Në ditët e sotme pyetja më e shpeshtë që i bëhet mjekëve është; “si të ushqehemi dhe cilat vitamina t’i përdorim?” Çdokush ka dëshirë ta di këtë dhe bën pyetje, pavarësisht nëse kanë ndonjë problem ose jo. Mirëpo, shtatzënia për gratë është një gjendje shumë e ndryshme dhe e veçantë, dhe për këtë arsye shtatzënat i japin shumë rëndësi kësaj çështjeje. Ato brengosen jo vetëm për veten, por edhe për foshnjën e tyre. Pra, ato dëshirojnë t’i bëjnë gjërat e duhura për të pasur një foshnje të shëndetshme. Kanë të drejtë për këtë! Atëherë çfarë duhet bërë? Vitet e pjellorisë kur pritet të mbetni shtatzënë dhe ta vazhdoni shtatzëninë në mënyrë të shëndoshë nuk janë aq të lehtë në aspektin e të ushqyerit. Për të marrë mbështetjen e duhur dhe të saktë të ushqimit, rekomandimet mund t’i përmbledhim në tre pika kryesore.

Para, gjatë, dhe pas shtatzënisë merrni vitamina të cilësisë së lartë. Për një kohë të gjatë vitaminat prodhoheshin vetëm për shëndetin e foshnjës para lindjes, ndërsa tani pranohet se është e domosdoshme që edhe nëna të përkrahet në aspektin e të ushqyerit. Kjo pikëpamje ka çuar në vetëdijesimin për dobinë e shumë mineraleve dhe vitaminave përveç acidit folik dhe hekurit. Fillimisht për të mbetur shtatzënë, pastaj për ta vazhduar shtatzëninë dhe për t’i parandaluar komplikimet e mundshme, më poshtë janë dhënë rekomandimet e rëndësishme; 1500-2000 mg kalcium: Shumë vitamina prenatale nuk përmbajnë kalcium të mjaftueshëm. Për këtë arsye, është e dobishme që të shtohet edhe kalciumi. 150-250 mg magnezium: Ka të dhëna se kur magnezi merret në kombinim me zink dhe bakër zvogëlon sterilitetin, tensionin e lartë gjatë shtatzënisë, çrregullimet e lindjes, ndarjen e placentës, lindjen e foshnjave të vdekura, si dhe zvogëlon shtatzëninë me rrezik të dështimit. 400-500 mikrogram B12: prania e konsiderueshme e kësaj vitamine në trup ka treguar se zvogëlon dështimet, aneminë, pre-eklampsinë (rritja e tensionit, humbja e proteinave në urinë dhe ënjtje), defektet e tubit nervor, (anomalitë e mundshme në sistemin nervor të foshnjës), lodhjen, depresionin, dhe sterilitetin. 7000-8000 IU vitamin A: Është gjithashtu e rëndësishme të merret sasi e mjaftueshme e jodit. Inositol dhe kolin: Për shkak se këto substanca kanë ndikim pozitiv mbi qelizat dhe neuro-transmetuesit ato mund përdorën për zhvillimin e turrit të foshnjës.

Madje, thuhet se zvogëlon defektet e tubit nervor i cili është rezistues ndaj acidit folik. Përdorni një përzierje që përmban yndyra Omega-3, 6 dhe 9. Është vërtetuar se acidet yndyrore omega-3 ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e trurit dhe syve të foshnjës, përkrahin shtimin e peshës, zvogëlojnë lindjen e parakohshme dhe pre-eklampsinë, përmirësojnë cilësinë e qumështit të nënës, dhe reduktojnë depresionin pas lindjes. Kjo përzierje duhet të përmbaj 900-2700 mg omega-3 dhe 6, dhe proporcioni duhet të jetë 1:1. Acidi folik Ne rekomandojmë 800 mg acid folik aktiv metabolik për programet e trajtimit të sterilitetit apo për gratë që dëshirojnë ta përforcojnë shëndetin e tyre riprodhues. Në fakt, kjo dozë garanton mbrojtjen nga defektet e tubit nervor apo dështimet e përsëritura, si dhe kontribuon në shëndetin e mitrës, gjirit, dhe zemrës. Klinikat e Lindjes dhe Sëmundjeve të Grave dhe Qendrat e Fekondimit Artificial, përveç trajtimeve mjekësore si mbetja shtatzënë, vazhdimi i shtatzënisë, dhe mundësisë për të qenë prindër aktiv dhe të shëndetshëm, duhet të krijojnë dhe zbatojnë programe mbështetëse rreth të ushqyerit. Edhe ne në klinikën tonë po përpiqemi t’i sjellim të gjitha këto në vend.