E vlerësuar nga Newsweek si "Një nga 3 qendrat më të mira të IVF-së në botë", Bahçeci Fertility është krenare të jetë një qendër udhëheqëse në mjekësinë riprodhuese.
Ne ofrojmë shërbime në qendren kryesore Stamboll, Turqi. Gjiashtu me 10 qendra në 5 shtete, ndihmojmë çiftet që të realizojnë ëndrrat e tyre.
Si pjesë e FutureLife Group, një nga rrjetet më të mëdha në botë për fertilitet dhe gjenetikë, tani jemi edhe më të fortë.
Me 60+ klinika në 16 shtete dhe mbi 2,100 specialistë, jemi pjesë e një familjeje globale që udhëheq të ardhmen e kujdesit për fertilitetin.
Një familje e madhe me 250,000 veta
Si Bahçeci, jemi përzgjedhur "Një nga 3 qendrat më të mira të IVF-së në botë" nga revista e njohur Newsweek.
Jemi krenarë që cilësia e laboratorit tonë është e certifikuar nga Shoqata Evropiane e Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë (ESHRE).
Në Bahçeci nuk ka listë pritjeje; kur ju jeni gati, ne jemi gati. Trajtimi juaj do të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Konsultën tuaj të parë me mjekët tanë mund ta realizoni në mënyrë online. Mjekët specialistë do të shqyrtojnë analizat tuaja, do të dëgjojnë anamnezën tuaj dhe do t’ju ofrojnë informacion të detajuar mbi planin e trajtimit të personalizuar.
Bashkëpunojmë me organizata shkencore ndërkombëtare kryesore si ESHRE dhe universitete prestigjioze si Universiteti i Oksfordit, Strasburgu dhe Paris 1 Panthéon-Sorbonne.
Ekipi ynë është gjithmonë pranë jush, 24/7, për t’ju ndihmuar dhe për t’u kujdesur për mirëqenien tuaj.