Përgjithësisht problemet e mitrës nuk janë pengesë për të mbetur shtatzënë por më shumë për vazhdimin e shtatzënisë. Nëse ju dëshironi të keni fëmijë dhe jeni duke shkuar në trajtime, unë do të flas për problemet e mundshme të mitrës me të cilat mund të ballafaqoheni. Nëse jeni të kujdesshëm dhe përcillni trajtimin tuaj së bashku me mjekun mund të arrini rezultat pozitiv. Të këta pacientë miomi, polipi dhe problemet e mitrës mund të jenë të pranishme që nga lindja. Pacientët me këto probleme kanë pakësim të gjakderdhjes menstruale apo në të kundërtën shtim të gjakderdhjes, apo mund të mos kenë ankesa fare. Miomët janë tumore të parrezikshme në trupin e mitrës dhe shfaqen posaçërisht të gratë me moshë të përparuar. Miomët te pjesa dërrmuese e grave kryesisht nuk paraqesin pengesë për të mbetur shtatzënë apo për ta vazhduar shtatzëninë. Mirëpo nëse miomi i jep presion murit të mitrës dhe dëmton muret e skajeve së mitrës, atëherë mund të ketë efekt negativ në pikën e ngjitjes së embrionit në mitër. Gjatë trajtimit, varësisht nga vendi ku ndodhet, miomi mund të hiqet me anë të laparaskopisë, laparatomisë, ose histereskopisë. Edhe polipet janë disa rritje lokale të indeve që shfaqen në gjëndrën endometriale drejt zbrazëtirës së mitrës. Polipet endometriale ndikojnë negativisht në vendosjen dhe rritjen e embrionit duke shkaktuar potencialisht dështimin e shtatzënisë. Në përgjithësi, polipet mbi 1.5cm duhet të hiqen me anë të histeroskopisë para një trajtimi të vështirë si IVF (fekondimi në epruvetë) dhe pastaj të vazhdohet me trajtimin. Edhe ngjitjet e indeve (adezionet) pengojnë shtatzëninë

Ngjitjet e indeve brenda mitrës gjithashtu mund të jenë pengesë për shtatzëni. Ato zakonisht zhvillohen pas infeksioneve (më së shpeshti tuberkuloza) apo pas ndërhyrjeve kirurgjike brenda mitrës gjatë abortit. Për këtë arsye më takimin e parë duhet të bërë ekzaminimi nëse në të kaluarën ka pasur shtatzëni, dështim, abort apo nëse ka mbetur ndonjë copë ose është përdorur spiralja mjekësore. Me anë të përcjelljeve ultrasonografike, në rastet kur endometriumi nuk ka arritur trashësinë e duhur duhet të dyshohet në ngjitjet e indeve brenda mitrës te pacientët. Gjatë trajtimit, ngjitjet e indeve hapen me histeroskopi.

Në mitër mund të ketë mur ndarës (septumi uterin)

Edhe problemet e mitrës që nga lindja shfaqen në grupin jopjellor. Ndër problemet më të shpeshta është ekzistimi i murit ndarës apo perdes (septum) në mitër. Kjo gjendje mund të shkaktojë mos-mbetjen shtatzënë apo dështim të përsëritur. Ky mur ndarës i mitrës mund të hiqet me anë të histereskopisë. Te disa gra mund të shfaqet çrregullimi i njohur si uterus didelfis qe do të thotë mitër e dyfishtë. Kjo gjendje mund përcaktohet rastësisht gjatë ekzaminimit me anë të ultrazërit apo radioskopisë së mitrës, mirëpo nuk është shkaktar i mos-mbetjes shtatzënë. Ndërsa në rastet e çrregullimit të quajtur uterus unikornus, që do të thotë mitër një-brirëshe, ky mund të jetë shkak i mos-mbetjes shtatzënë, i dështimit apo lindjes së parakohshme. Ndërsa çrregullimi uterus bikornus, apo mitra dy-brirëshe, është më shumë shkaktar i lindjes së parakohshme sesa i mos-mbetjes shtatzëne. Në situatat e mitrës së dyfishtë, një-brirëshe apo dy-brirëshe nuk ka nevojë për korrigjim kirurgjik por mund të kalohet drejtpërdrejtë në trajtimin e fekondimit në epruvetë.

Patologjitë e mitrës dhe endometriumit, që është muri i brendshëm i mitrës, mund të diagnostifikohen me ultrasonografi dhe film radioskopik të mitrës. Përveç kësaj, metodat e quajtura SIS (saline infusion sonografi) apo ndryshe të quajtur hidrosonografi gjatë aplikimit të ultrazërit brenda mitrës vendoset një lëng më anë të një kateteri që mundëson të shihet nëse muret e brendshme të mitrës janë në rregull dhe të mjaftueshme, si dhe nëse ka ndonjë patologji.

Gjatë trajtimit është shumë e rëndësishme histereskopia

Histeroskopi është një gyp i hollë i lidhur me kamerë i cili futet brenda në mitër. Me histeroskop shihet dhe regjistrohet brendia e mitrës dhe kështu bëhet diagnoza e sigurt e patologjive të mitrës dhe endometriumit. Gjithashtu, nëse ka ndonjë patologji në seancën e njëjtë bëhet ndërhyrja kirurgjike me histeroskop. Me procedurën e histeroskopisë hiqen polipet, miomët, ngjitjet, si dhe hapet septumi. Procedura e histeroskopisë zbatohet kur pacienti është në pozitën e shtrirë dhe vendoset pasqyra kirurgjike dhe pasi që qafa e mitrës të pastrohet, histeroskopi, që është një pajisje optike e hollë sa një laps, vendoset brenda nëpërmjet qafës së mitrës dhe shikohen pikat ku bashkohen tubat me mitrën. Me qëllim që pamja të jetë e qartë brenda mitrës vendoset një lëng apo fryhet më gazë të dioksidit të karbonit. Nëse procedura e histeroskopisë aplikohet vetëm për qëllime diagonistifikuese, pra nëse vrojtohet brendia e mitrës vetëm për të parë nëse ka ndonjë patologji, atëherë bëhet vetëm anestezioni lokal. Nëse gjatë histeroskopisë diagnostifikuese vërehet ndonjë patologji, atëherë në pajisjen e histeroskopit vendosen disa mjete (gërshërë, mjete për biopsi) dhe gjatë së njëjtës seancë kryhet ndërhyrja. Gjatë kësaj procedure të quajtur histeroskopi operative duhet dhënë anestezioni. Ndonëse në përgjithësi gjatë kësaj procedure nuk ka komplikime, rrallëherë shfaqen infeksione, çarje të mitrës apo gjakderdhje. Pas procedurës së histeroskopisë mund të ketë dhimbje dhe njollosje vagjinale.