PRP është një nga aplikimet më efektive e rigjenerimit të lëkurës. Pjesa e gjakut e pasur me trombocite e marrë nga personi, ndahet me anë të një pajisje të veçantë që quhet centrifuge. Ky material më pas injektohet në lëkurë. Stimulon dhe aktivizon qelizat burimore në zonat ku është injektuar në trup duke ndihmuar në rigjenerimin e indeve. Ky aplikim mund të përdoret në të gjitha zonat që kërkojnë rigjenerimin e lëkurës si fytyra, qafa, gjoksi, duart, këmbët dhe krahët.

Sa seanca duhet të aplikohen për PRP?

Menjëherë pas aplikimit, shfaqet një shkëlqim i shëndetshëm në lëkurë. Pas aplikmit të parë pamja e shkëlqimit të shëndetshëm mund të bjerë pas një kohe, për këtë arsye aplikimi duhet të zbatohet 3-4 herë rresht që efekti i rinovimit të jetë i përhershëm. Prandaj 1 ose 2 aplikime në vit duhet të kryhen për arritjen e rezultateve.

Sa kohë zgjatë aplikimi PRP

Pasi të merret gjaku nga pacienti, bëhet përgaditja e serumit të veçantë në PRP e cila zgjatë rreth 8-15 min, ndërsa aplikimi në lëkurë zgjatë 10-20 min.

Cfarë përfitohet me aplikimin PRP
  • Mbështet prodhimin e kolagjenit dhe rinovon lëkurën.
  • Ajo përmirëson rrudhat, shenjat, aknet, dhe plagët në fytyrë, si dhe të gjitha problemet e tjera që vërehen në lëkurë.
  • Heq njollat dhe pikla të shkaktuara nga hiperpigmentimi.
  • Heq qelizat e vdekura të lëkurës
  • Rrudhat dhe vijat i largon duke “përtërirë” lëkurën, jo duke “mbushur” atë.
  • Përdoret për të trajtuar shenjat e plagës, shenjat e akneve dhe rënien e flokëve.
  • Mund të përdoret për të përmirësuar rigjenerimin pas transplantimit të flokëve ose për të eliminuar problemet e flokëve.
  • Mbështet strukturën e lëkurës pas aplikimit me lazer ose peeling kemikal.
  • Ofron trajtim estetik të fytyrës, qafës, gjoksit, duarve, këmbët dhe zonat e celulitit.
  • Mund të përdoret për të ndihmuar nëse ka lëshim të lëkurës së gjoksit dhe nën krahë.
  • E lehtë dhe e sigurt për t’u aplikuar. Është efektive për një kohë të gjatë.
A është një aplikim i dhimbshëm

Për shkak të përdorimit të injektimeve të holla dhe anestezisë aktuale para procedurës, pothuajse asnjë dhimbje nuk ndodh gjatë aplikimit.

Ҫmimet për aplikimin PRP 2019

Nëse dëshironi të informoheni për çmimet e aplikimit V-Shape 2019, mund të na kontaktoni në numrat e telefonit +383 38/60-60-70, +383 38/60-62-20.