth 50%. Të marrim një shembull, meshkujt të cilët nuk i kanë pasur testikujt e lëshuara në skrotum (qese) dhe që janë bërë operacion para pubertetit për lëshimin e testikujve dhe nëse madhësia e testikujve është në nivel të kënaqshëm atëherë mundësitë për gjetur spermën janë 65%-70%. Madje edhe te meshkujt të cilët kanë pasur çrregullime në strukturën e kromozomeve, për të cilën në të kaluarën nuk kanë pasur fare gjasa për të prodhuar spermë, tani përmes teknikave të reja mesatarja e prodhimit të spermës është rritur dukshëm tek këta persona. Në një studim të kryer me meshkujt të cilët vuajnë nga e ashtuquajtura “Sindroma e Klinefekter” që është çrregullimin i lindur i strukturës së kromozomit kemi zbuluar se gjasat për gjetjen e spermës lidhen me moshën.

Vitin e kaluar në një studim ku kanë marrë pjesë më shumë pjesëmarrës me sindromën Klinefelter, është parë se nëse përdorimi i metodës mikro TESE bëhet në moshë të re atëherë rriten mundësitë për gjetur spermën, madje mesatarja e gjetjes së spermës dhe mesatarja për të mbetur shtatzënë ka qenë e njëjtë me meshkujt të cilët kishin strukturë normale të kromozomeve. Prandaj, ekzaminimet e meshkujve azoospermik duhet të jenë të sakta dhe duhet të vlerësohen. Për më tepër, përdorimi i mikroskopit në operacion, tek disa meshkuj azoospermik rrit dukshëm mundësinë për gjetjen e spermës në indet e testikujve dhe gjithashtu rrit mundësinë për të bërë fëmijë përmes fertizlimizimit në epruvetë. Për të kontaktuar mjekun, për të bërë më shumë pyetje dhe për të marrë më shumë informacione ju lutem klikoni këtu.