Kёshillat pёr gratё

• Mos e merrni pёrgjegjёsinё vetëm mbi vete gjatё terapisё. Nё kёtё proces nuk jeni tё vetёm, prandaj mbёshtetja nga bashkёshorti juaj do tё jetё lehtёsuese pёr tё dy.

• Provoni t’i tregoni bashkëshortit tuaj terapinë, kohëzgjatjen e terapisë dhe përjetimet tuaja. Mos u tërhiqni nga biseda duke menduar se burri juaj nuk flet dhe nuk ju dëgjon sepse nё kёtё rast do tё jeni ju ajo qё nuk po flisni dhe nuk po dёgjoni. Tregoni atij se dëshironi tё kuptoni se si mund tё ndiheni. Ndonjëherë duke thёnё “vetёm unё po e mbaj barrёn, vetёm unё po mёrzitem” mund t’i anashkaloni ndjenjat e tij.
• Secili e pёrjeton terapinё sipas mёnyrёs vet. Mos pritni qё partneri juaj do tё reagojë njëjtë si ju, por provoni qё t’i kuptoni reagimet e tij ashtu siç i shfaq ai sipas mënyrës sё vet. Këshillat pёr meshkujt

• Lejoni bashkëshorten tuaj qё t’i shpreh ndjenjat, tё qaj apo t’i shpreh përjetimet e veta.

• Nё ndërkohë provoni qё ta kuptoni edhe vetveten tuaj dhe se si ndiheni. T’i shprehësh ndjenjat nuk do tё thotё qё jeni tё dobёt. Mbase, ndonjëherë do tё duhet qё njёri anëtar i çiftit tё jetё mё i fortё dhe t’i ndihmoj tjetrit, mirёpo nё fund tё fundit shprehja e shqetësimeve tuaja do t’i bёjё mirё bashkëshortes suaj. Kёshillat e pёrbashkёta pёr çiftin

• Nёse nuk flisni me bashkëshortin tuaj duke menduar se do ta mёrzisni atё apo tërhiqeni nga hapja e bisedave të ndjeshme, ky raport me kalimin e kohёs mund tё krijojё distancё mes jush dhe vetёm atёherё kjo lidhje mund tё bёhet thyese.

• Mund ta pyesni njёri tjetrin se ku mё shumё keni vështirësi dhe çka mund t’ju qetësoj ju.

• Do tё jetё mirё pёr tё dy nёse nuk i anashkaloni edhe aktivitetet e përbashkëta qё ju japin kёnaqёsi tё dyve. Si pёr shembull, ёshtё shumё e natyrshme qё jeta seksuale tё ndikohet nga i gjithё ky proces, mirёpo nё tё njёjtёn kohё ajo ёshtё themeli i lidhjes suaj. Ndonjëherë kur peridha e trjatimit kёrkon pazuё, atёherё mund tё provoni tё gjeni rrugё tё ndryshme pёr t’iu afruar njёri tjetrit dhe pёr tё gjetur kënaqësi.

• Nuk ёshtё gjithmonё e mundur qё tё keni lidhje tё kënaqshme, ndonjëherë mund tё grindeni. Ajo qё ёshtё e rёndёsishme ёshtё qё tё mos ngeleni dhe tё fokusoheni vetёm nё anёn negative tё lidhjes.

• Nёse mendoni se nuk mund tё krijoni marrëdhënie apo komunikim konstruktiv me partnerin tuaj, ato mos hezitoni qё tё na kontaktoni neve dhe tё merrni ndihmё pёr kёtё çështje.