Ushqimi i pashëndetshëm dhe i paekuilibruar mund të ndikojë negativisht në shëndetin riprodhues të grave. Prof. Dr. Mustafa Bahçeci jep shpjegime për shqetësimet e parashtruara mbi këtë temë:

A ndikon ushqimi i jo i mirë në mbetjen shtatzënë?

Ushqimi i paekuilibruar bën që vezoret e grave të rezistojnë në prodhimin e vezëve të shëndetshme, ndërsa tek meshkujt zvogëlon sasinë dhe cilësinë e spermës. Gjithashtu, vështirëson mundësinë për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale dhe rrit rrezikun e dështimit spontan. Përveç këtyre, zvogëlon suksesin e terapive për infertilitet.

Si duhet të ushqehen prindërit?

Së pari, shprehitë e dëmshme si përdorimi i tepërt i duhanit, çajit dhe alkoolit duhet të ndërpriten plotësisht. Nëse bashkëshortët ushqehen sipas mënyrës së përcaktuar nga një ekspert do ta kenë më të lehtë të bëjnë fëmijë dhe gjithashtu do të bëjnë një hap shumë të rëndësishëm për një jetë të shëndetshme.

A është i rëndësishëm ushqimi edhe para shtatzënisë?

Po. Ushqimi është mjaft i rëndësishëm duke filluar nga momenti kur vendoset për të mbetur shtatzënë dhe jo vetëm gjatë kohës së shtatzënisë. Kur përgatiteni për shtatzëni duhet t’i ndryshoni shprehitë e ushqimit sa i përket mënyrës së përdorimit të disa substancave si sheqernat artificiale, kafeina, duhani, alkooli dhe shumë ushqimeve të tjera.

Koha më e mirë për ta larguar peshën e tepërt është para shtatzënisë sepse gjatë shtatzënisë nuk rekomandohet dieta. Disa plotësime ditore mund të jenë të dobishme papara se të mbeteni shtatzënë. Marrja e rreth 400-800 mikrogramëve acid folik në ditë mund të zvogëlojë mundësitë për anomali në sistemin nervor qendror të fëmijës.

Mbipesha si e vetme a mund të jetë shkaktar për infertilitet?

Ka mundësi. Në rastet kur shkaqet e infertilitetit janë të panjohura, dhe nëse në këto raste pacienti ka probleme me faktorin e peshës atëherë fokusohemi direkt në këtë çështje.

Dhe në fund, nënat të cilat vijnë tek ne për shkak të infertilitetit, pasi që hynë në programin e ushqimit dhe të dobësohen vërejmë se nuk kanë më nevojë të marrin asnjë lloj terapie apo ndonjë metodë ndihmëse për të mbetur shtatzënë. Është fakt i vërtetuar se mbipesha ul mundësinë e lindjes tek gratë.

Por, a ka ndikim në shëndetin prodhues nëse personi është thatanik?

Nënpesha ekstreme dhe dietat e rrepta çojnë në çrregullime menstruale, dhe kjo mund të çojë në infertilitet.

Për të kontaktuar mjekun, për të bërë më shumë pyetje dhe për të marrë më shumë informacione ju lutem klikoni këtu