Parenkima ektopike e pankreasit më shpesh është e vendosur ne lukth (stomak) dhe ne zorret e holla (ne divertikulin e Meckel-it).

Ankesat (simptomat e paraqitjes)

– Në qoftë se bëhet fjalë për pankreasin ektopik në lukth atëhere kemi të bëjmë me: dhimbje në pjesën e sipërme të barkut (epigastrium), mundim, vjellje, rritja e intensitetit të dhimbjes pas ngrënies së ushqimit, humbje në peshë. Ndonjëherë edhe paraqitja e gjakderdhjes në jashtëqitje (melena).

– Në qoftë se kemi të bëjmë me pankreasin ektopik në një pjesë të zorrës së hollë Ileum – kryesisht në divertikulin e Meckel-it atëhere ankesat përcillen me: dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, ndonjëherë në regjionin ileo-cekal, ndërsa jashtëqitja (feces) është me përmbajtje të gjakut.

Terapia

Në fillim është konservative ndërsa në fazën e avancuar (insufiçiente) indikohet intervenimi kirurgjik për mjekim si terapi radikale.

Prezantimi i rastit

Parenkima ektopike e pankreasit në pjesën antropilorike të lukthit

Dg./Pancreas Ectopicus

Op /Resectio ventriculi sec. Bilroth-II

Pacientja-25 vjeçare

Anamneza: Dhimbje të forta në epigastrium, (pjesën e sipërme të barkut), thartirë në gojë, vjelljet e shpeshta pas çdo racioni të ushqimit, humbja e peshës trupore. Pengesat përcillen plot 6 vite.

Diagnostifikimi: Gastroskopi me Biopsi

Analiza histopatologjike e biopsise: Pankreasi ektopik në pjesën antropilorike të lukthit e vendosur në murin e pasëm, me diamter 30mm, e ngritur mbi mukozën e lukthit ku vazhdon me piklat e lukthit nga ku në mënyrë

të përdredhur, shkojnë në drejtim, me pamjen e një krateri në diametër prej 8mm.

Rrjedha postoperative kalon pa komplikime. Pacientja i rikthehet konsumimit të ushqimit në mënyrë të rregullt. Pengesat preoperative zhduken në tërësi.

Rezultati i Histopatologjisë

Parenkima ektopike e pankreasit nga pjesa egzokrine e pankreasit.

Përfundimi

Një sëmundje e tillë e cila nuk mund të mjekohet me mjekim konservativ (me barna).

Kërkon mjekimin obligativ me inetervenim kirurgjik. Më shpesh me reseksion të regjionit të përfshirë.

Kështu, një mjekim i tillë kirurgjik e zgjidh problemin në tërësi. Pacienti është plotësisht i shëndoshë.