Përcjellja e rritjes së fëmijëve bëhet sipas kurbës standarde të përqindjeve. Këto kurba janë krijuar duke krahasuar matjet në cdo shtet sipas grup moshave tek 100 fëmijë. Ngecje në rritje është kur një fëmijë, në kurbën e përqindjeve vlerën e peshës dhe gjatësisë ka nën 3 përqind, kurse ngecje në zhvillim është mos zhvillimi neurologjik ose motorrik i një fëmje në proporcion me moshën. Si psh një fëmijë i moshës 2 vjec, të mos ec apo te mos flas asnjë fjalë. Ngecje në zhvillim dhe rritje mund të shkaktohet për arsye të mungesës në të ushqyer, anamnezë familjare, gjenetike, infeksione kronike ose endokrine (mungese e hormoneve). Arsyeja më e shpeshtë që haset në gjithë botën është nutricionale, pra ushqimi i pamjaftueshëm. Prandaj, përcjellja e rritjes dhe zhvillimit paraqet një ndër punët më të rëndësishme të klinikës pediatrike. Ne klinikën pediatrike të Spitalit Bahçeci, përcjellja e zhvillimit dhe rritjes së fëmijëve bëhet në mënyrë rutinore. Çdo fëmijë, nisur nga lindja, duhet të përcillet sipas kurbës standarte të rritjes, si dhe përmes ekzaminimeve dhe analizave. duhet të diagnostifikohen fëmijët me ngecje në zhvillim dhe rritje. Pacientët që vijnë në kontroll me dyshim për ngecje në zhvillim dhe rritje, i’u kryhen analizat e duhura. Pas diagnostifikimit, përcjellja dhe trajtimi bëhen nga pediatri specialist. Këta pacientë për shkak të arsyeve të padukshme, zakonisht duhet të përcillen mjaft gjatë.

PËRCJELLJA E FËMIJËVE ME EPILEPSI QË PËRJETOJNË KONVULZIONE:

Konvulzionet janë gjendje që shfaqen për arsye të shumta duke u përcjellë me humbje të vetëdijes, vështirësi në frymëmarrje dhe tkurrje të trupit. Konvulzionet mund të jenë febrile (me temperaturë) dhe jo febrile. Tek fëmijët që kanë anamnezë familjare për konvulzione, mund të shihen më shpesh, pra ekziston faktori gjenetik. Konvulzionet febrile paraqiten më shpesh gjatë infeksioneve në traktin e sipërm të frymëmarrjes.Tek fëmijët, më shpesh vërehet nga muaji i 6-të deri në moshën 3 vjeç. Kurse konvulzionet jo febrile janë tkurrje të trupit edhe pse nxehtësia e trupit është normale. Këto shfaqen për shkak të ndikimeve në tru nga ulja e sheqerit në gjak, qëndrim pa oksigjen gjatë lindjes, gjakderdhje në tru, nga tumoret ose sëmundjet metabolike kongjenitale. Epilepsia është gjendje e konvulzioneve të përsëritura dhe të pa kontrolluara si dhe gjendje që kërkojnë trajtim të rregull për kohë të gjatë. Në klinikën pediatrike të Spitalit Bahçeci, këta pacientë përcillen për kohë të gjatë me analiza si dhe trajtohen. Familjarët informohen mbi arsyet e mundshme shkaktare, kryhen analizat e duhura dhe trajtohet duke u hospitalizuar ose me ekzaminime poliklinike. Në spitalin tonë bëhen analiza ë sëmundjeve metabolike kongjenitale që me diagnostifikim të hershëm në periudhën e të porsalindurit, trajtimi është i mundur dhe nëse nuk trajtohet mund shfaqë epilepsinë.

KAPSLLËKU:

Është gjendje e vështirësisë gjatë jashëqitjes, vonesë ose jashtëqitje e formacionit të fortë. Ky problem është mjaft i shpeshtë sidomos tek fëmijët në moshën e tyre të lojës. Arsyet kryesore janë shprehitë e gabuara të të shkuarit në tualet dhe shprehitë e të ushqyerit. Kurse arsyet më të rralla janë sëmundjet endokrine dhe çrregullimet neurologjike. Së bashku me kapsllëkun, si arsye dhe rezultat mund të vërejmë edhe infeksionin e rrugëve urinare. Gjatë kapsllëkut funksional, pasi fëmijët ndjejnë dhembje, e mbajnë jashtëqitjen. Fecesi (jashtëqitja) e mbetur në zorrë forcohet dhe fëmija mundohet më shumë gjatë kryerjes së nevojës ndaj kështu shfaqet një gjendje e një rrethi vicioz. Prandaj trajtimi i parë në kapsllëk është zbrazja e zorrëve dhe mbajtja bosh e tyre. Nen 2; të fitohet shprehia për kryerje të jashtëqitjes dhe të rregullohet ushqyerja. Nëse ka infeksion, është e rëndësishme të trajtohet,kurse për infeksionet që përsëriten mund të fillohet me trajtim mbrojtës. Në klinikën pediatrike të Spitalit Bahçeci, pacientët që pranohen për problemet e kapsllëkut, përcillen nga mjekët specialistë. Kryhen analizat e duhura për të diagnostifikuar problemin dhe jepet trajtimi i duhur. Familjarët informohen dhe këshillohen për mënyrën afatgjatë të ushqyerjes.