Lindja e parakohëshme është ajo lindje që kryhet para javës së 37të pasi që normalisht shtatëzania ka kohëzgjatje prej 40 javësh. Lindja e parakohëshme i jep shumë pak kohë bebës që të zhvillohet në mitër . Bebet e lindura para kohe zakonisht kanë komplikime të tjera mjekësore. Varësisht sa herët beba ka lindur mund të jenë : Preterm të vonshëm , i lindur mes 34-36 javë të gjestacionit Preterm mesatar , të lindur mes 32-34 javë të gjestacionit Shume preterm , të lindur më pak se 32 javë të gjestacionit Ekstrem preterm , të lindur më pak se 25 javë të gjestacionit. Gjersa jo të gjithë fëmijët e lindur parakohe pësojnë komplikime , mirëpo kur pësojnë atom und të jenë komplikime afatëshkurta dhe afatëgjata tek beba e lindur parakohe .

Sa më parakohe që lind fëmiu rreziku për komplikime është më i madh . Pesha në lindje luan rol te rëndësishëm gjithashtu. Disa probleme janë të dukshme menjëherë në lindje gjersa të tjerat zhvillohen më vonë . Komplikimet afatëshkurta Në javën e parë komplikimet e lindjes së parakohëshme përfshijnë : Vështiresi në frymëmarrje : ndodhë për shkak të sistemit respirator imaturë. Nëse mushkëritë kanë mungesë të surfaktantit substancë kjo që mundëson hapjen më të mirë të mushkërive e cila është karakateristike e lindjeve të parakohëshme me ç’ rast beba zhvillon sindromën e distresit respirator. Probleme kardiake : më së shpeshti ndodhë për shkak të duktus artriosus I cili është një komunikim mes dy arterieve të mëdha të zemrës dhe i cili mund të perziston dhe të mos mbylllet menjëherë pas lindjes dhe të shkakton hipotension dhe komplikime të tjera shoqëruese.

Probleme të sistemit nervor qendror: sa më herët që ndodhë lindja e parakohshme aq më I madh është rreziku që fëmiu të ketë gjakëderdhje intraventrikulare . Shumica e gjekëderdhjeve janë të shkallës së lehtë dhe tërhiqen për një kohë të shkurtë por disa mund të kenë gjakëderdhje të shkallës më të rëndë të cilat shkaktojnë dëmtim të trurit. Një ndër komplikimet e gjakëderdhjës është hydrocephalus( akumulim i ujit ne tru) e cila kërkon operim . Probleme të kontrollimit të temperaturës trupore : fëmijet e lindur parakohe mund të humbin temperaturën në mënyrë rapide për arsye se nuk kanë depo të indit dhjamor dhe nuk mund të gjenerojnë nxehtësi mjaftueshëm.Nëse temperatura vazhdon të zvogëlohet shumë, pason hipotermia . Hipotermia tek fëmijët parakohe të lindur mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje , ulje të vlerave glykozes ( sheqerit) në gjak.

Si shtesë,fëmijët e lindur parakohe,energjinë të cilën e marrin nga të ushqyerit ju shërben vetëm për të qëndruar I ngrohtë,jo të rriten.Prandaj,kjo është arsyeja pse foshnjet të lindur parakohe kërkojnë ngrohtësi shtesë ose edhe nga inkubatori që gjinden,deri sat ë rriten mjaftueshëm për të kontrolluar nxehtësinë trupore. Probleme Gastrointestinale: Foshnjet e lindura parakohe mund të kenë gastrointestinal sistemin të pazhvilluar,dhe të janë më shumë të hapur ndaj komplikimeve sikur enterocolitis nekrotizues(NEC). Kjo është nje gjendje serioze,në të cilën qelizat të renditura në murin e stomakut janë të dëmtuara,dhe kjo tek foshnjet fillon pas fillimit me ushqim. Foshnjet të cilat ushqehen vetëm me qumshtin e nënës kanë rrezik më të ulët për NEC. Problemet e gjakut.Foshnjet e lindura parakohe kanë rrezik që të kenë probleme me anemi dhe verdhëza.

Anemia është një gjendje e zakonshme ku trupi nuk ka qeliza të kuqe të mjaftueshme. Të gjithë të sapolindurit përjetojnë një rënie të qelizave tëkuqe të gjakut,sidomos muajt e parë të jetës,ku uljen më të madhe mund ta përjetojnë te të lindur parakohe për shkak të gjakut të shumtë të marrë për teste laboratorike. Verdhëza te fëmijët është një ndryshim I ngjyrës tek lëkura e sapolindurit dhe sytë,sepse gjaku I bebës përmban tepricë të pigmente të ngjyrës së verdhës nga mëlçia ose qelizat e kuqe të gjakut(bilirubini). Probleme Metabolike: Bebat e lindura parakohe shpeshë kanë probleme me metabolizmin e tyre. Disa të lindur parakohe mund të zhvillojnë në mënyrë abnormal nivel të ulët të sheqerit(hipogliceminë). Kjo mund të ndodhë për shkak se bebat e lindura parakohe mund të kenë vend shumë të vogël për glukogen(glukozë e ruajtur) sesa bebat e ritura dhe sepse bebet e lindura parakohe me mëlçi të pazhvilluar kanë probleme të kthejnë glycogenin e ruajtur në glukozë. Probleme të sistemit imunitar: Sistemi imunitar I pazhvilluar,është I zakonshëm te bebat e lindura parakohe,dhe dërgojnë deri te infeksioni. Infeksioni tek bebet e lindura parakohe munden shpejtë të përhapen në gjak dhe të shkaktojë sepsë,e cila është një komplikim I rëndësishëm jetësorë.

Komplikimet afatëgjata Në periudhë të gjatë,foshnjet e lindura parakohe mund të shkaktojnë këto komplikime: Paralizë cerebrale: Paraliza cerebrale është një çrregullim I lëvizjeve,I toneve të muskulit ose sjelljeve që mund të shkaktohen nga infeksioni,rrjedhja joadekuate e gjakut apo ndonjë dëmtimi të shkaktuar gjatë zhvillimit të trurit përgjatë shtatëzanisë apo përderisa fëmija është ende I vogël dhe jo I rritur. Aftësitë njohësë të paafta: Fëmijët premature kanë gjasa të mbeten më mbrapa se të tjerët në disa pika sa I përket zhvillimit. Gjatë viteve shkollore, fëmijët që lindin parakohe mund të kenë aftësi të kufizuara të të mësuarit. Probleme vizioni: Fëmijët e lindur parakohe mund të zhvillojnë retinopathy të prematuritetit.çrregullim I cili shkaktohet kur enët e gjakut rriten dhe mbulojnë ndjeshmërinë e dritës, të nervave mbrapa nervave syrit(retinës).

Ndonjëherë enët jonormale retinal gradualisht lënë mbresa në retinë, duke shtyer atë nga pozicioni. Kur retina tërhiqet nga pjesa e prapme e syrit,quhet shkëputje e retinës,ku nëse nuk zbulohet mund të pengojë vizionin dhe deri në verbim. Probleme të dëgjimit: Foshnjet e lindura parakohe mund të jenë në rrezik të lartë të një shkalle të humbjes së dëgjimit. Të gjithë fëmijët do të kenë të kontrolluar dëgjimin para se të kthehen në shtëpitë e tyre. Probleme dentale(dhëmbëve) : Foshnjet e lindura parakohe të cilat ishin të sëmura në mënyrë kritike, mund të kenë zhvillim të probleme dentale,sikur vonesë e shpërthimit të dhëmbëve, ndryshim I ngjyrë si dhe dhëmbët të harmonizuara në mënyrë të papërshtatshme.

Problemet e sjelljeve dhe psikologjike: Fëmijët që kanë përjetuar lindjen e parakohshme,kanë gjasa për probleme të sjelljeve apo problemeve psikologjike,sikurse çrregullimet hiperaktive(ADHD).Megjithatë, hulumtimet tregojnë që rreziku për këtë problem është I njejtë edhe te fëmijët që nuk kanë përjetuar lindjen parakohe. Çështjet kronike shëndetësore: Foshnjet e lindura parakohe kanë më shumë gjasa të përjetojnë qështje kronike shëndetësore,ku disa prej tyre kërkojnë edhe kujdesë spitalorë. Problemet si infeksione,astma dhe probleme të të ushqyerit kanë më shumë gjasa të zhvillohen. Po ashtu,foshnjat e lindura parakohe janë në rrezik për sindromën e vdekjes së papritur(SIDS).