Jo vetëm përgatitje për një shtatzëni të shëndoshë dhe përcjellje të saj deri tek lindja. Spitali Bahçeci, ofron edhe lindje pa dhimbje, shërbim ky të cilin pacientet nuk mund ta gjejnë në klinika tjera.

Lindje pa dhimbje, trajtim të infertilitetit, e trajtime të cilat nuk ofrohen në shumë spitale tona, tashmë gjenden në spitalin Bahçeci. Murat Ozel, specialist gjinekolog dhe obstetër në Spitalin “Bahçeci”, i cili ka më shumë se tetë muaj që punon në këtë spital, e i cili është doktor për gjinekologji, lindje dhe infertilitet, thotë se për dallim nga spitalet tjera, Bahçeci, ofron shërbime me metodat më të reja nga një ekip mjaft profesional. E pacientet të cilat dëshirojnë që të kenë lindje pa dhimbje, mund t’i drejtohen Bahçeci, pasi që ky spital tashmë ofron edhe një shërbim të tillë, i cili po bëhet mjaftë i kërkuar nga femrat të cilat presin të bëhen nëna. Ozel pohon për Kosova Press se ata po mundohen që dhimbjet gjatë procesit të lindjes t’i ulin në minimum, pasi që dihet se ato janë dhimbje mjaftë të mëdha.