Në vendin tonë ka me mija çifte që duan të bëhen prindër. Sipas hulumtimeve çdo i 15-i nga 100 çifte për arsye të ndryshme po përjetojnë probleme për të bërë fëmijë dhe nuk janë të informuar se kur duhet të fillojnë trajtimin për fekondim në epruvetë. Procesi i zhvillimit të shtatzënisë tek gratë Për të filluar shtatzënia duhet që gjatë kohës së ovulimit të bëhet fertilizimi i vezës së gruas me spermën e mashkullit, dhe embrioni i formuar si rezultat i këtij fertilizimi duhet të vendoset në mitër. Gratë që i kanë menstruacionet e rregulla e kanë të lehtë të llogarisin kohën e ovulacionit. Ovulimi ndodh dy javë përpara nga koha e pritur për ardhjen e menstruacioneve. Për shembull për një grua që i vijnë menstruacionet çdo të 28-ën ditë, nëse dita e ovulimit llogaritet nga dita e parë e fillimit të menstruacioneve atëherë në ditën e 13-14 fillon koha e ovulimit. Për herë të parë në Turqi fekondimi në epruvetë është bërë në vitin 1988. Sipas studimeve të kryera në vendin tonë 1.5 milion çifte kanë probleme për të bërë fëmijë. Por në cilat situata dhe kur gruaja ose burri duhet të aplikojë për terapi të fekondimit në epruvetë? Gjasat e një gruaje për të mbetur shtatzënë brenda një muaji janë 20%-30%. Për një çift nën moshën 35 vjeçare që nuk kanë ndonjë problem të dukshëm, gjasat për të mbetur shtatzënë janë mesatarisht brenda 4-6 muajve. Statistikat kanë treguar se gjasat e çiftit për shtatzëni janë:

• 30 % brenda muajit të parë

• 70 % -75% brenda muajit të dytë • 85%-90% brenda një viti

• 95% brenda dy viteve. Këto statistika tregojnë se pas një viti gjasat për shtatzëni rriten aq shumë.

Kur duhet të vendosni për të marrë trajtim për fekondim në epruvetë? Për disa çifte nuk është edhe aq lehtë të mbesin shtatzënë. Rreth 10%-15% e çifteve që duan të kenë fëmijë duhet të marrin ndihmë profesionale nga specialisti i trajtimit për fekondim në epruvetë dhe duhet të përdorin teknikat ndihmëse të riprodhimit (si injektim, fekondim në epruvetë…) Nëse shtatzënia nuk ka ndodhur brenda një viti atëherë çifti duhet të shkojë në klinikat e infertilitetit. Por a duhet që çdo çift të pret plotësimin e një viti për të kërkuar ndihmë? Sigurisht që jo. Për gratë: – mbi moshën 35 vjeçare nuk duhet të presin plotësimin e një viti.

Për arse se gjasat për shtatzëni ulen me moshë ato duhet të shkojnë të takojnë një profesionistë brenda 6 muajve, ndërsa gratë mbi moshën 40 vjeçare duhet të shkojnë pas 3 muajsh. – Nëse për ndonjë arsye ka pranuar trajtim teknologjik dhe nëse është thënë se rezervat e vezëve janë zvogëluar – Nëse menstruacionet janë të çrregullta (nëse vijnë brenda më pak se 21 ditëve ose më shumë se 35 ditëve, dhe veçanërisht nëse është rritur pesha dhe janë shpeshtuar qimet) – Nëse ka pasur infeksion në vezore (sëmundja e inflamacionit pelvik) – Nëse më herët ka përjetuar shtatzëni të jashtme (nëse tubi fallopian i është marr përmes operacionit apo është trajtuar me barna) – Nëse ka kryer operacion në abdomen (pavarësisht arsyeve operacionet në abdomen si në apendicit apo në zorrë mund të ndikojnë në ngjitjen apo mbylljen e tubave) – Nëse ka histori të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme – Nëse ka histori të vendosjes së spirales për kontrollimin e lindjes gjatë kohës kur pacienti nuk ka menduar për shtatzëni – Nëse është vendosur diagnoza e endometriozës – nëse të afërmit e shkallës së parë apo vëllezërit-motrat kanë pasur probleme me infertilitetin Për meshkujt; – nëse ka pasur histori të parotitit epidemik (shytat) në moshë të vonë dhe nëse kjo ka ndikuar në testikuj – nëse ka traumë të testikujve- nëse është bërë operacion për mos zbritjen e testikujve – histori të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme – probleme të zbrazjes së parakohshme ose me ereksionin – që kanë pasur punë në ambiente kimike apo radioaktive – nëse të afërmit e shkallës së parë apo vëllezërit-motrat kanë pasur probleme me infertiliteti Në disa situata të veçanta mund të mendohet direkt edhe për trajtimin e fekondimit në epruvetë; – Nëse ndonjëri nga çiftet ka ndonjë sëmundje të trashëgueshme (si fibroza cistike, talasemia, hemofilia, etj) – për të mbrojtur partnerin nga sëmundjet ngjitëse si HIV-i dhe Hepatiti – trajtim të kancerit (si radioterapi, hemoterapi, etj) Për çiftet që duan të kenë fëmijë dhe që janë në ndonjërën prej situatave të cekura më lartë duhet që pa humbur kohë të shkojnë tek një qendër moderne dhe me përvojë për trajtimin e fekondimit në epruvetë. Përpara se të përzgjedh qendrën, çifti duhet që të bëj një hulumtim të mirë dhe bëjë një ekzaminim të detajuar në lidhje me grafikën e sukseseve të profesionistëve dhe qendrës. Stresi i përjetuar gjatë terapisë nëse shkakton presion edhe tek profesionisti edhe tek çifti atëherë terapia do të ndikohet negativisht. Për këtë arsye çifti duhet t’i besoj plotësisht edhe profesionistit, edhe qendrës.