Lindja me rrugë natyrale gjithmonë duhet të jetë dëshira e cdo nëne. Por, para së gjithash lindja e një fëmiu të shëndoshë është brenga të cilin e përcjell cdo nënë gjatë periudhës së shtatzënisë e deri te akti i lindjes. Duhet të mos i harrojmë asnjëherë përparsit e lindjes normale : *Fëmijët që lindin me rrugë natyrale janë fëmijë më të shendoshë pasiqë ata e perfundojnë moshën gestative. *Fëmijët që lindin me rrugë natyrale kanë mushkëri më të zhvilluar,të cilët ambientohen më shpejt dhe bartin sasinë e nevojshme të oksigjenit që u nevojitet trupit te tyre *Përparësia tjetër është koha e shkurtë e qëndrimit në spital si për nënën, ashtu edhe për femiun. Gjatë periudhës së shtatzënise shumica e grave (nënave të ardhme), pyesin veten se a do të jenë në gjendje te ballafaqohen me dhimbjen që i percjell gjatë aktit te lindjes.

Disa prej tyre me dëshirë iu shmangen medikamenteve. Ndërsa,të tjerat sigurohen se si në mënyrë sa më efektive të lirohen nga dhimbja.Prandaj,edhe në botën e civilizuar shumica e grave shtatzëna përzgjedhin lindjen normale, lindje pa dhimbje, lindje me epidural. Cka nënkuptojmë me “Lindje me Epidurale”? Vendosja e kateterit epidural në boshtin kurrizor dhe dhënien e dozave të caktuara të anestetikut lokal. Vendosja e kateterit zakonisht nuk shoqërohet me dhimbje dhe as me pasoja për lehonën. Gjatë aktit të lindjes gruaja do të ketë forcën e shtytjes dhe shterëzimet që e perjellin lindjen,por, nuk do të ketë dhimbje. Ku qëndron përparësia e “lindjes me epidurale” gjatë aktit të lindjes ? *Mungesa e dhimbjes, e ndihmon nënën të ketë frymemarje më të rregullt *Gjatë frymëmarjes më të rregullt,mitra do te marrë sasinë e mjaftueshme të oksigjenit përmes qarkullimit të gjakut. *Kur mitra furnizohet mirë me gjak, kontraksionet(shterëzimet) do të jenë më të rregullta dhe placenta do të furnizohet më mirë me oksigjen. *Furnizimi i mirë i placentës me oksigjen ndikon që bebi të mos vuaj gjatë aktit të lindjes dhë të ambientohet më lehtë menjeherë pas lindjes Lindja normale është kuptimi i vërtetë i të qënit simbol i lëvizjeve feministe te të gjitha femrat.Kjo është ndjenjë e përmbushjes dhe shprehjes së seksualitetit dhe fertilitetit të femrës.Është një mundësi për të gjitha femrat të kenë kontrollë të plotë ndaj procesit riprodhues. Dr.Trina N.-Jahjaga Gyn/Obs [formcrafts id=’21177′ name=’Kosove-Dogum-Formulari i paketës së lindjes’ align=’left’][/formcrafts]