Infertiliteti i meshkujve është pamundësia e të qenit baba me rrugë normale. Zakonisht kjo gjendje nuk ndikon në jetën seksuale të meshkujve. Infertiliteti i meshkujve mund të analizohet në 4 grupe: Mungesa e spermatozoideve në spermë (azoospermia) 1-Kjo gjendje formohet me mos riprodhimin e spermës në testise,kur nuk egzistojnë kanalet bartëse nga lindja apo kur ato janë të bllokuara. Nëse nuk zbulohen arsyejet për problemet e riprodhimit,atëherë traumat e mundshme në testise, inflamacioni i testiseve i shkaktuar nga shytat në periudhën e pubertetit si dhe kemoterapia dhe radioterapia mund të shkaktojnë azoosperminë.

Edhe problemet kromozomale sikur( Sendroma Klinefelter,Problemet e kromozomit Y),mund të shkaktojnë mungesë të spermatozoideve. Sëmundja cistike fibrozis,duhet të hulumtohet në rastet kur ka mungesë të kanalleve nga lindja. Po ashtu,edhe infeksionet genitale të përjetuara në të kaluarën mund të shkaktojë bllokime në kanale. Ndonjëherë te meshkujt,bëhet fjalë për Ejakulimin retrograd,gjendje kjo ku sperma gjatë rrjedhjes kthehet prapa drejtë qesës urinare. Ky problem,mund të shfaqet si rezultat I efektit anësorë të operimit Prostat apo të disa ilaçeve. 2-Të ketë pak apo të ketë dobësi në sasinë e spermës(oligospermi),lëvizshmëri(astenospermi) apo në përbërje(teratospermi). Mund të ketë shumë arsyeje për këtë gjendje.

Disa nga ato janë, mungesa hormonale, infeksionet, ilaçet antidepresive,të tensionit(shtypjes), ilaçet anabolizane që përdoren për zhvillim të trupit, ilaçet narkotike, konsumimi I alkoolit dhe cigars si dhe bërja dush shpesh me ujë të nxehtë. 3-Rastet kur analiza e spermës është normale mirëpo paraqitet problem në kapacitetin e fekondimit të vezës; të mos fekondojë fare apo të ketë më pak fekondim. Mund të jetë rezultat I problemeve strukturore të spermës. Më shpesh shihen në patologjinë e kokës dhe bishtit. 4-Të mos bëhet Ejakulimi(rrjedhja e spermës) Mund të shkaktohet si rezultat I sëmundjes së sheqerit apo konsumimit të disa ilaçeve. Tek shumica e meshkujve infertile,nuk vërehet ndonjë patologji genital apo fizike. Te disa meshkuj vërehen ndryshime në qimet e fytyrës dhe trupit, inde të mëdha të gjoksave, testise jo të lëshuara,mungesa e vëllimit testikular si dhe varikocell. Analiza e spermës është analiza më kryesore e infertilite: Pasiqë mund të kryhet lehtë dhe lirë,egziston mundësia e parandalimit të kontrollave të shumta dhe të panevojshme të bashkëshortes. Analiza e spermës duhet të bëhet pas një pauze seksuale 3-5 ditë. Zakonisht kërkohet që në klinikë,në një dhomë të veqantë me metodën e masturbimit,në një gotë sterile të mbledhet i tërë materiali.

Matet vëllimi i spermës dhe një pike e saj analizohet nën mikroskop nga aspekti I sasisë dhe lëvizshmërisë. Në analizën normale të spermës,vëllimi duhet të jetë së paku 2ml, më së shumti pas 30 minutave të kalojë nga konsistenca e gellit në konsistencë të lëngut, të ketë së paku 20 milion spermë në milliliter, 30% I spermës të ketë formë normale, 50% e tyre të jenë të lëvizshme,vitaliteti të jetë së paku 75% dhe leukocitet të jenë nën 1 milion. Nëse analiza e spermës është normale atëherë mashkulli pranohet të jetë fertil. Mirëpo nëse paraqitet ndonjë problem në analizën e spermës,atëherë testi duhet të përsëritet edhe 2 herë,me 3 javë periudha në mes dhe të shiqohet nëse anomalia vazhdon ende. Në disa raste,për t’u shqyrtuar infertiliteti I meshkujve,kërkohen edhe analizat e vlerave hormonale. Sidomos në rastet azoospermike,kërkohen FSH,LH,Testosteroni dhe Prolaktina. Nëse arsyeja e azoospermisë është problemi I riprodhimit të spermës,atëherë FSH’ja do të jetë e lartë. Kurse tek rastet kur azoospermia është e lidhur me bllokimet në kanale,FSH’ja do të jetë në vlera normale. Nëse për shkak të mos sekretimit të mjaftueshëm të hormoneve,nuk ka riprodhim të spermës atëherë vlerat e LH’së dhe FSH’së do të jenë të ulëta.

Në rastet kur sekretimi I hormoneve është I pamjaftueshëm, një kohë me përdorimin të ilaçeve hormonale,mund të arrihet dalja e qelizave spermë. Kur sasia e azoospermisë dhe spermës në mililitër është nën 5 milion,nevojiten teste gjenetike. Këto janë shqyrtime kromozomale ( analiza e kariotipit),të kromozomit Y dhe mutacionet të gjenit cistik fibrozis . Problemet gjenetike,shihen rreth 7% te meshkujt infertil. Dy të tretën e anomalive kromozomale e përbën sendroma e Klinefelter. Sendroma Klinefelter paraqet problem të sasisë së kromozomeve dhe te këta meshkuj nuk ka riprodhim të spermës. Po ashtu,këta meshkuj vëllimin e testiseve e kanë më të vogël. Me një operim në testise,nën mikroskop bëhet hulumtimi i spermatozoideve dhe mundohen të gjejnë spermë( operimi micro TESE) . Po ashtu, edhe në problemet e përbërjes kromozomale që quhen Translokacione,mund të egzistojnë problemet e infertilitetit dhe të aborteve. Meshkujt me probleme të kromozomit Y , kanë mundësinë e bartjes së infertilitetit tek djemtë e tyre. Meshkujt të cilët janë posedues të gjenit cistik fibrozis, mund të kenë nga lindja mungesë të kanaleve, dhe nga azoospermia shkaktohet infertiliteti. Nëse edhe bashkëshortja e tyre është poseduese e gjenit kistik fibrozis, rreth 25% egziston mundësia e bartjes së kësaj sëmundje tek fëmijët. Kjo sëmundje nuk ndikon në mushkëri dhe sistemin e tretjes,si dhe ende nuk ka trajtim për të. Gjeni cistik fibrozis,ka me qindra mutacione dhe laboratori mund t’i punojë vetëm ato që shihen më së shpeshti.

Duhet të dihet që, kur marrim rezultat negativ nga testi I Mutacionit të Gjenit cistik Fibrozis,rreziku për prekje të foshnjës nga sëmundja cistik fibrozis është e ulët por nuk ësht zero. Për të shqyrtuar infertilitetin e meshkujve,egzistojnë edhe disa teste funksionale dhe teste të ngjyrës. Mirëpo këto nuk aplikohen në mënyrë rutinore,por vetëm në raste të veqanta kur fekondimi është I ulët apo nuk ka fare fekondim. Në trajtimin e infertilitetit të meshkujve, nëse nuk bëhet fjalë për një mungesë të hormoneve, trajtimet me ilaçe nuk bëjnë shtim në sasinë e spermës apo rritje të lëvizshmërinë. Edhe pse disa ilaçe ( clomiphene, tamoxifen, vitamina etj.) mund të rekomandohen, nuk ka informata të sakta që janë të dobishme. Në rastet kur nuk ka prodhim të hormoneve në gjëndrrën hipofize, dhe në gjendjet e tilla azoospermike të quajtura hipogonadotropik hipogonadizm,mund të realizohet prodhim i spermës me së paku 6 muaj trajtim përmes injeksioneve të FSH’së,LH’së,HMG’së dhe HCG’së. Në rastet kur problemet në sasi dhe lëvizshmëri të spermës janë më të lehta, lënia e duhanit dhe alkoolit si dhe shqyrtimi përsëri i ilaçeve,mund të sjellë dobi.

Varikocella është zgjerimi i enëve të gjakut në organin gjenital të mashkullit. Edhe pse operacionet e varikocellës thuhet se janë të dobishme për shtimin e lëvizshmërisë së spermës, duhet të kryhet vetëm në rastet e dhimbjeve të mëdha dhe nuk duhet të dallohet si operacion për përmirësim të lëvizshmërisë. Çiftet që nuk kanë probleme të mëdha në parametrat e spermës, mund të mendojnë edhe trajtimin e inseminimit apo vaksinimit (IUI). Po ashtu,edhe në rastet kur nuk egzistojnë probleme të mëdha në parametrat e spermës,mirëpo femra ka probleme në typa,atëherë është e përshtatshme përqendrimi në trajtimin e IVF’së( In Vitro Fertilization ). Nëse në parametrat e spermës ka probleme të mëdha apo fekondimi me IVF është i ulët, atëherë mendohet për trajtimin ICSI ( Intacytoplasmic sperm injection – Mikroinjeksioni) i cili momentalisht është një prej teknikave më të zhvilluara. Në rastet e azoospermisë të ndërlidhura me bllokime, ICSI realizohet me marrjen e spermës me injeksion nga Epididimi (PESA) apo testiest (TESA). Si dhe,në rastet të azoospermisë së ndërlidhura me probleme të riprodhimit, metoda ICSI bëhet me marrjen e spermës nga testiset përmes një operimi nën mikroskop ( micro TESE ). Dr. Osman Gürhan Günaydın