Gjendja e quajtur shtatzëni ektopike ndonjëherë mund të rrezikojë shëndetin e nënës, duke çuar në situata shumë serioze të cilat mund të jenë shkas për probleme të mëdha.

Specialiste e Sëmundjeve të Grave dhe Lindjes, tregon se në rastet kur mendohet për të kryer një operacion atëherë duhet të merret në konsideratë kirurgjia laparaskopike pasi që kjo është një zgjidhje e shpejtë dhe e rehatshme për pacientin. Në këtë mënyrë ajo shpjegon metodat moderne të trajtimit për shtatzëni ektopike:

Pacientët (me infertilitet) që duan të kenë fëmijë, veçanërisht në situatat e ënjtjes (hidrosalphenks) në tubat fallopian për shkak të dëmtimit të tyre, duhet që patjetër të pritet lidhja midis mitrës dhe kanaleve përpara terapisë së fertilizimit në epruvetë . Pikërisht këtu operacionet laparskopike (LS) janë operacione shumë praktike që mund të kryejnë punë. Edhe për çiftet që nuk duan të kenë fëmijë kryerja e një operacioni të tillë në drejtim të kundërt është shumë i vështirë, për këtë arsye zbatohet tek gratë në moshë të vonë për parandalimin e shtatzënisë (lidhja e tubave). Mos harroni se përderisa në të kaluarën lidhja e tubave fallopian ka qenë një operacion i madh ku pacientët kanë qëndruar në spital me ditë të tëra duke përjetuar një periudhë të rëndë, sot përmes LS mund të shkoni në shtëpi ditën që keni bërë operacionin dhe t’i ktheheni shumë shpejtë përditshmërisë suaj.

Kur duhet të bëhet ndërhyrja?

Gjatë kohës së riprodhimit tek gratë vezoret janë organet që punojnë më së shumti. Çdo muaj bëhet përpjekje për prodhimin e vezëve. Ndonjëherë këto vezë të zhvilluara nuk mund të pëlcasin, kështu që mund të shfaqen cistet. Të emërtuara në aspektin fiziologjik, këto ciste pas shumë muajsh ose zhduken vetvetiu ose përmes tabletave për kontrollin e lindjes. Nëse cistet rriten shumë, rrotullohen rreth vetës (rrotullim i vezoreve) ose nëse shkaktojnë gjakderdhje (pëlcitja e cistës) atëherë duhet të bëhet operacion. Sigurisht që ne nuk duam t’ia bëjmë një prerje të madhe në stomak një gruaje të re në periudhën e riprodhimit, për këtë arsye këtë problem ne e zgjidhim shumë lehtë përmes LS-së.

Tek pacientët të cilët vuajnë nga sindroma e vezoreve policistike, ndonjëherë mund të duhet të bëhet ndonjë ndërhyrje e vogël në vezore. Edhe në këto situata na ndihmon LS-ja.

A janë cistet gjithmonë të padëmshme?

Cistet e vezoreve mund të mos jenë gjithmonë të padëmshme dhe operacioni mund të jetë zgjidhja e vetme. Madje, ndonjëherë mund të kërkohet edhe përsëritja e operacioneve. Për këtë arsye posedimi i një teknike të operacionit si LS është shumë e vlefshme. Cistet çokollatë (endometrioma) dhe sëmundja e tyre dhe ciste dermoide (brenda saj përmban inde të qimeve, të dhëmbit dhe yndyrës) gjithashtu mund të trajtohen përmes LS.

Ekzistojnë edhe një grup cistesh të vezoreve të cilat nuk janë tërësisht të padëmshme, të cilat janë formuar nga shumimi i qelizave kancerogjene dhe LS në këtë rast është një operacion shumë i gjerë, prandaj ky operacion domosdoshmërish duhet kryer nga gjinekolog-onkolog. Shumë operacione të kancerit që lidhen me sëmundjet e grave tani mund të trajtohen me LS. Mjafton që trajtimi të fillojë nga një kirurg me këtë kompetencë.

Cilat janë teknikat moderne?

Përderisa në të kaluarën heqja e miomëve të cilat janë përhapura në një në pesë gra është bërë me operacion të hapur dhe madje është konsideruar si gjest heroik kur miomi është hequr pa u prekur mitra, sot përmes LS operacioni i miomëve bëhet në mënyrë mjaftë të suksesshme. Edhe pse vendi i vendosjes së miomës, madhësia e saj dhe sasia janë probleme serioze, ato mund të tejkalohen shumë lehtë nga një ekip i mirë i me LS.

Sigurisht që LS është një operacion dhe si në çdo operacion tjetër mund të ballafaqohemi me situata të papritura. Në këto raste ekziston mundësia që të ndërhyhet përmes operacionit të hapur. Kryerja e mëparshme e operacioneve të hapura në organet abdominale mund të jenë pengesë për LS. Gjithashtu, gjendjet si madhësia e madhe e stomakut, çrregullimet e gjakderdhjes dhe mbipesha mund të kufizojnë operacionin laparskopik.

Meqë deri tani folëm për detajet e kirurgjisë endoskopike, nuk duhet lënë pa përmendur edhe operacionet histeroskopike (HS). Operacionet histeroskopike, njësoj si operacionet vagjinale bëhen pa e prerë stomakun. Bëhen me anestezi të përgjithshme ose lokale, nuk zgjasin shumë dhe nuk kërkojnë shtrirje në spital. Përsëri përdoren pajisjet optike, mirëpo në këtë rast mund të shihet vetëm brendia e mitrës. Për këtë arsye, ajo përdoret për t’i identifikuar dhe trajtuar problemet e lidhura me brendësinë e mitrës. Çrregullimet strukturale në brendinë e mitrës mund të rregullohen përmes gërshërëve ose mjeteve djegëse.

Polipet endometriale, miomët e vendosura brenda në mitër shumë lehtë mund të hiqen përmes operacionit HS. Këto çrregullime të cilat vërehen shpesh tek pacientët e fertilizimit në epruvetë, duhet të trajtohen përpara se të fillohet me terapinë e zhvillimit të vezëve. Këto çrregullime që mund të bëhen shkak i gjakderdhjes, mund të trajtohen lehtë përmes operacionit HS e cila rrit dukshëm gjasat e grave për t’iu rikthyer jetës së tyre komode.

Në ditët e sotme operacionet endoskopike po zhvillohen më një rritëm të shpejtë. Tani është e mundshme që operacionet endoskopike të realizohen pa u prerë fare por vetëm duke i përdorur hapësirat ekzistuese boshe apo të realizohen vetëm përmes një prerjeje (single port). Tani, përmes kirurgjisë robotike është bërë e mundur që operacioni të mund të drejtohet përmes ekranit kompjuterik, dhe kjo skenë të mos ngelet më vetëm si një skenë filmi fanta-shkencor. Zhvillimet teknologjike së bashku me zhvillimin e kirurgëve vazhdimisht po përpiqen që të zbulojnë rrugët e trajtimit më të shpejtë dhe me më pak dhimbje për pacientët.